Falënderimi dhe mbajtja e premtimit si degë të besimit


Falënderimi dhe mbajtja e premtimit janë dy degët e besimit nga radhët e veprave të zemrës, detaje të të cilave do të sjellim në këtë artikull. Për shkak të rëndësisë që kanë, si në aspektin e kredos, si në atë të edukimit, dijetarët myslimanë i kanë trajtuar gjerë e gjatë.

Kanë folur për përmbajtjen e tyre që lidhet direkt me besimin dhe për detaje të tjera të cilat duhet t'i kemi në konsideratë, sepse mungesa e tyre mund ta shëmtoj ë portretin tonë fetar, e të duket si portret hipokriti e mosmirënjohësi sikur që portretit tonë qytetar mund t'i dhurojë nuanca arrogance e primitivizmi.
Nga këtu, në këtë artikull do të mundohemi të prezantoj më thelbin dhe esencën e këtyre dy degëve, si nga aspekti i besimit, si nga ai i edukimit.

Koncepti për falënderimin

Falënderimi nuk është thjesht frazë. Është edhe adhurim, bile i veçantë. Është adhurim për realizimin e të cilit bëjmë lutje dhe dua. Pejgamberi a.s., na ka mësuar të lutemi: "O Allah, më ndihmo të të përmendë, të të falënderojë dhe të të adhurojë sinqerishtl.”(1)
Falënderimi këtu është interpretuar si një ndër tri forma të adhurimit: dhikri me gjuhë, falënderimi me zemër dhe adhurimi me gjymtyrë.(2) Kështu e ka shpjeguar dijetari i madh, Imam Gazaliu, i cili thotë se falënderimi shprehet në tri forma: me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë. Kjo e fundit manifestohet duke e adhuruar
Allahllil xh.sh., respektivisht duke i shfrytëzuar mirësitë e dhëna për adhurim, jo për mëkat.(3)
Duke qenë kështu, falënderimi është edhe dije e avancuar fetare, sepse, siç shpjegon Imam Gazaliu, që të falënderosh dhe të jesh mirënjohës, duhet ta dish më parë se çfarë do Allahu xh.sh., që të veprosh pastaj në përputhje me atë që Ai e do, sepse, Allahu xh.sh., dëshiron që ne t'i përdorim mirësitë e Tij për gjëra që Ai i do ... (4)

Reflektillli edukativ i falënderimit

1) Kultura e mirënjohjes

Falënderimi është pjekuri fetare, është virtyt i cili besimtarin e bën të jetë mirënjohës dhe që këtë mirënjohje ta shpreh nëpërmjet adhurimit dhe kryerjes së asaj që Allahu xh.sh. e do. Imam Gazaliu, siç përmendëm më parë, e shpjegon kështu falënderimin. Pra, nuk i përket një besimtari që Allahu xh.sh. i ka dhënë të mira, t'i shfrytëzojë ato për të bërë mëkate. Nga këtu, dijetarët kanë shpjeguar se falënderimi manifestohet verbalisht, por edhe në vepra. Bedruddin Ajni, në koment të hadithit "Atëherë, si të mos jam rob falënderues?!", hadith ky që do ta përmendim edhe më poshtë, ka shpjeguar se falënderimi manifestohet me vepra siç manifestohet me gjuhë.(5)
Mulla Aliu, duke iu referuar hadithit në fjalë, shpjegon se ajo që e ka shtyrë Pejgamberin a.s. të jetë falënderues është falja që Allahu xh.sh. ia ka bërë.(6) Pra, "si të mos jam rob falënderues kur Allahu m'i ka falur mëkatet?!"

2) Ndryshimi

Në fakt, falënderimi është reformim, ndryshim i kursit dhe avazit, përmirësim dhe kthim në rrugën e drejtë. Ai që begatohet me mirësi, duhet të ndërgjegjësohet që të ndryshojë për të mirë. Në Kuran, Allahu xh.sh. na tregon se Ai nuk i ndëshkon ata që falënderojnë:
"Përse t'ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm."(En Nisa, 147)
Ibën Kethiri, falënderimin këtu e interpreton si ndryshim, si reformim të veprave, thotë: "Nëse ju i përmirësoni veprat dhe e besoni Allahun, (Ai nuk iu ndëshkon sepse) kush falënderon, shpërblehet për falënderim ... "(7)

3) Ruajtja nga mëkatet të cilat janë shkak i privimit

Falënderimi ngrit nivelin e kujdesit dhe ruajtjes nga mëkatet edhe për faktin se këto të fundit janë shkak i privimit nga begatitë dhe mirësitë. Allahu xh.sh., thotë: "(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi:
"Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t'jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia ... " (Ibrahim, 7)
Pra, besimtari që dëshiron të jetë i begatuar, zgjedh apriori adhurimin, respektin, moralin si rrugë furnizimi. Omer bin Abdul Azizi r.a., paskësh thënë: "Zgjatjani jetën të mirave duke falënderuar për to!”(8)

4) Modestia dhe përulja

Falënderimi është treguesi më i madh i modestisë. Çdo falënderues është modest. Kjo për faktin se po të mos ishte modest, nuk do të falënderonte. Do të ishte mendjemadh e arrogant. Këtë më së miri e mësojmë nga sjellja dhe morali i lartë i Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s. Duke qenë se falej shumë dhe gjatë, i patën thënë që të pushonte sepse edhe ashtu Allahu xh.sh., ia kishte falur të gjitha mëkatet e mundshme. Pejgamberi a.s. kishte dhënë këtë përgjigje: "Atëherë, a të mos jam rob falënderues?!"(9)
Se pse duhet të jemi modestë na shpjegojnë dijetarët. Ragib Asfahani thotë se për çdo mirësi mund të shprehim falënderim, përveç për mirësitë e Allahut xh.sh. Kjo për arsye se falënderimi për to është mirësi tjetër, për të cilën po kështu duhet të falënderosh. Kështu vepron edhe me mirësinë e tretë, të katërt, e deri në pafundësi. Për këtë shkak është thënë se falënderimi për Zotin shprehet në superlativ kur të pranojmë dobësinë tonë se nuk mund ta falënderojmë siç meriton.(10)

5) Vazhdimësi në adhurime dhe punë

Kadi Ijadi thotë se përsosja e falënderimit ndodhë duke vazhduar rrugën e adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut xh.sh.(11) Pra, nëse do të jesh falënderues, atëherë pas secilës mirësi, bëje një vepër të mirë, si shenjë falënderimi për të. Bedruddin Ajniu thotë se besimtari kur të bekohet për një vepër të mirë, e bën edhe një tjetër në shenjë falënderimi për të. Kështu vazhdon pafundësisht.(12)
Nxitja për të punuar për Allahun dhe për ta falënderuar për çdo mirësi që kemi sepse puna jonë nuk mbetet pa u shpërblyer. Allahu xh.sh., thotë: “...Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit." (Ali Imran, 145)
Ibën Kethiri edhe këtu mirënjohësit i interpreton si njerëz që kanë punuar për Allahun dhe e kanë mbrojtur fenë e Tij.(13) Pra, edhe nëse na mungojnë mirënjohjet e njerëzve, tek Allahu nuk na humb asgjë dhe mjafton që Allahu është shpërblyes!

6) Ndjekja e shëmbëlltyrës së pejgamberëve a.s.

E fundit, por jo nga rëndësia, ndjekja e modeleve të suksesshme. Në procesin e edukimit, shëmbëlltyrat kanë rëndësinë e padiskutueshme. Ato shërbejnë për motivim, por edhe për veprim. Ne ndjekim shembullin e Pejgamberit a.s., i cili ishte rob falënderues. Të këtillë ishin të gjithë pejgamberët. Allahu xh.sh., duke na folur për Nuhun a.s., thotë: " ... Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës." (El Isra, 3)
Pra, na mjafton falënderimi si moral me të cilin janë dalluar njerëzit më të dashur të Allahut xh.sh., pejgamberët.

Koncepti për mbajtjen e premtimit

Mbajtja e premtimit është të qëndruarit pas fjalës së dhënë. Është zotim. Është diçka që nuk manifestohet dosido, Patjetër njeriu duhet të sakrifikojë me diç për t'u dalluar si besnik apo mbajtës i fjalës. Xhahidhi do të konstatonte se njeriu nuk konsiderohet i fjalës, besnik, përderisa të mos jetë dëmtuar për hir të besnikërisë, qoftë edhe simbolikisht.(14) Së këndejmi, mbajtja e premtimit është antonim i tradhtisë. Rabig Asfahani mbajtjen e premtimit e sheh simotër të thënies së vërtetës dhe drejtësisë, derisa tradhtinë si simotër të gënjeshtrës dhe padrejtësisë. Për këtë shkak, mbajtja e premtimit manifestohet me fjalë dhe vepër, sikur që tradhtia manifestohet me fjalë dhe vepër.(15)
Nga këtu, Ragib Asfahani mbajtjen e premtimit e sheh si tipar njerëzor, si diçka me të cilën veçohet njeriu. Është, jo thjesht personale, por shoqërore, ose diçka pa të cilën jeta në shoqëri nuk mund të funksionojë. Duke qenë se njerëzit janë urdhëruar për bashkëpunim, shpjegon Asfahani, atëherë mbajtja e premtimit është kusht prej kushteve të këtij bashkëpunimi të ndërsjellë, ndryshe nuk mund të funksionojë me gënjeshtra e mashtrime.(16)
Sigurisht, për shkak të kësaj vlere që ka, Allahu xh.sh., na e ka urdhëruar në Kuran dhe na ka porositur për të. Sa për ilustrim:" ... Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës." (El Isra, 34)
Mbajtja e premtimit, për shkak të rëndësisë si vlerë fetare, është konsideruar fe ose fetari e një niveli të lartë. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka besim ai që nuk ka amanet dhe as fe ai që nuk ka besë."(18)
Në kuptim të këtij hadithi është thënë, përveç tjerash, se thyerja e një marrëveshje a premtimi pa 'ndonjë arsye të pranuar fetarisht konsiderohet mangësi në fe,(19) pra fetari e dobët.

Reflektimi edukativ i mbaj~es së premtimit

1) Kultivimi i vlerave humane dhe harmonisë shoqërore

Siç pamë më lartë, mbajtja e premtimit është tipar me të cilin veçohet njeriu. Së këndejmi, duke e mbajtur fjalën e dhënë dhe duke u treguar besnik, ne shfaqim anën tonë humane, kultivojmë vlera dhe virtyte të cilat dëshmojnë për dallimin tonë nga krijesat tjera.
Por jo vetëm kaq. Mbajtja e premtimit është edhe shkak i harmonisë shoqërore. Duke qenë se jemi të urdhëruar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, atëherë, siç na ka mësuar Asfahani, mbajtja e premtimit është kusht i këtij bashkëpunimi.(20)
Ndryshe, mungesa e këtij tipari, mund të shkaktojë çrregullime shoqërore, në të cilat edhe ka aluduar Pejgamberi a.s.(21)

2) Fetaria e vërtetë

Mbajtja e premtimit dhe qëndrimi pas tij janë tregues i nivelit të lartë të fetarisë. Të jesh besimtar nënkupton të jesh zbatues i porosive fetare. Duke qenë se mbajtja e premtimit është porosi fetare, atëherë ajo flet se sa besimtar i mirë është ai që e mban atë. Allahu xh.sh., na mëson në Kuran: "Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun." (El Bekare, 177)
Ibën Kethiri duke shpjeguar këto tipare të përmendura në ajet, pasi që tregon se nuk synohen formalitetet por përmbajtja dhe ndjekja e asaj që parasheh feja, te mbajtja e premtimit thotë se e kundërta e saj nënkupton hipokrizinë.(22) Këtë do ta shpjegoj më dhe më poshtë.

3) Ndjekja e shembujve të përkryer

Për besimtarin ka rëndësi ndjekja e shembujve të përkryer. Mbajtja e premtimit është moral i të dalluarve. Në radhë të parë, besimtari ndjek shembullin e Krijuesit, i Cili i mbahet besëlidhjes më fort se çdokush tjetër.(23) Po kështu ndjek shembullin e pejgamberëve a.s. dhe njerëzve të mirë, për të cilët Kurani na tregon se e mbanin premtimin.(24)

4) Ikja nga shembujt e këqij

Nëse mbajtja e premtimit është tipar i besimtarëve të dalluar, mos mbajtja e tij është tipar hipokrizie. Në hadithin e shënuar nga Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shenjat dalluese të hipokritit janë tri: kur flet gënjen, kur premton, nuk e mban premtimin, dhe, kur t'i lihet diç në amanet, tradhton."
Kur shpjeguam konceptin, përmendëm se mbajtja e premtimit është diçka që manifestohet me fjalë dhe vepra. Këtu tek hipokriti, mungesa e këtij tip ari manifestohet si gënjeshtër dhe mos mbajtja e premtimit, pra edhe me fjalë edhe me vepra.
Ky tipar i besimtarit është produkt i besimit. Ai e mban fjalën sepse beson në Allahun xh. sh. dhe premtimet e Tij. Madje, siç ka përmendur Hakimi,(25) besimtari mban premtimin dhe është i besës e fjalës sepse kështu Allahu e urdhëron, dhe se ai nuk zbret në nivelin e njerëzve mëkatar. Pejgamberi a.s. na ka mësuar:
"Çojeni amanetin në vend atyre që ua kanë dhënë në besë dhe mos i tradhtoni ata që ju kanë tradhtuar."(26)
Besa dhe premtimi janë tipare që besimtari i zbaton pavarësisht se kujt ia ka dhënë, edhe mikut, edhe armikut, edhe besimtarit, edhe jobesimtarit. I këtillë ka qenë Pejgamberi Muhamed a.s .. Imam Muslimi shënon hadi thin e Hudhejfes r.a., i cili thotë të mos ketë pasur mundësi të marrë pjesë në betejën e Bedrit për shkak se ai dhe një besimtar tjetër, Ebu Husejli, duke qenë në rrugë e sipër, ishin takuar me idhujtarët kurejshë. Këta të fundit iu kishin thënë mos ishin nisur për të marrë pjesë në betejë, ndërsa ata i qenë përgjigjur se jo, thjesht po shkojmë në Medinë, atëherë kishin marrë besën prej tyre se do të shkonin në Medinë dhe se nuk do të merrnin pjesë në betejë. Hudhejfe dhe Ebu Husejli i kishin rrëfyer Pejgamberi a.s., ndërsa ai kishte thënë: "Shkoni (mos merrni pjesë në betejë), ua përfillim marrëveshjen, ndërsa e kërkojmë ndihmën e Allahut ndaj tyre!”


____________________
1. Hadithin e shënon Ebu Davudi në Sunen nr. 1522. Albani e ka saktësuar në Sahihu Ebi Davud, 1/284.
2. Shih: Mulla Ali el-Kariu, Mirkatu el-mefatih sherhu Mishkati el-mesabih, 2/756.
3. Shih: Ibën Kudame, Muhtesar minhaxhi el-kasidinë, f. 277.
4. Po aty, f. 278. Se falënderimi parasheh që të veprosh sipas Atij që të ka begatuar me mirësi, shih edhe: Grup autorësh, Meusuatu et-tefsir el-meuduij li-l-Kur'ani el-Kerim, 19/384.
5. Bedruddin Ajni, Umdetu el-karj sherhu Sahihi ei-Buhari, 7/180.
6. Shih: Mulla Ali ei-Kariu, Mirkatu el-mefatih sherhu Mishkati el-mesablh, vep.cit., 3/922.
7. Ibën Kethiri, Tefsir el-Kur'ani el-Adhim, vep.cit., 1/782.
8. Shih edhe: Ahmed Ferid, Pastrimi i shpirtit, f. 147.
9. Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre.
10. Shih: Ragib Asfahani, Edh-dheriatu ia mekarimi esh-Sheriah, vep.cit. f. 181.
11. Shih: Imam Neveviu, El-minhax sherhu Sahihi Muslim bin Haxhaxh, 17/162.
12. Bedruddin Ajni, Umdetu el-karij sherhu Sahihi el-Buhari, 7/180.
13. Ibën Kethiri, Tefsir ei-Kur'ani el-Adhim, vep. cit., 1/782.
14. Shih: Xhahidhi, Tehtdhib el-ahlak, f. 24.
15. Shih: Ragib Asfahani, Edh-dheriatu ia mekarimi esh-Sheriah, vep.cit. f. 191.
16. Pu aty.
17. Shih: El Bekare, 40; El Maide, 1; El1 Nahl, 91; Saff, 2-3.
18. AlbnHi në Sahil: el-xhami, nr. 7179, e konsideron të saktë.
19. Shih: Munaviu, Fejd el-Kadir sherhu el-Xhami es-Sagir, 6/387.
20. Shih: Ragib Asfahani, Edh-dheriaitu ia mekarimi esh-Sheriah, vep.cit., f 191.
21. Pejgamberi a.s., ka thënë: "Nuk ndodhë që një popull ta thyejë marrëveshjen e që vrasja të mos ndodhë ndërmjet tyre ... " Albani në Essilsiletu essahiha, 1/218, e konsideron të saktë.
22. Ibën Kethiri, Tefsir el-Kur'ani el-Adhim, vep.cit., 1/294.
23. Shih në Kur'an: " ... E kush i përmbaltet besëlidhjes më fort se Allahu?" Teube, 111.
24. Shih: En Nexhm, 37; Merjem, 54; Er Ra'd, 20; El Mu'minunë, 8; El Ahzabë, 23.
25. Cituar sipas: Munaviu, Fejd el-Kadir sherhu el-Xhami es-Sagir, 6/381.
26. Haditn i saktë. Shih: Sahih el-Xhami, nr. 240.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi