Tregim edukativ: Personaliteti i njeriut


Në vitin 1982 në Universitetin ‘Gazi’ studentet e prisnin në klasë profesorin e lëndës ‘Ekonomia e Turqisë’. Gjatë pritjes studentet bënin zhurmë. Pas pak profesori hyri në klasë, u ndal para tabelës, mori shkumësin dhe në tabelë shkroi numrin një.

“Shikoni, ky është numri një, ky simbolizon personalitetin, gjëja më e vlefshëm në jetë”, tha profesori.

Pas numrit një shënoi një zero, dhe tha “Ky simbolizon suksesin.” Suksesi, personalitetin prej njëshit e shndërron në dhjetë.

Pastaj shënoi edhe një zero tjetër. “Kjo është përvoja. Përvoja dhjetëshin e shndërron në njëqind.”

Profesori vazhdoi të shënoj, zero pas zeros prapë zero. Duke treguar se kjo është aftësia, disiplina, dashuria etj.

Pastaj merr shpuzën dhe fshin numrin një. “Tani a ka ndonjë vlerë”, i pyet studentët? Ata i thanë jo.

“Atëherë të dashur student, njëshi është personaliteti i çdo njërit, nëse e humbni personalitetin juve nuk ju mbetet asnjë vlerë”, tha profesori.



Përktheu: Gençer Dirvari


Artikulli i kaluar
Përse më godite?
Artikulli radhës
Hiqe qafe gjarprin tënd!