Të gjithë dijetarët myslimanë janë të një mendimi unanim se është e ndaluar që femra myslimane të martohet me cilindo qoftë, jashtë fesë së saj. Këtë e konfirmon edhe Ibën Mundhiri kur thotë se të gjithë dijetarët myslimanë që i kemi njohurjanë të mendimit se një gjë e tillë është e ndaluar.
Imam Kurtubiu në "Xhamiul Bejan" , duke shpjeguar fjalët e Zotit, në ajetin kuranor "Mos u martoni me politeistët derisa të besojnë. Pa dyshim se skllavi besimtar është më i mirë se politeisti, edhe sikur t'ju pëlqejë ... " (El-Bekare, 221), thotë se Allahu me përmendjen e tyre e ka ndaluar për myslimanen që të martohet me cilindo politeistë.
Për ta sqaruar këtë çështje, themi se Islami e lejon martesën e myslimanit me jomyslimanen dhe e ndalon martesën e rnyslimanes me jomyslimanin, ngase i gjithë legjislacioni islam është i ngritur mbi një urtësi të veçantë dhe mbi një interes të vërtetë për të dyja palët. Nga kjo shtrohet pyetja, se perse jomyslimania lejohet për rnyslimanin, ndërkaq myslimania nuk lejohet për jomyslimanin, madje as edhe për ithtarët e librit? Ulemaja islame përgjigjen për këtë, veç tjerash, me sa vijon:
1. Islami është i lartësuar dhe asgjë nuk është i lartësuar mbi të. Dhe kavamja - përgjegjësia në martesë është në anën e burrit. Burri mund të ndikojë në gruan e tij, sa që ajo të mos mund t'i kryejë si duhet obligimet e saj fetare, gjë që mund të rezultojë edhe me braktisjen e fesë nga ana e saj. Gjithashtu prindi ndikon edhe te fëmijët të cilët e pasojnë babanë e tyre në fe.
2. Universalizmi dhe gjithëpërfshirja e Islamit dhe jo gjithpërfshirja e feve të tjera. Kjo manifestohet në relacionet shoqërore që kanë të bëjnë edhe me institucionin e familjes dhe mirësjelljes ndaj saj.
Nga kjo rrjedhin tri situata:
a. Islami e ndalon martesën e myslimanit me idhujtaren apo me jobesimtaren. Kjo për arsye se myslimani nuk mund t'i respektojë bindjet dhe traditat e bashkëshortes së tij idhujtare ose jobesimtare, gjë që do të çonte në prishjen e familjes dhe së fundi edhe në divorc. Islami e sheh shkurorëzimin si gjënë e lejuar më të urryer nga Zoti dhe nuk e stimulon atë. Prandaj, sipas Islamit është e ndaluar një martesë e tillë.
b. Islami e ka lejuar martesën e myslimanit me femrën e krishterë ose çifute, ngase Islami e rrspekton Isain a.s. (Jezusin), si të dërguar të Zotit, i cili ka lindur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe e respekton nënën e tij, Merjemen (Marinë), si dhe e mbron atë nga shpifjet e ndryshme. Islami respekton edhe Musain a.s. (Mojsiun) dhe e konsideron atë të dërguar të Zotit për popullin çifut. Prandaj bashkëshortja e krishterë apo ajo çifute, që e respekton fenë e saj dhe dëshiron që edhe më tej (pas martese) të mbetet në fenë e saj të mëparshme mund ta bëj një gjë të tillë dhe nuk do të gjente asgjë nga bashkëshorti ose nga familja e tij, që do ta largonte atë nga feja e saj, si dhe nuk do t'i nënshtro hej pakënaqësive, grindjeve apo edhe asaj më të keqes, ndaljes.
c. Islami e ka ndaluar martesën e jomyslimanit, të krishterit ose çifutit me femrën myslimane, ngase bashkëshorti jomysliman, i krishterë ose çifut nuk e beson Muhamedin a.s. si të dërguar të Zotit. Ata kanë paragjykime për Islamin dhe të dërguarin e tij. Prandaj, duke u nisur nga një qëndrim me platformë të pastër humane, është logjike që në Islam të jetë e ndaluar lidhja e martesave me karakter të tillë, ngase është e sigurt se në një atmosferë të tillë nuk do të ketë respektim të vlerave, gjë që pashmangshëm do të sillte mospajtime, kontradikta dhe në fund ndarje. Islami dëshiron lamil]e të fortë, andaj llogarit që në bazat e tij të mos ketë marrëdhënie jo të qëndrueshme bashkëshortore.
Për rrjedhojë, lirisht mund të rezymojmë se logjika islame nuk niset nga pikëpamje e kufizimit të lirisë në të drejtën martesore, por nga obligimi i ruajtjes së familjes nga shkatërrimi, gjë që do të shkaktohej për shkak të mosrespektimit të dispozitave të bashkëshortes myslimane nga bashkëshorti jornysliman dhe të afërmit e tij.