Forma e salavateve dhe përzgjedhja e duave


Hyrje

Tematika e këtij punimi për namazin në mënyrë kronologjike, ka të bëjë më përzgjedhjen e salavateve dhe duave, të cilat bëhen në fund të namazit. Andaj, ky punim ka të bëjë me përzgjedhjen e salavateve ibrahimike dhe duave të përzgjedhura para selamit.

Forma e salavateve

Hadithet që flasin për salavatet nuk janë edhe aq të shumta, por versionet e tyre që përcjellin formën e salavateve janë të ndryshme, dallon njëri nga tjetri, me ndonjë shtesë, apo ndonjë ndryshim të vogël e nganjëherë ndryshimi apo dallimi është shumë simbolik. Megjithatë versioni më i shpeshtë në thëniet e tij është forma që tradicionalisht është bartur gjeneratë pas gjenerate, e cila edhe tek ne është e njëjta, pa ndonjë shtesë e pa ndonjë ndryshim e të cilën do ta sjellim këtu: "All-lla-humme sal-li 'ala Muhammedin ve 'ala ali Muhammed, kema sal-lejte 'ala Ibrahime ve 'ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid. All-lla-humme barik 'ala Muhammedin ve 'ala ali Muhammed, kema barekte 'ala Ibrahime ve 'ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid. "
"O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe famiijes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe famiijes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm. O Zot, bekoje Muhamedin dhe famiijen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm. "
Në disa transmetime mungojnë fjalët "in-neke hamidun mexhid" në pjesën e parë, gjersa vijnë në pjesën e dytë, madje hanefi të anojnë më tepër rreth tyre.

Norma e salavateve

Gjatë uljes për namaz, së pari thuhet teshehudi e më pas salavatet dhe duatë, nëse është ulja e fundit e namazit. Sipas shkollës juridike hanefi te thënia e salavateve është sunet(1), e jo pjesë përbërëse e namazit (rukn) , siç mendojnë shafitë dhe hanbelitë. Këta të fundit salavatet në uljen e fundit i konsiderojnë obligim të domosdoshëm (farz). Sikurse hanefitë mendojnë edhe dijetarët e Medinës në krye me Malikun, pastaj Sufjan Thevriu dhe pjesa dërrmuese e dijetarëve.
Salavatet në namaz sipas hanefitëve nuk mund të jenë mbi normën e sunetit, ndërsa jashtë namazit salavati ndaj të Dërguarit të Allahut ose mund të jetë vaxhib një herë të vetme ashtu siç ka potencuar Kerhi, ose çdoherë që përmendet emri i Pejgamberit a.s. e që këtë të fundit e ka përzgjedhur Tahaviu.(2)
Hanefitë bazohen në hadi the të shumta që flasin për përshkrimin e namazit, sikurse hadithi i Ibën Mesudit që tregon se si i Dërguari i Allahut ia kishte mësuar atij teshehudin, e më pas në disa prej transmetimeve përmendet kjo shtesë "... nëse e thua këtë apo e bën këtë. e ke plotësuar namazin. Nëse do te ngrihesh, ngrihu, e nëse do të qën-drosh ulur, qëndro ashtu."(3)
Kjo pjesë e hadithit është trajtuar detajisht nga dijetarët. Nga shpërfaqja e mendimeve dhe opinioneve të tyre, dalin në pah dy gjëra të kundërta mes vete: E para: Shtojca është vazhdim i hadithit. E dyta: Shtojca është nga fjalët e Ibën Mesudit.
Hanefitë janë bazuar edhe në hadi the të tjera, ku ndonëse flitet për bazamentet kryesore (farzet) të namazit, nuk përmendet fare salavati, siç është hadithi i keqfalësit të namazit, të cilit i Dërguari i Allahut ia mësoi farzet e namazit, por nuk përmendet fare salavati, e po të ishte salavati farz, sigurisht se do t'ia mësonte një gjë të tillë.
Darekutni pasi që e transmeton hadithin, shprehet: "Disa (këtë pjesë) të hadithit e vendosin nga Zuhejri, i cili e ndërlidh me fjalët e të Dërguarit të Allahut, ndërsa ndarjen e kësaj pjese e ka bërë Shebabeh nga Zuhejri, i cili parasheh që kjo pjesë është nga Abdullah ibën Mesudi, dhe kjo është më afër së vërtetës ... "(4)
Ebu Bekër el-Hatibi në lidhje me këtë, shprehet: "Fjalët: " ... nëse e thua këtë apo e bën këtë, e ke plotësuar namazin ... " realisht janë fjalë të Abdullah ibën Mesudit."(5) E këtë e ka sqaruar Shebabeh ibën Sevvari në versionin e tij të transmetuar nga Zuhejr ibën Muavijeh, duke i ndarë fjalët e Ibën Mesudit nga fjalët e Pejgamberit a.s. Ngjashëm me këtë ka transmetuar edhe Abdurrahman ibën Thabit ibën Thevbani nga el-Hasen ibën el-Hurri, detajisht.(6) Edhe nëse vërtetohet se shtesa është fjalë e Pejgamberit a.s. tregon qartë se salavatet në namaz nuk janë obligim.(7)
Gjithashtu hanefitë janë bazuar edhe në hadi the të tjera, ku ndonëse flitet për bazamentet kryesore (farzet) të namazit, nuk përmendet fare salavati, siç është hadithi i keqfalësit të namazit, të cilit i Dërguari i Allahut ia mësoi farzet e namazit, por nuk përmendet fare salavati, e po të ishte salavati farz, sigurisht se do t'ia mësonte një gjë të tillë.(8)
Serhasiu në lidhje me këtë thotë:
"Po të ishte salavati prej baza-menteve të namazit, i Dërguari i Allahut do t'ua mësonte atyre, por ai u tregoi për të vetëm atëherë kur ata i parashtruan pyetje dhe atëherë kur ai e mësoi beduinin rreth namazit, por që nuk e përmendi aty salavatin ndaj tij."(9)
Shahu dhe disa që ndajnë men-dim të njëjtë me të, bazohen në hadithin në vijim: Tregon Ebu Hani se Amër ibën Malik el-Xhenbij e kishte dëgjuar Fedaleh ibën Ubejdin të ketë thënë: "I Dërguari i Allahut e dëgjoi një namazfalës i cili në namazin e tij lutej, por nuk dërgoi salavate ndaj të të Dërguarit. I Dërguari i Allahut tha:
"U ngut ky person!", e më pas e thirri atë apo i tha dikujt tjetër:
"Kur ndokush prej jush falet, le ta Iillojë namazin e tij me falënderim ndaj Allahut, le ta madhërojë Atë, pastaj le të dërgojë salavate për të Dërguarin, e më pas le të lutet për çfarë të dojë ai.(10)
Gjithashtu bazohen edhe në hadithin në vijim: Nga Ebi Mesud Ukbetu ibën Amër, thotë: "Një njeri u afrua derisa u ul pranë të Dërguarit të Allahut gjersa ne ishim prezentë aty, dhe tha: "O i Dërguar i Allahut, selamin ndaj teje tashmë e kemi kuptuar, por si të dërgojmë salavate ty kur ne jemi duke u falur? Thotë (transmetuesi): "Heshti (i Dërguari) aq shumë saqë ne donim që njeriu të mos e kishte pyetur fare atë, më pas ai (i Dërguari) tha: "Kur ju të më dërgoni salavate mua, thoni: "All-llahumme sai-li 'ala Muhammedin en-nebijji-l ummij, ve 'ala ali Muhamedin kema sal-lejte 'ala Ibrahim ve 'ala ali Ibrahime, ve barik 'ala Muhamedin en-nebijji-l ummij, ve 'ala ali Muhamedin kema barekte 'ala Ibrahim ve 'ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid "(11)
Mendimi i hanefitëve dhe pjesës dërmuese që ndajnë të njëjtin men-dim është më i pranuar, ngase tek-stet në këtë çështje nuk përmendin se salavatet janë të domosdoshme në namaz. Madje Kadi Ijad në lidhje me këtë shprehet: "Shahu kundërshtoi në këtë çështje dhe tha se kush nuk i dërgon salavate pejgamberit a.s. pas teshehudit të fundit, para selamit, namazi i tij prishet. Nuk ka ndonjë fjalë të tillë nga selefi e as ndonjë sunet që mund ta pasojë ... Prandaj e kundërshtuan ashpër atë disa dijetarë në këtë çështje, si Taberiu, Kushejri e të tjerët.

Përse në salavate përmendet Ibrahimi a.s.?

Ndoshta dikush mund të jetë kurioz se përse në salavatet përmendet i Dërguari Ibrahim a.s., për dallim nga të Dërguarit e tjerë që nuk përmenden? Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë mendime apo opinione të ndryshme që tregojnë për këtë gjë. Dijetari i madh haneht Bedrudin Ajniu në lidhje me këtë thotë: "I Dërguari i Allahut në natën e Miraxhit kur pa tërë të dërguarit dhe lajmëtarët, i përshëndeti ata, e asnjëri prej tyre nuk e përshëndeti ummetin e tij, përveç Ibrahimit a.s. Andaj, i Dërguari i Allahut urdhëroi që t'i dërgojmë salavate dhe ta përshëndesim atë në çdo fund të namazit deri në Ditën e Kiametit, si shpagim për mirësinë e tij." Ajniu më pas shprehet: Thuhet se Ibrahimi a.s. kur përfundoi koristruktin dhe ndërtimin e Qabesë, u lut për ummetin e Muhamedit a.s. duke thënë: "O Allahu im, kushdo që e viziton këtë shtëpi nga ummeti i Muhamedit, përshëndete me selam prej meje, po kështu me këtë lutje i kishte urdhëruar edhe fëmijët dhe familjen e tij, ndaj u urdhëruam ta përmendim atë në namaz si shpagim apo shpërblim për veprimin e tij të mirë."(12)
Dikush tjetër solli opinionin se veçimi i Ibrahimit në këtë kontekst ndërlidhet me faktin se ai në njëfarë mënyrë konsiderohet babai i të dërguarve të Allahut, madje edhe vetë i Dërguari Muhamed rrjedh nga ai përmes djalit të tij Ismailit.
Njëri prej opinioneve, jep tjetër shpjegim: "Ibrahimi a.s. shpesh e thoshte një lutje, të cilën Kurani e solli atë në kaptinën "Esh-shuaraë":
"Më bëj përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas."(13) që nënkupton se ai pareshtur kishte bërë kërkesë Zotit të tij që emri i tij të përmendej edhe pas vdekjes së tij. Ndaj kësaj kërkese, Allahu i Madhërishëm tregoi se Ai i pranoi lutjen duke i thënë: "Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm."(14) Kjo nënkupton se lutja e Ibrahimit a.s. gjeti përgjigje nga ana e Allahut, i cili iu përgjigj lutjes së Ibrahimit dhe njerëzit, pas shkuarjes së tij, do ta kujtonin dhe do ta përmendnin atë deri sa të ketë besimtarë në rruzullin tokësor.

Duatë dhe përzgjedhja e tyre

Duatë llogariten sunet dhe thuhen para selamit, gjegjësisht pas salavateve dhe ato duhet të jenë të mbështetura në Kuran apo sunet. Ulemaja e shkollës hanefite kur flasin për këtë çështje janë mjaft të prerë dhe të qartë, ata thonë se duatë duhet të jenë të ngjashme me ato që kanë ardhur në Kuran, apo eventualisht në sunet.(15)
Në këtë kontekst, duhet potencuar se nuk lejohet assesi që para selamit të thuren lutje të caktuara nga namazfalësi,(16) mirëpo të thuhen ato që kanë ardhur në Kuran, si fjala vjen: “.. .Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi foqi! Dhe na i mbulo të këqijat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesim-tarl'(El-Bekare, 286)
Apo: 'Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh. "(Ali Imrane, 8)
Apo fjalët e Zotit: 'Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi dhe ata që hyjnë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besim-taret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër veçse dëshpërim. "(Nuh: 28)
Apo ajetin: 'Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!"(EI-Bekare, 201)
E, deri në fund të këtyre ajeteve të ngjashme që në vete ngërthejnë lutje të caktuara.
Ndërsa nga suneti lejohen, -sado që rekomandohet të përzgjidhen lut-jet nga Kurani-, ato lutje që na janë transmetuar gjeneratë pas gjenerate, prej tyre më e mira është kjo lutje(17)
Na ka treguar Vekiu, na ka treguar el-Evzaiu nga Hassan ibën Atijjeh, ky nga Muhamed ibën ebi Aisheh, ky nga Ebu Hurejre, ky nga Jahja ibën ebi Kethir, ky nga Ebi Selemeh, e ky nga Ebu Hurejre, i cili thotë: "Tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Kur dikush ta përfundojë teshehudin, le ta lusë Allahun për mbrojtje nga katër (gjëra): "O Allah, kërkoj të më mbrosh mua nga dënimi i xhe-henemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe nga sprova e Dexhallit!."(18)
Vetë i Dërguari i Allahut a.s. kishte potencuar se falësi mund të përzgjedhë ndonjë lutje që i pëlqen më tepër, duke u bazuar në hadithin e gjatë të Abdullah ibën Mesudit, ku thuhet: “... Më pas (pas shehu-detit) përzgjedh ndonjë dua (lutje që i pëlqen më tepër dhe me të lutet.”(19)
Është me rëndësi që lutja të mo jetë e veçantë vetëm për lutësin, pe ajo të jetë gjithëpërfshirëse, duke u bazuar në fjalët e të Madhërishmit:
"Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, kërko faije për mëkati tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, Allahu e di për lëshime' tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj." (Muhamed, 19)
Është mirë që namazfalësi të fillojë lutjen për veten e tij, më pas për prindërit, e pastaj për gjithë myslimanët.(20) Realisht praktika jonë rreth përzgjedhjes së dy duave ështe praktika më e mirë e mundshme. ngase duatë në fjalë, ndonëse te shkurtra, ngërthejnë në vete fjalët më gjithëpërfshirëse. E, çdo praktikë tjetër që tenton zhvleftësimin e kësaj forme është totalisht e papranuar dhe tendencioze dhe si e tille nuk do mirëpritet dhe nuk do të gjejë vend për t'u pranuar.


_____________________________
1.Zejlei, Tebjinu-l Hakaik sherh Kenzu-d Dekaik ve Hashijetu-sh Shilbij. v.I, f.123.
2. Merginani, El-Hidajeh-Sherh Bidajetu-l Mubtedi' v.I f.53.
3. Darekutni në Sunen, v.II. f.164. numri i hadithil: 1333.
4. Po aty, v.II. f.164.
5. Mundhirij, Hafidh AbdulAdhiin, Muhtesar Sunen ebi Davud. Bot.I-rë. Mektebetu-l Mearif. Rijad. 2010, v.I, f.278.
6. Zejlei, Nasbu-rr Rrajeh Liehadithi-l Hidajeh, v.I. f.554.
7. Hatabi Ebu Sulejman Hamd ibën Muhamed ibën Ibrahim, MeaLimu-s Sunen. bot.I-rë. el-Matbeatu-l ilmijeh, Haleb, 1932. v.I, f.229.
8. Bedrudin el-Ajni, El-Benajetu Sherhi-l Hidajeh, v.II, f.275.
9. Serahsi, el-Mebsut. V.I, f.29.
10. Tirrumidhiu në sunen, v.V, f.517. nr. i hadithit 3477 dhe thotë se hadithi është i mirë (hasen-sahih).
11. Hakiminë Mustedrek ale-s sahihajn. v.I, f.401. nr. 988 dhe thotë se hadithi është autentik (sahih) sipas kushteve të Buhariut dheMuslimit. Ndonëse ata nuk e kanë nxjerrë këtë hadith. Disa kanë thënë se hadithi është i mirë- i pranuar (hasen).
12. El-Ajniu, Sherh Sunen ebi Davud, v.lV f.260.
13. Kur 'ani, Esh-Shuaraë: 84.
14. Kur 'ani, Es-Safatë: 78.
15. Zejlei Tebjinu-l Hakaik sherh Kenzu-d Dekaik ve Hashijetu-sh Shilbij. v.I, f.123.
16. En-Nesefi. Ebu-l Berekat Abdullah ibën Ahmed, Kenzu-d dekaik, me recenzurë nga Said Bekdash. Bot. I-rë, Darl-I Beshair el-Islamijeh, 2011m, v.I, f.165.
17. Ibën Nuxhejm el-Bahru-rr Rraik Sherh Kenzu-d Dekaik. v.I, f.349.
18. Musliminë Sahih, v.I, f.412, nr. 588.
19. Buhariu në Sahih, nr.835; Ebu Davudi në Sunen, nr.968. Hadithi është autentik.
20. Ibën Nuxhejm el-Bahru-rr Rraik Sherh Kenzu-d Dekaik, v.I, f.349; Zejlei, Tebjinu-l Hakaik sherh Kenzu-d Dekaik ve Hashijetu-sh Shilbij. v.I., f.123:



Dr. Ejup Haziri


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi