Agjërimi, ilaç kundër sulmit në zemër dhe në tru


Mesatarja e kohëzgjatjes së agjërimit nuk kalon më shumë se 14 orë, kohë ideale për një gjendje stabile të organizmit e cila mbahet si rezultat i mekanizmave të koordinuar fiziologjik.
Gjatë hulumtimit shkencor, thuajse të gjitha rezultatet biokimike te personat agjërueshem rezultuan brenda vlerave normale.
Gjatë agjërimit, shtohen nivelet e magnezit (Mg) në serum të gjakut, kur dihet se magnezi ka efekt kardiovaskular mbrojtës, ai përdorët edhe si preparat në parandalimin dhe trajtimin e sulmeve të zemrës. Ai po ashtu ka vetitë anti-trombocitike dhe parandalon zgjatjen e mpiksjes së gjakut.

Preventivë kundër infarktit kardiak dhe cerebral:
Magnezi është një stabilizues aktiv i cili vepron në fluksin e natriumit/kaliumit/kalciumit në nivelin e membranave qelizore. Prandaj, ai parandalon çrregullimet (dis-ritmitë) kardiake dhe cerebrale.

Agjërimi, nëpërmjet efekteve të dobishme të magnezit, parandalon formimin e ateromave dhe shpërndan pllakat ateromatoze (pllakat yndyrore në enët e gjakut) të cilat janë përgjegjëse për sulmet në zemër dhe në tru. Prandaj, agjërimit është proces aktive në rigjenerimin e organizmit që nga niveli bazal i metabolizmit.
Po ashtu, rritja natyrshëm e nivelit të magnezit, shton aktivitetin fibrinolitik të gjakut, proces i cili ndikon në parandalimin dhe shpërbërjen e koagulimit eventual në enët e gjakut.

Agjërimi i muajit Ramazan vë në praktikë aforizmin “mendja e shëndoshë në trup të shëndetshëm”. Gjatë agjërimit, përveç tjerash, shtohet edhe sekretimi i hormonit të rritjes (GH) nga gjëndra e hipofizës. Ky është një hormon anabolik përgjegjës për sintezën e proteinave dhe kolagjenit, i cili ndikon në ekuilibër pozitiv të nitrogjenit në gjak. Ky hormon gjithashtu stimulon eritropoezen, pra prodhimin e qelizave të gjakut.

Kështu dita-ditës del në pah mrekullia e agjërimit si një recetë hyjnore, sepse vetë Zoti e përshkroi atë në Kur’an, sikur edhe në librat tjerë të shenjtë, të mëhershëm.
Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!



Rrahman FERIZI


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme