Gjatë predikimit të fesë kemi individë që dëgjojnë dhe binden në heshtje ashtu siç ka edhe grindavecë e polemizues e disa sosh shkojnë deri në shkallën e nënçmimit dhe poshtërimit të figurave fetare.
Duke u nisur nga fakti se njerëzimi natyrë dhe secili individë, nuk është në një shoqëri e mjedis ka specifikat dhe perceptimet e tij,psikologjia e masave është një art në vete që secili predikues i fesë duhet pasur parasysh. Qytetërimi i një populli bazohet në një numër të vogël idesh themelore. Nga këto ide burojnë institucionet, letërsia dhe artet. Duke u formuar shumë ngadalë, ato edhe zhduken shumë ngadalë. Ndërsa mendjet e njerëzve të emancipuar e kuptojnë se ato janë të gabuara, për turmat ato mbeten edhe për një kohë shumë të gjatë të vërteta e të pakundërshtueshme dhe vazhdojnë të ushtrojnë veprimet e tyre në masat popullore të kombit. Nëse është e vështirë të futësh një ide të re, është jo më pak e vështirë të asgjësosh një ide të vjetër. Njerëzimi kapet gjithmonë me dëshpërim pas ideve të shtrembra dhe ajo që është më e lehtë.(1)
Andaj, nisur nga kjo ndjeshmëria e natyrës njerëzore është prezentë tek njerëzit, ka individë që për nga natyra janë të butë, tepër të ndjeshëm e emocional dhe u përgjigjen predikimeve dhe mesazhit të fesë, sikurse ekziston edhe kategori tjetër e njerëzimit të cilët për t’i bindur apo përqafuar mesazhin e Islamit janë më meditativë dhe racionale dhe kërkojnë argumente shtesë në ndërtuar mbi logjikë. Në anën tjetër në strukturat shoqërore kemi po ashtu edhe njerëz të ngritur e të arsimuar sikurse ka edhe injorantë, të fuqishëm e të dobët, po ashtu ka edhe individë që impresionohen nga joshja e ofertave për bukuritë e xhenetit dhe çka në to, e ndërsa të tjerë ndjejnë frikën dhe tmerrin nga ndëshkimi me zjarrin e Xhehenemit. Po ashtu gjatë predikimit të fesë kemi individë që dëgjojnë dhe binden në heshtje ashtu siç ka edhe grindavecë e polemizues e disa sosh shkojnë deri në shkallën e nënçmimit dhe poshtërimit të figurave fetare.
Andaj nisur nga ajo që u cek më lartë kategoritë e të ftuarve në dave ndahen në katër sosh:
1.Kategoria e parë janë besimtarët
2.Hezituesit
3.Mohuesit si dhe
4.Kategori që shfaqin mosdurim e neveri ndaj predikuesve.
Kategoria e besimtarëve
Individët që kanë ka besuar në ftesën tonë (islamin) dhe ka ndjerë sinqeritet ndaj predikimeve tona dhe njëherit shfaq mahnitet me botëkuptimet tona dhe është i bindur se në të ka dobi e mirësi shpirti dhe zemra e tij në fe gjej qetësi e rehati. Ky njeri ftohet që të radhitet përkrah nesh dhe të veprojë me ne në mënyrë që kjo frymë të shpërndahet tek sa më shumë njerëz që zëri i së vërtetës të jehoj dhe të ngritet mbi zërin e të kotës dhe të pavërtetës. Zaten nuk ka kuptim besimi (imani) pa veprim dhe që nuk e shtyn drejt realizimit të objektivit, e që në këtë rrugë nëse e kërkon nevoja edhe të sakrifikoj nga vetja e kapitali. Kështu kishin vepruar gjeneratat e më hershme duke pasur të Dërguarit e tyre dhe besuar në mesazhit e tyre. Mbi këtë edhe historia i regjistroi si gjeneratë e cila ishte më e vlefshme (sahabet), dhe se shpërblimi i tyre ende iu shkon duke mos na u pakësuar neve. Duke iu kthyer pakëz kreut të kësaj pike duhet të shtojmë se da’iu duhet njohur shkallën e besimit të njerëzve se sa njerëzit janë besimtarë dhe sa jo dhe në çfarë niveli arrin besimi (imani) i tyre, dhe mbi këtë njohuri ai ndërton edhe mënyrën dhe qasjen e tij ndaj kësaj mase sepse dihet fakti se çdo popull nuk ka të njëjtën shkallë besimi dhe për çdo situatë kemi predikime, ligjërime e derse të ndryshme komunikuese. Disa njerëz i kanë zemrat e mbushura me iman(besim) kurse disa sosh nuk kanë asnjë besim te Zoti dhe as te shenjtëria e Tij.
Kategoria e hezituesve
Një kategori tjetër që ndeshet predikuesi përgjatë misionit të thirrjes islame janë hezituesit. Kjo kategori apo ky individ nuk ka arritur ende të kuptoj mesazhin e islamit si shpirt dhe jetë, nuk ka arritur që të kuptoj fjalën e sinqeritetit e edhe dobisë dhe prandaj mbanë një qëndrim të tillë. Këtë individ e lëmë që të hezitojë, duke e këshilluar vazhdimisht që të mbajë kontaktin dhe komunikimin me ne për së afërmi, kohë pas kohe e furnizojmë me literaturë fetare, e ftojmë që të vizitojë institucionet dhe qendrat apo klubet islame ku do të njihet për së afërmi dhe më mirë me vëllezërit e tjerë myslimanë dhe kjo do të ndihmonte që të largojë dyshimet dhe imazhet e këqija që i ka pa apo dëgjuar nga të tjerët në lidhje me Islamin dhe myslimanët. Kjo do të ndihmonte jashtë mase që ky person të hiqte dyshimet dhe hezitimet dhe t’i bashkohet radhëve të myslimanëve dhe do të angazhohej për ngritjen dhe fuqizimin e myslimanëve dhe qëndrimit të tyre.
Kategoria e interesaxhive (materialistëve)
Kjo kategori e njerëzve apo individëve janë të veçantë në ndërveprime pasiqë çdo gjë e masin me terezinë e interesit. Ata nuk dëshirojnë të ofrojnë ndihmën e vet materiale po shpirtërore pa menduar dhe siguruar se kjo do të përkthehej në përfitime (interesaxhi). Me këtë kategori duhet të jemi të drejtpërdrejtë menjëherë, duke ia kumtuar atij se misioni ynë nuk pret shpërblim përveç atij nga Allahu xh.sh., nëse veprat e i bëjmë me sinqeritet e devotshmëri. Rruga jonë është sakrificë, dhënie nga pasuria e vetja dhe objektivi ynë është arritja e kënaqësisë së Tij, Ai është mbështetësi dhe Ndihmësi më i mirë. Nëse arrin që nga zemra e tij të heq dozën em lakmisë dhe dashurinë e tepruar për të mirat e kësaj bote, do ta kuptoj shpejt që ajo që është e Zotit është më e favorshme për të, pas këtij vendimi do t’i bashkëngjitet radhëve të umetit islamë, që të marrë edhe ai shpërblimin nga Dhuruesi i të gjitha botërave. Ky koncepti i bindjes do të kthjellonte mendjen e tij se ajo që bëhet për Zotin mbetet e të tjerat janë kalimtare dhe fluturuese. Jeta dhe vdekja janë për Krijuesin absolut të gjithësisë. Gjendja e tij e deritashme është sikurse e disa popujve të mëhershëm të cilët refuzuan t’i bindjes mesazhit të të dërguarve të mëparshëm sepse dëshironin interesa jashtë kornizës së mesazhit hyjnorë, porse atyre iu dha përgjigja e qartë dhe e prerë se toka është e Allahut xh.sh., dhe të mirat e tokës i trashëgon ai që dëshiron Zoti dhe se përfundimi i mirë është për të devotshmit.
