Përse për të njëjtën plagë qani njëqind herë?!


Një ditë një njeri i urtë e tregoi një shaka.

Të gjithë qeshën!

Të njëjtën shaka e përsëriti edhe njëherë.

Kësaj radhe qeshën më pak se herën e parë!

Njeriu i urtë e përsëriti shakanë edhe herën e tretë!

Të pranishmit qeshën, mirëpo më pak se herën e dytë!

Ai e përsërit shakanë edhe për herë të katërtë.

Kësaj radhe askush nuk qesh!

Njeriu i urtë buzëqeshi dhe tha:
“Përderisa nuk mund të qeshni për të njëjtën shaka katër herë, atëherë përse për të njëjtën plagë qani njëqind herë?!