Vlerat e shumta të hurmës

Sipas studimit të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye bëhet e ditur se me anë të dietës e cila konsiston në ngrënien e tre hurmave një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do ta keni më të lehtë të dobësoheni.

Dieta me hurmë ishte dhe tema e studimit. U analizuan të sëmurët të cilët kanë dhënë katër kile në muaj duke konsumuar hurmë një orë para vakteve. Hurma këshillohet të konsumohet sepse përmban të gjitha llojet e vitaminave dhe të jep ndjesinë e ngopjes. Specialistët të cilët realizuan studimin sugjerojnë që gjatë muajit të ramazanit iftari të hapet me hurmë.

Spitali i studimeve Umraniye është duke analizuar hurmën nga ana shkencore. ‘Pa bërë asnjë ndryshim në programin e ushqyerjes , pacientët tanë obezë kanë konsumuar nga tre hurma një orë para ushqimit. Në këtë mënyrë kanë dhënë tetë kile për dy muaj. ‘ –shprehet shefi i klinikës së spitalit studimor Umraniye Doç. Dr. Mesut Ba?ak.

Me dietën e bërë duke ngrënë nga tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës është vërtetuar se dobësoheni më shpejt sepse hurma të jep ndjesinë e ngopjes dhe përshpejton lëvizjet e zorrëve . Tani ky fakt do të argumentohet me anë të të dhënave mjekësore.

Të gjitha brenda saj

Në studim është analizuar dhe përbërja e hurmës. Të dhënat tregojnë se hurma është një produkt i pasur me vlera ushqyese. 100 gr hurmë përmban 65 gr karbohidrate, 2 gr proteina dhe 0,2 gr yndyrna. Ngaqë përmban sheqer fruktoz nuk përbën asnjë rrezik as për të sëmurët me diabet. Është i vetmi produkt i cili përmban sheqer, proteina dhe yndyra.

Ajo përmban dhe 21 % fibra të cilat ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të zorrëve duke parandaluar kapsllëkun. Përveç vitaminave A,D,B1, B6, C përmban dhe vitaminat antioksiduese. Përveç mineraleve si hekur, magnez, zink përmban dhe sodium, kalcium. Përkrah veçorive pozitive hurma nuk përmban fare kolesterol.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme