Shërbimet e specializuara
1. http://www.sonnaonline.com
Veçori e kësaj faqeje është baza e gjerë e të dhënave, që përfshinë mbi 400 libra me hadithe pejgamberike, ndërkohë që përmban më shumë se 500.000 hadithe, dhe gjurmë nga koleksionet, duke filluar nga sahihët, sunenet, mesanidet, e deri te mustedrekët, fjalorët, biografitë e transmetuesve, si dhe librat që përmbajnë gjurmë nga jeta e sahabëve.(1)
Po ashtu gjejnë vend 3 milion transmetime dhe mbi 600.000 fjalë të shpjeguara.
Kjo faqe bën ndarjen e haditheve dhe traditës (athar) në tematika.
Kërkimi i haditheve bëhet në disa mënyra si: kërkimi i një fjale brenda hadithit, kërkimi përmes një fjalie më të gjerë, kërkimi përmes transmetuesve si dhe përmes përmbajtjes së librave.
Mundësi tjetër është edhe kërkimi për transmetuesit, koleksionuesit dhe dijetarët e hadithit, ku jepet një pasqyrë e plotë rreth tyre, këtu është mundësia edhe e filtrave gjatë kërkimit sipas emrit, emrit të afirmuar, llagapit, vitit të lindjes-vitit të vdekjes, gjeneratës etj.
Programi ofron edhe një gamë të gjerë të hulumtimit dhe lidhjes së një fjale në të gjitha koleksionet e hadithit, çka mundëson edhe njohjen më bazike të tematikës së hulumtuar, pa ditur paraprakisht se një term është përmendur edhe në hadithet e tjera në tematika të ndryshme.
Po ashtu ofrohen edhe njohuri rreth koleksionuesve, pastaj metodologjitë e librave, si dhe referencat e programit në tërësi.
Në fillim janë prezantuar edhe njohuri rreth vlerës së hadithit dhe pozitës së tij në sheriatin islam, pastaj kundër argumentet ndaj dyshimeve për hadithin të ngritura nga orientalistët dhe laikët. Një pjesë i është kushtuar shkencës së hadithit dhe terminologjisë së tij, duke iu referuar librave bazik për këtë çështje.
2. http://www.islamweb.net
Kjo është ndër faqet e para që në përmbaj qen e saj ka enciklopedinë e hadithit, e themeluar në vitin 1998 nga Ministria e Vakëfit dhe Çështjeve Islame të Katarit,(2) me një shikueshmëri të madhe, rreth 70 milion vizita vetëm në vitin 2011.(3) Faqja jep mundësi që lehtë të kërkohet hadithi, pastaj jep mundësinë që të bësh përzgjedhjen e haditheve në disa filtra, varësisht nga ajo që kërkon si p.sh.: kategorinë e hadithit, llojin, vërtetësinë etj., kurse tekstin final mund ta zgjedhësh të vokalizuar apo pa vokale.
Në njërin kënd është mundësia e shfletimit të koleksioneve të hadithit: sahihët, sunenet dhe muvataet, të ndara në kapitujt përkatës. Po ashtu gjenden edhe libra të haditheve rreth sires dhe moralit të Pejgamberit a.s., të ndara në kapituj, si: dhe librat që kanë të bëjnë me shkencën e hadithit.
Sa i përket haditheve, ato jepen të plota me vargun e transmetueseve dhe koleksionuesit, kurse te secili transmetues është identifikimi i plotë i transmetuesve.
3. http://www.al-islam.com
E ndërtuar nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Arabisë Saudite, kjo faqe është mjaft e pasur, me mbi gjysmë milioni skeda në përmbajtjen e saj nga fushat e ndryshme islame, ndër to edhe ato që kanë të bëjnë me hadithin.
Ka një mori koleksionesh dhe librash të hadithit si: Buhariun, Muslimin, Tirmidhiun, Nesaiun, Ebu Davudin, Ibni Maxhen, Musnedin e Ahmedit, Muvataun dhe Darimiun. Po ashtu në komentet e hadithit: Sherh Sahihul Buahri, Sahihul Muslim bi sherh En-Nevevi, Tuhfetul ahvedhi sherh Sunen Et-Termi dhi, Sunen En-Nesai sherh Es-Sujuti ve hashijetu Es-Sindi, Avnul mabud sherh Sunen Ebi Davud, Sunen ibn Maxheh bi sherh Es-Sindi, El-Munteka sherh Muvata Malik.(4)
Me rastin e kërkimit të hadithit, dhe kjo bëhet duke kërkuar ndonjë fjalë brenda hadithit, shfaqen në formë të shkurtër të gjitha hadithet, që përmbajnë koleksionet dhe librat e përfshira këtu, duke qenë e sinjalizuar fjala e kërkuar ku gjendet në hadith, e më pas ofron mundësinë për të kaluar te hadithi i zgjedhur, për ta parë të plotë me të gjitha karakteristikat, e po që se hadithi është i komentuar në njërën nga librat e komenteve të hadithit që përmban kjo faqe, atëherë shfaq edhe komentimet e tij.
Në formën tjetër ofrohet qasja edhe në libra duke i shfletuar radhazi, apo në kapitujt që na interesojnë.
Teksti i hadithit gjatë kërkimit ofrohet në formë të vokalizuar, gjë që lehtëson leximin e drejtë të tij, kurse gjatë shfletimit në libra e gjejmë të pa vokalizuar.
4. http://shamela.ws
Pa dyshim se kjo është faqja më voluminoze islame që është publikuar ndonjëherë, duke përfshirë në sajtin e vet një numër të madh të literaturës dhe me të drejtë është quajtur" enciklopedia universale". Këtë faqe patjetër se duhet ta marrin në konsideratë të gjithë studiuesit islam, në të kundërtën do të kishin humbur shumë, sepse nëpërmes kësaj faqe ka mundësi qasjeje në mijëra libra islame me lehtësinë më të madhe. Kjo faqe ka një përdorim të lehtë, mjafton të dish çka dëshiron të hulumtosh dhe si ta kërkosh.
Pjesa më e madhe e librave që posedon kjo faqe mund të nxirren në formatin PDF për posedim të përhershëm, e njëkohësisht mund të bëhet kërkimi online për hadithin e caktuar.
Ajo që është karakteristikë e kësaj faqeje është mundësia e zbritjes së programit softuerik me po këtë përmbajtje, i cili funksionon më mirë duke u instaluar në kompjuter. Në kënd in e informimit janë dhënë udhëzimet e përdorimit me ilustrime, në mënyrë që të ketë mundësi ta instaloj dhe ta përdor secili i interesuar pa pasur njohuri të thella rreth programeve kompjuterike, gjë që lehtëson edhe më përdorimin e tij.
_____________________
(1) http://www.sonnaonline.com/who.aspx.
(2) http://library.islamweb.net/globals/serv_agreement.php (20.03.2016).
(3) http://www.islam.gov.qa (20.03.2016).
(4) http://hadith.al-islam.com/Loader.aspx?pageid=261(18.03.2016).
Bashkim Mehani