Kategori që shfaqin mosdurim e neveri ndaj predikuesve
Kjo është kategoria më e rrezikshme e njerëzve të cilët tërë aktivitetin e tyre material dhe mendor e kaun orientuar kundër predikimit dhe personalitetit të thirrësit. Ai ushqen mendim të keq për predikuesin, mbjell dhe shpërndanë dyshime në figurën dhe personalitetin e thirrësit por edhe të fesë islame dhe ai shikimin në ne e ka vetëm të zi. Predikuesi duhet të tregoj maturi e urtësi me të , tu përmbahet modeleve të Pejgamberit a.s. se si ka vepruar me këtë nivel njerëzish dhe vazhdoj ta lus Zotin që ai ta kuptoj të vërtetën dhe të largohet nga e kota dhe të qëndroj në rrugë të drejtë. Edhe me këtë kategori individësh nuk duhet këputur apo ndërprerë komunikimin me të, por kohë pas kohe të zhvillojmë takime ta ftojmë në takimet tona ta duam dhe në të njëjtën kohë ta lusim Zotin që ta kuptoj realitetin dhe të bindet në thirrjen dhe vlerat tona. Me të duhet të veprojmë me këtë model që ka veprua ri dashuri ynë, Muhamedi a.s., duke thënë: “O Zot fale popullin tim se vërtetë ata nuk dinë”.(2)
Disa dijetarë kaun klasifikuar në kuadër të Kategorive sipas besimit
edhe disa nënkategori të mëposhtme siç mund të ceken.
1.Ateistët, ku kjo kategori nuk tregon shenja besimi në Zotin xh.sh., në profet, Libër të shenjtë dhe në asnjë fe.
2.Në nënkategorinë e dytë renditet idhujtarët, të cilët edhe sot vazhdojnë të adhurojnë statujat dhe idhujt me të gjitha grupet e tyre.
3.Ehlu-l-kitab (ithtarët e librit) çifutët dhe të krishterët, të cilat besojnë në Zotin si Krijues dhe te shumë Pejgamber, por rrëshqasin në idhujtari me disa sosh që nuk kanë qenë Pejgamber, dhe ajo që është më e rëndësishme ata nuk e njohin dhe besojnë Islamin.
4.Hipokritët (munafikët).Këta janë individë që janë me dy fytyra që shfaqen si myslimanë ndërsa e fshehin mosbesimin në zemrat e tyre edhe pse e quajnë veten myslimanë.
5.Ezoterikët (batinijët).Këta individ thonë që i përkasin Islamit, por Islami është larg prej tyre dhe janë armiq të islamit dhe synim kanë që ta shkatërrojnë Islamin si fe.
6.Mëkatarët janë ajo kategori e myslimanëve që janë zhytur në mëkate gjynahe të cilat i kaun mundur ata dhe se iu kaun dhënë përparësi epsheve e pasioneve të egos së tyre, duke u bërë pjesë e pandashme e ngjarjeve ditore të tyre dhe se djalli i mallkuar ua ka zbukuruar atyre këto “kënaqësi” në mëkate duke ua verbuar sytë e tyre dhe nuk u shkon mendja për pendim dhe largim nga këto cilësi. Besimi i tyre është shumë i dobët dhe duhet një mund i veçantë me këtë kategori që të largohen nga mëkatet dhe t’i kthehen të vërtetës dhe dritës.
7.Të devijuarit.Kjo kategori beson në Allahun xh.sh., si Zot, Kuranin si Libër të Tij, Muhamedin si Pejgamber dhe Islamin si fe, por nuk e kanë kuptuar realitetin e fesë Islame ashtu siç duhet, ndaj dhe kanë devijuar në drejtime dhe në shkallë të ndryshme. Ka prej tyre që kanë rënë në shirk.., ka që janë zhytur në devijime dhe bidate.., ka që e kanë besimin shumë të dobët dhe janë larg zbatimit të fesë ashtu siç duhet. Shumë prej tyre janë njerëz që shkojnë pas dëshirave, e shumë të tjerëve u duket se janë duke vrapuar mirë.. si psh., havarixhët, mutezilijntë e shumë të tjerë të ngjashëm me këta. Në këtë kategori futen edhe liberalistët.
Myslimani vazhdimisht shikon dhe mediton për ata njerëz dhe kolos të mëdhenj të Islamit dhe formën e thellë të kuptimit të vlerave të fesë islame të kohës dhe mësimeve të saj, dhe me këtë shpreh falënderime për Zotin dhe e mbanë gjallë ndjenja pozitive rreth të ardhmes së ndritshme të Islamit. Islami mbetet Islam. Shpirt krijues dhe mendim i ndritshëm, qiri ndriçues dhe forcë e pamposhtur dhe e drejtë ilimuniste.
1.Të përparuarit. Në këtë kategori hyjnë të gjithë ata njerëz myslimanë që kryejnë si duhet detyrimet dhe shumë prej veprave fakultative, u rrinë larg ndalesave ose edhe nëse gabojnë pendohen sinqerisht dhe do të vijnë të pastë dhe pa barrën e mëkateve Ditën e gjykimit. Ku Allahu xh.sh., thotë: Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë më ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira, kjo është ajo mirësia e madhe. (Fatir, 32).
2.Të kursyerit. Në këtë kategori futen të gjithë ata myslimanë që detyrimet dhe u largohen ndalesave, por nuk rendin për të bërë vepra të mira. Nëse bëjnë ndonjë gjynah, nuk thellohen në të, por shpejt pendohen. Kjo kategori nuk e kanë besimin të plotë dhe janë shkallë të ndryshme, në varësi të punëve që bëjnë.(3)
Secila nga këto kategori ka shpjegime të shumta, situata të larmishme e gjykime të ndryshme, ku për çdonjërën ka argumente fetare dhe dëshmi reale.
Pse kjo ndarje në këto kategori? Kjo ndarje në këtë përbërje u bënë me arsyetim që thirrësi gjatë misionin të tij të ketë tablon e qartë për kategoritë e ndryshme të të thirrurve që kryesisht ka të bëjë me shkallën e besimit të tyre si dhe pozicionimet e ndryshme doktrinale ku secilës kategori duhet t’i gjendet kodi i ligjërimit si dhe shkalla e besimit duke përfshirë edhe kategorinë e ateistëve që atyre duhet ligjëruar dhe dialoguar me gjuhën e argumenteve logjike dhe bindëse.
Gjuha e Kuranit po ashtu na ka mësuar sesi duhet t’u ligjërojmë edhe ehlu-l-kitabit (të krishterëve dhe hebrenjve) duke ua shpjeguar dhe ofruar atyre porosinë e Islamit, dërgimin e Muhamedit a.s. s profet të fundit si dhe objektivin mbi të cilin duhet besuar të gjithë të dërguarit e Zotit.
Po ashtu në këtë vazhdë siç e përmendëm duhet ofruar edhe gjuhë e veçantë e bisedimit edhe me kategorinë e të devijuarve ku do tu ofrohet atyre besimi i saktë i referimit fetar, obligimin e të ndjekurit të rrugës së Muhamedit a.s., flakjen e unit dhe dëshirave personale si dhe ndjekjen dhe përmbajtjen e së vërtetës. Kurse kategorisë së mëkatarëve duhet shtruar me ta bisedën mbi argumentet të cilat ua shtojnë besimin (iman) , vlerën dhe dashurin e pastër për Allahun xh.sh, dhe Pejgamberin a.s., dhe të gjitha format e largimit të devijimit nga rruga e drejtë.
A u drejtohet gjuha e Kuranit të gjithë këtyre kategorive?
Një lexim me meditim i ajeteve të tëra kuranore do të gjejmë në të se gjuha e Kuranit famëlartë iu drejtohet të gjithë këtyre kategorive të tilla dhe jo vetëm, duke pasur parasysh nivelin e besimit të tyre apo edhe mohimit të tyre. Në këtë aspekt duke shikuar ajetet që Allahu xh.sh iu drejtohet të krishterëve dhe çifutëve sipas bindjeve të tyre që e pranojnë Zotin, besojnë disa prej të Dërguarve dhe Librat e Tij, i Lartësuari iu drejtohet duke iu thënë: Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)!” (Ali Imran,64).
