Që nga dita e rihapjes për ceremonitë fetare më 24 korrik 2020, pas 86 vitesh, xhamia Hagia Sophia në Stamboll është vizituar nga më shumë se 3.5 milion njerëz.
Ferruh Mustuer, i cili ka punuar si imam në Hagia Sophia për më shumë se një vit, tha: "Që kur Hagia Sophia u rihap për adhurim, interesimi për ta vizituar atë është i madh, dhe deri më tani më shumë se 3.5 milion njerëz kanë vizituar xhaminë. Sidomos të Premteve, të Shtunave dhe të Dielave, numër i vizitorëve tejkalon 30 mijë. Atmosfera në ditën e hapjes së xhamisë ishte impozante. Interesimi për xhaminë nuk është zvogëluar. Ka interesim nga e gjithë bota. Një person nga Kanadaja i magjepsur nga bukuria e Hagia Sophisë, u inteseua rreth Islamit, dhe tha: 'Unë dua të përqafoj Islamin në këtë xhami.’ Një numër i madh i çifteve nga të gjitha pjesët e Turqisë dhe Evropës shprehin dëshirën të kenë një martesë fetare në Shën Sofia”.
"Deri më tani, nuk ka pasur asnjë problem në xhaminë tonë lidhur me pandeminë. Në vendet e shënuara, zyrtarët tanë po drejtojnë xhematin tonë dhe turistët që vijnë në xhami. Pas çdo lutjeje, ne zbrazim plotësisht pjesën e brendshme të xhamisë, dhe e ajrosim atë. Një herë në javë, xhamia dezinfektohet. Kongregacioni ynë i bindet rreptësisht rregullave. "
"Unë e konsideroj veten me fat që jam imam në këtë xhami”, përfundoi Mustuer.
Shën Sofia shërbeu si kishë për 916 vjet, deri në marrjen e Stambollit. Statusin e xhamisë e kishte nga viti 1453 deri më 1934, kur mori statusin e muzeut.
Më 10 korrik 2020, një gjykatë turke anuloi vendimin e ish qeverisë së Turqisë, e cila i dha Shën Sofisë statusin e një muzeu më 24 nëntor 1934. Duke anuluar vendimin e përmendur, statusi i xhamisë iu rikthye Shën Sofisë.
Që nga viti 1985 Hagia Sophia është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si një nga destinacionet më të vizituara turistike.