Shërbimet e specializuara
Faqet e specializuara për kërkimin e hadithit në gjuhën angleze
1. http://sunnah.com
Kjo faqe është e ndërtuar në tri gjuhë: arabe, angleze dhe urdu. Përmban: Buhariun, Muslimin, Nesaiun, Ebu Davudin, Tirmidhiun, Ibni Maxhen, Muvataun e Imam Malikut, 40 hadithet e Neveviut, Rijadus Salihin, Edebul Mufred, 40 Hadithe Kudsij, Shemail Muhamedije dhe Bulugul Meram. Ka mundësinë e kërkimit të haditheve me ndonjë fjalë të njohur nga hadithi në cilëndo nga tri gjuhët e dhëna në këtë faqe me tekst të vokalizuar dhe përkthimin në gjuhën e përzgjedhur krahas origjinalit në arabisht, duke u shfaqur vendndodhja në koleksion dhe kapitulli përkatës.
Në gjuhën arabe tregohet edhe zinxhiri i transmetuesve, kurse në atë angleze dhe urdu është i dhënë vetëm transmetuesi nga Pejgamberi a.s., mirëpo është dhënë edhe referenca nga libri i botuar në atë gjuhë me të dhëna të plota.
Në këndin e sqarimeve janë dhënë disa informata të rëndësishme(1¬) për të kuptuar drejt qëllimin e ekipit realizues, pastaj mënyrën e përpilimit dhe kriteret e përdorura, duke treguar edhe mënyrën e përdorimit të kërkimit dhe si të përdoren ato sa më drejtë.
Faqja është në përpunim të vazhdueshëm dhe synon të ngërthej në vete numër sa më të madh të teksteve të haditheve dhe shkencës së hadithit në përgjithësi.(2)
2. http://ahadith.co.uk/
Kjo faqe është e ndërtuar vetëm në gjuhën angleze, andaj edhe kërkimet në të mund të bëhen vetëm në anglisht, si dhe shfaqja e hadithit bëhet vetëm në gjuhën angleze.
Përmban: Buhariun, Muslimin, Ibni Maxhen, Imam Malikun, Tirmidhiun, Ebu Davudin dhe Nesaiun.
Në rezultatet e kërkimit të hadithit krahas tekstit dhe transmetuesve janë dhënë edhe referencat në librat e botuara në gjuhën angleze. Po ashtu librat që përmban faqja mund të shfletohen radhazi sipas kapituj ve, kurse në fillim të faqes është dhënë mundësia që të qasemi në hadithe në tematika nga më të ndryshmet.
Është i njohur si burimi kryesor për hadithe në botën virtuale në gjuhën angleze. Ajo ka për qëllim të sjellë të gjitha koleksionet e mëdha të hadithit, me qëllim që të shmangen lëshimet në përdorimin e lirë të hadithit. E gjithë puna është bërë në mënyrë vullnetare nga individë të përkushtuar nga e gjithë bota.
Faqja ka filluar publikimin në vitin 2010 dhe që atëherë ajo ka vazhduar të rritet me shpejtësi, kurse ka tendencë që të rritet shumë përmes kontributeve individuale.(3)
Faqet e specializuara për kërkimin e hadithit në gjuhën shqipe
Në gjuhën shqipe nuk kemi ndonjë punë serioze në trajtimin e koleksioneve të hadithit, pasi që ato mungojnë edhe si botime, kështu që përveç haditheve të shpërndara nëpër faqe jo të specializuar si përpjekje individuale për t'i ofruar lexuesit shqiptar sado pak nga thesari pejgamberik e vetmja faqe e kompletuar me koleksionin e Buhariut dhe "Rijadus Salihin" është:
3. http://buhariu.com/
Kjo faqe përmbledh hadithet e koleksionit të Buhariut në gjuhën shqipe, duke përfshirë hadithet e pa përsëritura dhe librin "Rijadus Salihin". Në faqen kryesore janë të shfaqura edhe 90 kapitujt, në secilin prej tyre janë të shënuar edhe sa janë hadithet e përfshira në të.
Është dhënë edhe qasja e lehtë në facebook të kësaj faqeje e cila starton nga viti 2011, ku janë të postuara hadithe të zgjedhura po nga kjo faqe.
Nuk ka të dhëna për burimin e përkthimit(4) ku është bazuar kjo faqe, por nga krahasimi me botimet e "Sahihul Buhari në gjuhën shqipe nga F. Mehdiu", duket se nuk ka të bëjë me përkthimin e këtij kompleti të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës,(5) e po ashtu nuk janë të njohur as përpiluesit e kësaj faqe, gjë që nuk e bënë aq të sigurt për përdoruesit, përveç nëse merret si konsultim në përkthim nga njohësit e gjuhës arabe.
Disa faqe të tjera ku mund të bëhen kërkime të haditheve online
http://raytalfekr.net/
http://www.muhaddith.org
http://hadith.al-islam.com
http://www.islamguiden.com
https://uqu.edu.sa
http://www.ahlalhdeeth.com
http://sunnah.com/
http://ahadith.co.uk/
http://www.40hadith.com/
Disa nga përparësitë dhe mangësitë e kërkimit të hadithit online
Nga nevoja që kemi për qasje në literaturën islame përgjithësisht, por edhe të hadithit si fushë bazë e studimeve islame, në kohën e zhvillimit të hovshëm të teknologjisë informative, mbesim në dilemë të dimë se cilat janë përparësitë dhe a mund të ketë të meta në këto mundësi që sot i ofron interneti.
Në pika të shkurtra dhe si përfundim i këtij punimi, do të përmbledhim disa nga ato që na duken më të rëndësishme nga përvoja e shkurtër në këtë lëmi, pa pasur për qëllim që ta themi fjalën e fundit.
Përparësitë:
1. Qasja në këto burime është pa pagesë, gjë që kursen shumë studiuesit në krahasim me koston e blerjes së librave.
2. Shpejtësia e arritjes deri te informata kursen shumë nga koha, pa pasur nevojë për shfletime të librave.
3. Mundësia e pasjes para vetes së të gjitha haditheve të përsëritura, duke i vërejtur njëherazi dallimet në tekstin e hadithit dhe transmetuesit.
4. Mundësia e krahasimit të burimeve të ndryshme për të njëjtin hadith, apo një fjale e cila është e përsëritur në disa hadithe me tematika të ndryshme.
5. Mundësia e kopjimit të hadithit, apo asaj që na intereson, pa pasur nevojë ta rishkruajmë, duke i evituar edhe gabimet drejtshkrimore, pastaj përdorimi i tyre në punimet shkencore apo për nevoja tjera në fushën e studimeve.
6. Mundësia e krahasimit të tekstit arabisht me atë anglisht apo shqip, me qëllim të gjetjes sa më të saktë të kuptimit.
Mangësitë:
1. Të gjitha këto faqe kërkojnë qasje në internet, përndryshe në mungesë të tyre nuk kemi qasje te hadithi.
2. Duke hulumtuar për një hadith, ndodhë të kalojmë në degëzime të tjera për shkak të lehtësisë që na ofrohet dhe kështu mund të humbim kohë të gjatë në kërkim pa pasur për qëllim nga fillimi një gjë të tillë.
3. Mbështetja në faqet online, bënë që të lihet pas dore libri, i cili megjithatë është i pazëvendësueshëm në përdorim për lexim.
4. Leximi i vazhdueshëm në ekran, lodhë sytë dhe mund të shkaktoj edhe pasoja të rënda për shikimin për shkak të rrezatimit. Po ashtu qëndrimi i gjatë ulur pran kompjuterit shkakton devijim të boshtit kurrizor dhe sëmurjen e tij.
5. Faqet që nuk kanë të dhëna mbi autorësinë dhe se kush është institucioni zyrtar që qëndron prapa tyre, mund të jenë të dyshimta dhe ndonjëherë edhe devijonte.
6. Duke synuar gjithmonë që të gjejmë atë që na intereson, fitojmë shprehi të kërkimit sipërfaqësor të diturisë, shpeshherë vetëm në nivel të shuarjes së kureshtjes,
7. Faqet për qasje të lehtë dhe pa pagesë shpeshherë mund të jenë të pa mbrojtura nga virus et dhe hakerët kibernetikë, gjë që mund të na dëmtojnë edhe kompjuterin tonë gjatë shfletimit apo zbritjes së materialit nga ato faqe.
Marrë në përgjithësi, kërkimi online i hadithit është një mundësi jashtëzakonisht e madhe dhe një e arritur e shekullit, të cilën duhet ta kenë si opsion të hapur të gjithë studiuesit në këtë fushë, porse me një kujdes të madh, që të mos bëhen të varur nga interneti, i cili jo gjithmonë është në dispozicion për përdorim, dhe assesi nuk është zëvendësim për librin fizik të cilin duhet ta ketë secili studiues i mirëfilltë në tavolinën e tij të punës.
_________________
(1) http://sunnah.com/about
(2) http://sunnah.com/searchtips
(3) http://ahadith.co.uk
(4) https:/ /www.facebook.com/sahihulbuhari/(në një koment të adminit, përmendet se një gabim i lëshuar ka ndodhur ashtu si është i shënuar në libër, por nuk përmendet se për cilin libër bëhet fjalë).
(5) Sahihul Buhari, në gjuhën shqipe, libri 12, Shoqata e Orientalistëve të Kosovës, Panorama-6, Prishtinë, 2015.
Bashkim Mehani