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesarakrishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë. (El Maide,82).
Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos kaloni kufirin në besimin tuaj, në kundërshtimin me të vërtetën dhe mos ndiqni pasionin e një populli, që qysh më parë patën humbur dhe kanë nxjerrë prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë janë shmangur nga udha e drejtë”. (El Maide,77).
Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi i kthejnë shpinën të vërtetës! (El Maide,75).
Thuaj: “O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t’u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson. (El Maide,68).
Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi i kthejnë shpinën të vërtetës! (75)
Thuaju: A adhuroni pos Allahut atë që nuk mund t’ju sjellë as dëm as dobi? Allahu është që dëgjon (ç ‘thoni) që di (ç ‘veproni). (El Maide,74-6).
Por Libri ynë Kurani famë lartë po ashtu u drejtohet pjesëtarëve të fesë islame që kanë kryer mëkate varësisht nga niveli i tyre të besimit që shfaqin dhe ndjejnë për Krijuesin absolut. Në disa rate në Kuran iu drejtohet atyre në këtë formë të ligjërimit i si p.sh. Allahu ju këshillon që një e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë. Allahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë. (Nur,17-18).
O ju që besuat, keni frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni. (El Bekare,278-279).
Atij që i ka ardhur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalur (prej kamatës) i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te Allahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. (El Bekare,275).
Nga njëherë në ajet të caktuara me anë të mesazheve kuranore an drejtohet duke mbjellë shpresën por edhe frikën në një versët kuranor, ku thotë: Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. (Furkan,68-70).
Por, ka nga disa ajete kuranore të cilat u ligjëron duke iu dhënë motiv dhe shpresë.
Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. (El Hixhr, 49)
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-zumer,53).
O ju që keni besuar, pendohuni te All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpie në Xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Tahrim,8).
Por, shikuar gjithashtu edhe nga këndi profetik hasim në biografinë e Muhamedit a.s., se nuk del jashtë mesazheve dhe porosive kuranore sa i përket ligjërimeve të kësaj natyre me këto kategori të të thirrurish gjatë predikimit të vlerave fetare dhe kulturore të fesë islame, pra iu kanë përshtatur nivelit të tyre të besimit. P.sh. në këtë drejtim do të mjaftonin të cekim shembuj të kësaj natyre ku Muhamedi a.s. iu drejtohej ehu-lkitabve (të krishterëve dhe çifutëve) me gjuhë ligjërimi në krahasim me gjuhën të cilën u drejtohej mosbesimtarëve kurejshit. Ai u drejtohej atyre të respektojnë dhe përmbahen mësimet e Tevratit gjegjësisht Biblës të vërtetë dhe në asnjë mënyrë mos ta deformonin at e as shtrembëronin mësimet e tyre, sepse vetëm duke ndjekur ata mësimet e tyre do të kishin besuar. Në rastin kur disa çifutë iu paraqitën Muhamedit a.s. me një rast kurvërie dhe ai u tha: Të pyes në emër të Allahut, që zbrit Tevratin te Musai, a kështu e keni ndëshkimin për kurvërinë në Librin tuaj?!(4)
Pejgamberi a.s.po ashtu kishte shfrytëzuar edhe raste të ndryshme që ata që vizitonin Medinën iu paraqiste mesazhin e Islamit, kështu ishte rasti me delegacionin të krishterët nga Nexhrani, pra, në mënyrë të drejtpërdrejtë për ta njësuar Allahun xh.sh., sepse ata e pranonin që Allahu është një dhe i vetëm, andaj duke ua shpjeguar atyre mësimet e pastërta historike (islame) se Ibrahim a.s, nuk kishte çifutë e as krishterë, por ai kishte adhuruar Krijuesin Një dhe i ishte nënshtruar vetëm Atij. Andaj me këtë shkak gjejmë se i Dërguari a.s. u kishte shkruar atyre kështu:”.. Dhe unë ju ftoj në adhurimin e Allahut dhe jo në adhurimin e njerëzve. Ju ftoj të viheni nën pushtetin e Allahut dhe jo nën atë të njerëzve..”(5)
Po ashtu i Dërguari a.s. shfrytëzonte edhe formën e komunikimit me personalitetet botërore, duke iu shkruar atyre shkresa që tua komunikoj mesazhin e fesë islame.
Kështu p.sh. në vitin e 7 hixhri, Muhamedi a.s. dërgoi Abdullah ibën Hudhafe Es Sehmi me mesazh për ta ftuar në Islam mbretin pesian Kisraut (Khosroë Parviz sundoi nga 590-628) nga mbretëria e sasave.Ai nga mendjemadhësia i grisi shkresën e të Dërguarit dhe e përqeshi atë. Pas një kohe shumë të shkurtër, Allahu xh.sh., e shkatërroi Kisraun dhe e shpartalloi pushtetin e tij, për të mos u ngritur kurrë më perandoria e tij. Por, shkresat nuk ishin të njëjta, p.sh. Kisrau ishte adhurues i zjarrit, nuk i ngjante letrës së që i dërgoi mbretit të Abisinisë, Nexhashiut, që ishte i krishterë.(6)
Por, edhe në këndin e brendshëm Muhamedi a.s. tregonte dhembshuri në ligjëratë dhe këshilla. Kur shokët e tij bënin ndonjë mëkat, u fliste për besimin (imanin) dhe ua kujtonte dashurin dhe mëshirën e të Gjithëmëshirshmit, Abdullah bin Mugafel rrëfen se si një burë takoi në rrugë një grua që kishte qenë e përdalë në kohën e injorancës, para ardhjes së Islamit, dhe e filloi të argëtohej me të deri sa zgjati dorën drejt saj dhe ajo tha: “Mos! Allahu na e largoi shirkun (një variant tjetër: na e largoi injorancën) dhe na solli Islamin.” Burri u kthye, por u përplas me fytyrë pas murit dhe u plagos. Më pas ai shkoi te Muhamedi a.s. dhe i tha çfarë i kishte ndodhur. Muhamedi a.s. i tha: “ Ti je një njeri që Allahu të do të mirën. Kur Allahu i do të mirën një njeriu, ia shpejton dënimin e gabimit të tij që në këtë botë dhe kur nuk ia do të mirën, ia ruan gjynahun që t’ia japë hakun Ditën e Kiametit si të ishte një mal.”(7)
Jo vetëm kaq por Muhamedi a.s. na la mësim të vyeshëm për në tërë jetën sesi duhet tu drejtohemi në komunikim njerëzve, duke pasur parasysh edhe materializmin e tyre por edhe besimin. Këtu historia islame ka regjistruar dy ngjarje me këtë përmbajtje. Suraka bin Malik kishte zemër të zbrazët (materialist) nga besimi, kurse Omeri r.a., kishte besim të plotë. Historia na ka regjistruar ngjarjen e Surrakës (vdiq më 24h, -645) i cili shkoi në ndjekje të Muhamedit a.s., në kohën kur emigroi për në Medine, që të merrte shpërblimin që patën premtuar Kurejshët për kapjen e Muhamedit a.s.. Kur Surraka mbërriti Profetin, ai i kërkoi të mos tregonte për të dhe Ebu Bekrin dhe do t’i jepte si shpërblim material diçka që në atë kohë më shumë ishte një iluzion sesa reale... I Dërguari a.s., i tha: “Dhe ja unë e parashoh kur ti të kesh vënë byzylykët e Kisras.”(8)
Kurse për imanin e Omerit tregohet se ai njëherë hyri në dhomën e Muhamedit a.s., dhe vuri re se hasra mbi të cilin rrinte, i kishte lënë gjurmë në trup. Umerit i erdhi keq dhe filloi të qante, ndërsa Muhamedi a.s. i tha: Pse qan? -O i Dërguar i Allahut, Kisrau dhe Çezari jetojnë si jetojnë, ndërsa ti je i Dërguar i Allahut dhe ..? -A nuk je i kënaqur që atyre t’u përkasë kjo botë dhe ne bota tjetër?!- thotë i Dërguari a.s,.(9)
Përgjigja që i Dërguari a.s i dha Surrakës, ndryshoi shumë nga a jo që i dha Omerit. Herën e parë ai bëri një premtim që i përket kësaj bote, ndërsa herën e dytë një premtim që i përket botës tjetër, pse ky ndryshim. Pse nuk i tha Surrakës se do të hysh në Islam dhe do të kesh si shpërblim Xhenetin?!. Pse nuk i tha Umerit r.a., se do të jetë prijës i madh dhe pushtetar i fuqishëm që do të ketë në zotërim që çka sundon sot Cezari dhe Kisrau?!.
Kjo rrjedhte në saje të faktit se Muhamedi a.s. gjatë komunikimit me njerëz kishte parasysh nivelin e besimit të atij që fliste. Në këtë rrjedhojë Surraka kishte dalë për ta gjurmuar Profetin për pasuri dhe nuk i kushtonte rëndësi besimit në atë kohë. Për të nuk kishte peshë të veçantë Xheneti, ndaj nuk ishte e volitshme që t’i thuhej: Do jesh besimtar dhe do të hysh në Xhenet. Shpirti i tij në atë kohë ishte i dhënë pas kësaj bote, që edhe qëllimi tij kur e ndoqi Muhamedin a.s. nga pas. Kështu i Dërguari a.s., i foli Surrakës duke i premtuar shpërblim material ”byzylykët e Kiras”, sepse kjo i përshtatej pikësynimit të tij kryesor në atë kohë dhe Surraka e njihte të Dërguarin a.s., si njeri të sinqertë dhe i mbante premtimet që jepte. Ndërsa Omeri kishte një shpirt besimtar, për të kjo botë nuk kishte asnjë vlerë përpara kënaqësisë së Allahut dhe Xhenetit të Tij, ndaj i duhej folur në përshtatje me shpirtin që kishte. Muhamedi a.s. i tha: “A nuk je i kënaqur që atyre t’u përkasë kjo botë dhe ne bota tjetër”.
Kështu ishin praktikat e Muhamedit a.s. me sahabet, pabesimtarët, të krishterët, çifutët dhe të gjithë njerëzit.
Edhe ne në jetën tonë duhet të kemi parasysh këtë realitet që t’i jetësojmë këto veprime të arta që na i ka lënë i Dërguari a.s. veçantë duhet të tregojmë ndjesi më myslimanët e rinj të cilët posa kanë pranuar islamin apo kanë filluar ta praktikojnë Islamin në jetën e tyre. Të jepi të hapur me ta, të dimë dhe t’i radhisim gjërat sipas fikhut të prioriteteve duke vazhduar për më tej.
__________________________________
1.Gustav le Bon, Psikologjia e popujve dhe e turmave, Tiranë, Fan Noli”, f.4.
2. Buhariu, kitabul-edeb, 28/8, nr. 6114 dhe Muslimi kitabu-l- birr ves-sileve-l- adab,4/2021, nr.2609.
3. Adnan Al Araur, Menhexh ed-da’ve fi dev’i el vaki el muasir, Tiranë, 2009, Tradita.f.99.
4. Muslimi,1700.
5.Siretu Ibn Hisham, Dar Ihja, et-turaath el islami,Bejrut, bot.1, v.2, f.215, Bejrut, 1995.Ebi el Fida el Hafidh ibn Kethir Ed-dimeshki, El Bidaje ve nihaje,Dar el kutub el ilmije, bot, 1, v.5, f.52, Bejrut,1994.
6.Siretu ibn Hisham, Ibid. 4/330. Ibn Kajim el Xhevzije, Zadu-l-mead, Muesetu errisale, bot.26, 1992, v.3, f.688.
7.Ahmedi, 4/87,Ibn Hiban 2911.
8. El Isabetu,3/41, El Bejheki fu sunen el kubra,6/357.
9. Buhariu 4913, Muslimi 1479.