Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ata që kundërshtojnë shpalljen e Allahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit…” (Gafir, 56)

“U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçët (kryelartët)!" (Zumer, 72)
“Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje (kryelartësi), pse ti as nuk mund ta çash tokën as nuk mund ta arrish lartësinë e maleve”. (El Isra, 37)

Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Allahu i Madhërishëm thotë: ”Madhështia (kibri) është petku Im, Lartmadhëria (Adhamet-Izet) është mbulesa Ime dhe kushdo që dëshiron të më barazohet (me këto) do ta thyej”.
Dhe thotë: Nuk do të hyjë në Xhennet ai: në zemrën e të cilit ka thermi (kokërr melit) të mendjemadhësisë”
Dhe thotë: Pejgamberi s.a.v.s.: Mendjemëdhenjtë dhe zullumqarët në Ditën e Gjykimit do të ringjallen me madhësi të milingonës dhe njerëzit do t’i shkelin, për shkak të zhdukjes së tyre të Allahu”
Pejgamberi s.a.v.s. i tha Bilallit:
“Në Xhehennem ekziston një luginë e cila quhet Hebheb. Allahu ka të drejtë ta hedhë në të çdo zullumqarë, andaj o Bilall, ruaju mos të bëhesh prej atyre banorëve”
Dhe thotë: O Zoti im, kërkoj mbrojtje nga era e mendjemadhësisë”.
Dhe thotë: “Allahu nuk e shikon atë që petku i tërhiqte zvarrë nga mendjemadhësia”.
Dhe thotë: “Kush kryelartësohet dhe ec me mendjemadhësi do ta takojë Allahun e hidhëruar në të”.

Mbi rëndësinë e modestisë dhe përulësisë, Pejgamberi s.a.v.s. thotë:
“Allahu nuk e nderon robin më falje, e që nuk i jep meritë, dhe askush nuk përulet ndaj Allahut, dhe që Ai mos ta ngritë në shkallë më të lartë”.
Dhe thotë: “I lumi ai i cili është modest në situatë e cila nuk e kërkon”.
Allahu xh.sh. i shpalli Musait a.s. “Pranoj namazin e atyre që janë të përulur para Madhërisë Time dhe nga ata që nuk ngriten mbi krijesat e Mia, dhe nga ata që në zemrat e tyre kanë frikë ndaj Meje, dhe nga ata, që kalojnë ditën duke më përmendur Mua dhe nga ata që i ndërprejnë dëshirat dhe epshet për Mua.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“ Kur njeriu i përulet Allahut, Allahu e ngrit deri në qiellin e shtatë”.
Dhe thotë: “Përulësia e ngritë njeriun, andaj bëhuni të përulur, Allahu ju mëshiroftë!”
Dhe thotë: “Krenohem me njeriun i cili bartë diç për ta kënaqur familjen e tij,duke mënjanuar kryelartësinë nga vetja (duke i ndihmuar bashkëshortes së tij)”.


Kundërmimi i kryelartësisë


Brendia e kryelartësisë është që njeriu e sheh veten mbi të tjerët dhe ky është argument i kësaj sëmundje të rëndë.
Për këtë Pejgamberi s.a.v.s. thotë:
“Kërkoj mbrojtje nga kundërmimi i kryelartësisë”
Kundërmimi i kryelartësisë prodhon edhe veprat publike siç janë paraqitja me mendjemadhësi në ndeja, në udhëtim, duke i sjell hidhërim nëse nuk e nderojnë ose nuk nguten t’ia plotësojnë dëshirat dhe respektin e duhur.
Kjo shkakton te kryelarti mëri ndaj njerëzve, bëhet i ashpër, i vrazhdë në mësimin dhe këshillimin e tjerëve, mohon të vërtetën në dialog me të tjerët, njerëzit i shikon si gomar.
Kryelartësisë si sëmundje i është dhënë një rëndësi të veçantë, sepse njeriu me këtë cilësi nuk do të hyjë në Xhennet, qoftë nëse në zemrën e tij ndodhet sa kokrra e melit kryelartësi.
Si pasoj e kryelartësisë, fshihen tre sëmundje:

1. Kundërvimi ndaj Allahut me njërën nga atributet e Tija, sepse Kryelartësia - madhështia është petk i Tij, siç thotë Allahu se Lartmadhëria (Kibur-Adhamet) nuk i takojnë askujt tjetër. Si të jesh kryelartë-mendjemadh kur je veçse një rob i zhdukur, kur vendit s’mund t’i garantosh asgjë, po tjetrit?
2. Kryelartësia të bartë kështu që ti fillon të mohon të vërtetën dhe të nënçmon njerëzit.
Pejgamberi s.a.v.s. duke folur për kryelartësinë thotë:
“Kryelartësia është mohim i të vërtetës, nënçmim i njerëzve, ndërsa anashkalimi i të vërtetës i mbyll dyert e lumturisë, e njëjta gjë ndodhë edhe më nënçmimin e njerëzve”
Dikush ka thënë: “Allahu i ka vënë tre gjëra mbi tre tjera:
Kënaqësinë e Tij në bindjen ndaj Tij, andaj mos të duket asgjë e vogël e parëndësishme, sepse mu aty mund të jetë kënaqësia e Tij,
Hidhërimin e Tij e ka vendosur në mëkatet ndaj Tij, andaj asnjë mëkat mos e shiko si të vogël, sepse mund të ndodhë që me te të jetë hidhërimi i Tij.
Vilajetin (miqësinë-mbrojtjen) e ka vënë në mes të robëve të Tij, andaj mos e shiko askënd nga robërit si të parëndësishëm sepse ai ndoshta është i dashuri i Allahut (Evlia)”
3. Kryelartësia mund të jetë pengesa e të gjitha virtyteve të mira, sepse njeriu kryelartë nuk u dëshiron njerëzve atë që dëshiron për vete, dhe nuk mund të jetë modest ndaj tyre.


Ilaçi i kryelartësisë


Ilaçi kryesorë për mënjanimin e kryelartësisë është që njeriu të njeh veten, të mendojë që fillimi i krijimit të tij është nga lëngu që kundërmon (menia), ndërsa fundi i tij një cofëtinë që kundërmon, dhe në mes këtyre dy fazave është bartës i fecesit në trupin e tij.
Allahu i madhërishëm në Kur’an thotë:

“Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset)”. (Abese, 17-21)

Pra njeriu duhet të mendojë, që dëgjimi, të parit, fuqinë, jetën ia dhuroi Allahu.
Asnjë moment nuk është i sigurt që do t’i merret shpirti, apo mendja, apo shëndeti, dhe se fundi i tij është vdekja, dënimi dhe dhënia e llogarisë.
Nëse është nga banorët e Xhehennemit, atëherë derri është më i mirë se ai, andaj si mund të jetë kryelartë, kur është një rob në posedimin e tjetërkujt dhe njëherit i pafuqishëm.
Hasan Basriu r.a. duke parë një njeri i cili ecte me mendjemadhësi i tha: “Si po ecë kështu kur në barkun tënd ke feces.
Si mund të jetë dikush kryelartë kur së paku një herë në ditë i lanë duart nga nevojtorja, ndërsa fecesin e bartë pandërpre tërë jetën?
Me kujdes dhe vëmendje kryelartësia mënjanohet duke vërejtur çka sjellë deri te ajo.
Kjo arrihet në katër mënyra:

1. Dituria - Pejgamberi s.a.v.s. thotë:
“Pasoja e keqe e diturisë është mendjemadhësia. Dhe thotë: “Mos u Bëhuni prej dijetarëve zullumqar, sepse dituria e juaj është e vogël në krahasim me paditurinë tuaj”.
Shumë pak ka dijetar të cilët me vete nuk kanë mendjemadhësi, sepse e mendon veten që është mbi tjerët me diturinë e tij, sepse dituria është gjëja më fisnike te Allahu. Kështu dijetari e mendon veten që është më i vlefshëm te Allahu se tjerët. Ndonjëherë nga kryelartësia mendon se është obligim i të tjerëve që ti binden dhe përulën.
Në realitet ai është injorant, ngase dituria e vërtetë është njeriu me njohtë veten, Zotin e tij, fundin e tij dhe argumentet e Allahut kundër tij.
Duhet të thotë: “Filani gabon ndaj Allahut nga padituria, kurse unë nga dituria, andaj argumenti i Allahut kundër meje është më i sigurt.”
Ebu Derda r.a. ka thënë: “Kush di më shumë është më i përulur.”
Allahu xh.sh. i ka thënë Pejgamberit të vet s.a.v.s.:

“E të jesh i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty”. (Shuara, 215)

Ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“ Do të ketë grupe njerëzish që do të lexojnë Kur’an, por leximi i tyre nuk do të shkojë më larg se fyti i tyre dhe do të thonë: “Lexuam Kur’an dhe kush di më tepër se ne Kur’an dhe kush është më i ditur se ne”?
Pastaj Muhammedi s.a.v.s. u kthye nga ne dhe tha: “Ky grup është nga ju, o ummet, dhe të tillët do të jenë lëndë djegëse e Xhehennemit.”
Për këtë gjeneratat e para e ummetit kanë pasur kujdes të veçantë për këtë, kështu që Huzejfe r.a. një herë duke iu dalur imam një grupi, pasi përfundoi namazin tha:
“Ose do ta gjeni një tjetër që t’u prijë në namaz, ose do të faleni secili për vete, sepse e mendova veten si njeriun më të vlefshëm”
Na mjafton të përkujtojmë përulësinë dhe modestinë e Pejgamberit s.a.v.s. sahabeve dhe selefu salihëve.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë:
“Dijetari do të sillet Ditën e Gjykimit dhe do të hudhët në zjarr, ndërsa zorrët e tij do të kërcasin dhe sillen rreth tij sikur gomari rreth hunit, ndërsa xhehenemlinjët do ta rrethojnë duke e pyetur: “Ç’është me ty”? Ai do të përgjigjet: “Kam urdhëruar për të mirë, e vet se kam bërë, kam ndaluar të keqen, por vet e kam bërë”.
Andaj, cili dijetar është i sigurt nga kjo, e pse nuk bën llogari me vetveten nga frika e kryelartësia. Allahu xh.sh. për Bel’am b. Be’urin i cili ka qenë prej dijetarëve më të mëdhenj të beni Israilëve në kohën e vet thotë:

“E sikur të donim Ne, do ta ngrinim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (umetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë”. (A’raf, 176)

Ngase vazhdimisht ishte i bindur ndaj pasimeve të tija.
Ose siç thotë Kur’ani fisnik për dijetarët e jehudive:

“Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra”. (Xhum’a, 5)

Kryelartësia mbetet gati përherë te dijetarët që merren me dituri jo fetare, siç janë shkencëtarët e lëmive të ndryshme, dhe tek ata që nga brendia janë të prishur, dhe prishen edhe më tepër kur mësojnë dituri.
2. Shkaku i dytë Adhurimi-iabadeti - Adhuruesi (abidi) në brendinë e vet nuk është i liruar nga mendjemadhësia dhe ndonjëherë shkojnë aq larg sa nëse dikush e ngacmon apo ofendon i thotë: “Ke për të parë çfarë do t’i ndodhë”, ose “A e pe çfarë i bëri Allahu për shkak timin”.
Nuk e di ky injorant që pabesimtarët i kanë sulmuar, ofenduar, nënçmuar, lënduar pejgamberët, e prapë janë kënaqur në dunja, pa u hakmarrë askush.
Andaj detyra e abidit (rob adhurues) është të jetë i përulur para dijetarit për shkak të mos diturisë së tij dhe kur e sheh mëkatarin të thotë: “Ndoshta, brenda ka ndonjë cilësi të mire, ndërsa tek unë nga Brenda kam kryelartësi, për të cilën do të hidhërojë Allahun,sepse Allahu shikon në zemra e jo në fytyra”.
Tregohet se një njeri i keq nga beni Isarailët kishte ardhur tek një abid duke thënë në vete: “Ndoshta Allahu do të mëshiroj për shkak të bereqetit të tij. Ndërsa aidi mendoi “Çfarë kërkon tek unë ky mëkatarë “? E pastaj i tha: “Largohu nga unë”. Pastaj Allahu xh.sh. i shpalli nëpërmes pejgamberit të asaj kohe: “Thuaj, e fala mëkatarin, ndërsa ia shkatërrova veprat abidit”.
Ata’es-Sulemi i njohur për ibadetin e tij kur frynte erë e madhe thoshte: “Kjo po ndodhë për shkak timin, e sikur Ata do të vdiste, njerëzit do të liroheshin nga këto brenga”.
Njëri në Arefat thoshte: “Do të shpresoja se të gjithë haxhinjët do t’i përfshinte mëshira e Allahut, sikur unë të mos isha në mesin e tyre.”
3. Shkaku i tretë i kryelartësisë është prejardhja e tij, familja.
Ilaçi është të kujtuarit nga je krijuar ti, babai – nga sperma e cila kundërmon, ndërsa gjyshi yt është bërë dhe.
4. Shkaku i katërt, kryelartësia për shkak të pasurisë, bukurisë dhe pasuesve të shumtë .
Mos u kreno me pasuri se ajo humbë brenda natës, nuk je i sigurt nga hajnat dhe përgjegjësia te Allahu është shumë e madhe.
Mos u kreno me bukuri se disa puçrra dëmtojnë fytyrën tënde, sikur të mos lahesh një javë do të kundërmosh me erë djerse dhe fecusi. Mos të flasim kur vie pleqëria, çfarë ndodhë me bukurinë tënde.
Në realitet njeriu është burim i plehrave dhe papastërtisë.
Pejgamberi a.s. ka thënë:
“ Tri gjëra janë poshtëruese: Koprracia, lakmia dhe të hutuarit e njeriut me vetveten”.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi