Ishe ti që na mësove të kërkojmë falje, prandaj ne në këto çaste po e zbatojmë një këshillë tënden. Çfarë janë vallë këto fjalë e fjali që unë po i radhis, e sikur po harroj se ti ke qarë dhe je përmalluar për mua, për ne, për ymetin, për vëllezërit dhe motrat tua që jetojmë edhe në këtë shekull, me çka i habite e sahabët tu.

Na fal ja Resulullah për ngutjen në hytben e kaluar kur folëm për salavatet ndaj teje. Na fal që e trajtuam salavatin me nguti, vetëm se kishte shi atë ditë.
Më fal mua dhe vëllezërit e mi që u falën jashtë xhamisë dhe të cilët nuk ishin të koncentruar për ta dëgjuar vlerën e salavateve ndaj teje.
Më fal ja Resulullah që të kërkojë falje dhe që me këtë mendoj se po e kryej obligimin ndaj teje, e po të dal haku për të gjithë atë që ke bërë për mua, për vëllezërit dhe motrat e mia, për ymetin islam dhe për mbarë njerëzimin. Ndonëse po harrojmë, por edhe sikur 24 orë të mos i ndalnim salavatet ndaj teje nuk do të dilnim hakut. Gjithë jetën tonë me zbatimin e sunetit tënd, prapë nuk do të dilnim hakut. Edhe sikur të flisnim dhe të dëgjonim 24 orë për selamin dhe salavatet, edhe sikur çdo frymë e jona të shoqërohej me salate, prapë assesi nuk do të dilnim hakut.
Ishe ti që na mësove të kërkojmë falje, prandaj ne në këto çaste po e zbatojmë një këshillë tënden. Çfarë janë vallë këto fjalë e fjali që unë po i radhis, e sikur po harroj se ti ke qarë dhe je përmalluar për mua, për ne, për ymetin, për vëllezërit dhe motrat tua që jetojmë edhe në këtë shekull, me çka i habite e sahabët tu. Një ditë atyre u the: “Sa më ka marrë malli për vëllezërit e mi!” E sahabët e habitur të thanë: “A nuk jemi ne vëllezërit tu?!” Ti ju the atyre: “Jo, ju jeni shokët e mi, ndërsa vëllezërit e mi janë ata që do të vijnë në të ardhmen dhe do të më besojnë pa më parë.” Ti u përmallove për ne o Habibi i Allahut. Ti qave për ne dhe pate të drejtë o Nebij i Allahut. Ti edhe lutjen më të veçantë që i është premtuar përgjigjja për të çdo pejgamberi, nuk e përdore për veten tënde, ti edhe atë e rezervove për ne.
E unë sot pyet veten time, a e meritojmë ne gjithë këtë nder? A e meritojmë ne gjithë këtë dashuri e kujdes?! Ebu Hurejra r.a. ka thënë: “Një ditë i ofruam të Dërguarit të Allahut mish për të ngrënë, iu ofrua një copë shpatull të cilën e pëlqente shumë. Ai kapi prej saj një copë me majat e dhëmbëve dhe tha: “Unë do të jem zotëria i njerëzve në Ditën e Kiametit, dhe a e dini pse? Allahu do t’i grumbullojë njerëzit në Ditën e Kiametit, të parët dhe të fundit në një rrafsh të vetëm, ku i arrin zëri i thirrësit dhe i përfshinë shikimi, e dielli do të afrohet aq sa njerëzit ndiejnë vështirësi dhe pikëllim, aq sa nuk i rezistojnë dot. Disa njerëz do t’u thonë disa të tjerëve: A nuk e shihni se në çfarë gjendje jemi? A nuk e shihni se çfarë ju ka rënë? A nuk e shikoni se kush mund të ndërmjetësojë për ju te Zoti juaj? Disa të tjerë do të thonë: Shkoni tek Ademi. Ata do të shkojnë dhe i thonë: “O Adem! Ti je babai i njerëzimit, Allahu të ka krijuar me Duart e Tij, ka fryrë te ti nga shpirti i krijuar prej Tij, si dhe ka urdhëruar engjëjt e aty të ranë ty në sexhde, ndërmjetëso për ne te Zoti yt, a nuk e sheh se deri ku ka arritur çështja?!” Ai iu thotë: “Zoti im është zemëruar sot si kurrë më parë, e kurrë nuk do të zemërohet më pas si tani. Ai më ndaloi nga “pema” që të mos haja prej saj, e unë e kundërshtova. Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër, shkoni te Nuhu.” Ata do të shkojnë te Nuhu dhe do i thonë: “O Nuh! Ti je i pari i të dërguarve, Allahu të ka quajtur “Rob falënderues”, ndërmjetëso për ne te Zoti yt. A nuk e sheh se në çfarë gjendje jemi?! A nuk e sheh se deri ku ka arritur çështja?!” Ai u thotë: “Zoti im është zemëruar sot si kurrë më parë, e kurrë nuk do të zemërohet më pas si tani. Një lutje (të pranuar) që e kam pasur, e bëra kundër popullit tim. Vetja ime! Vetja ime! Shkoni tek Ibrahimi.” Ata do të shkojnë tek ai dhe do i thonë: “Ti je i Dërguari i Allahut dhe mik i Tij nga banorët e Tokës, ndërmjetëso për ne te Zoti yt. A nuk e sheh se në çfarë gjendje jemi?! A nuk e sheh se deri ku ka arritur çështja?!” Ai u thotë: “Zoti im është zemëruar sot si kurrë më parë, e kurrë nuk do të zemërohet më pas si tani dhe u kujton atyre “gënjeshtrat” e tij. Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Musa.” Ata do të shkojnë te Musa dhe do i thonë: “O Musa! Ti je i Dërguar, Allahu të ka përzgjedhur duke të dhënë shpallje (Risaleh) e duke të folur drejtpërdrejt, ndërmjetëso për ne te Zoti yt. A nuk e sheh se në çfarë gjendje jemi?! A nuk e sheh se deri ku ka arritur çështja?!” Ai u thotë: “Zoti im është zemëruar sot si kurrë më parë, e kurrë nuk do të zemërohet më pas si tani. Unë kam vrarë një njeri, për të cilin nuk isha i urdhëruar ta vrisja. Vetja ime! Vetja ime! Shkoni tek Isai.” Ata do të shkojnë tek Isa dhe do i thonë: “O Isa! Ti je i Dërguari i Allahut, u ke folur njerëzve kur ishte në djep, ti je Fjalë prej Tij (Allahut), të cilën Ai e vendosi te Merjemja si shpirt i krijuar prej Tij. Ndërmjetëso për ne te Zoti yt. A nuk e sheh se në çfarë gjendje jemi?! A nuk e sheh se deri ku ka arritur çështja?!” Isai u thotë: “Zoti im është zemëruar sot si kurrë më parë, e kurrë nuk do të zemërohet më pas si tani dhe nuk i përmend ndonjë gabim. Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër, shkoni te pejgamberi Muhamed.” Ata shkojnë te pejgamberi Muhamed dhe i thonë: “O Muhamed! Ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e lajmëtarëve (nebijjun), Allahu t’i ka falur gabimet e kaluara dhe të mëvonshme, ndërmjetëso për ne te Zoti ty. A nuk e sheh se në çfarë gjendje jemi?! A nuk e sheh se deri ku ka arritur çështja?!” E unë nisem dhe shkoj nën Arshin e Allahut dhe bie në sexhde për Zotin tim, pastaj Allahu më frymëzon për disa lavde dhe falënderime për Të, e të cilat nuk ia kishte frymëzuar askujt para meje. E pastaj thuhet: “O Muhamed! Ngrije kokën, kërko e do të të jepet, ndërmjetëso dhe do të të lejohet.” E ngre kokën dhe them: “O Zot! Ymeti im, ymeti im!” Pastaj thuhet: “O Muhamed! Fut në Xhenet nga porta e djathtë e portave të Xhenetit prej ymetit tënd atë që nuk ka llogari, e ata do të hyjnë me njerëzit edhe nga portat e tjera veç kësaj.” Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, distanca ndërmjet dy anëve të një dere prej dyerve të Xhenetit është sa distanca ndërmjet Mekës dhe Hexherit (qytet në lindje të Medinës), ose sa distanca ndërmjet Mekës dhe Busras (qytet në jug të Sirisë).” 1
Po ashtu, ti ja Resulullah na dhe myzhde me thënien: “Më i lumturi i njerëzve me shefatin – ndërmjetësimin tim në Ditën e Gjykimit do të jetë ai që ka thënë sinqerisht, me gjithë zemër e shpirt, La ilahe il-la Allah.”
Ai që e thotë me gjithë zemër e me shpirt, La ilahe il-la Allah, assesi nuk i harron farzet me të cilat Zoti na ka nderuar, duke mos rënë në harame, me të cilat Zoti na ka mbrojtur së pari këtu e mandej edhe në botën tjetër.

Ai që e thotë me gjithë zemër e me shpirt, La ilahe il-la Allah, nuk e harron të Dërguarin e Tij, a.s., dashurinë ndaj tij, salavatet e shumta për të a.s., kurrsesi nuk e harron sunetin e tij. Ai do t’i qëndrojë besnik rrugë së tij, a.s., dhe zemra e tij do të parfumohet e do të lulëzoj me salavate. Sal-l Allahu alejke ja Resulullah.



1. Buhariu 5/225, kreu i tefsirit, surja El-Isra, Muslimi 1/184, kreu i besimit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi