Praktika vjetore për ngritjen e Kisva-së (mbulesa e Qabesë) në përgatitje për sezonin e Haxhit është planifikuar për të dielën mbrëma, 20 qershor 2022, sipas programit.
Çdo vit pjesa e poshtme e Kisva-së së Qabes, pëlhura e zezë e mbështjellë në faltoren e shenjtë, do të ngrihet rreth 3 metra në përgatitje për sezonin e ri të Haxhit. Pjesa e ekspozuar do të mbulohet me një leckë të bardhë pambuku rreth dy metra në të katër anët nga rrobaqepësit.
Kjo procedurë bëhet çdo vit para sezonit të Haxhit. Kjo është një masë paraprake për të parandaluar që njerëzit të dëmtojnë Kisva-në. Disa pelegrinë priren të prekin dhe të tërheqin pëlhurën e zezë derisa sillen rreth Qabes. Kjo gjithashtu ruan pastërtinë dhe sigurinë e Kisva-së.
Jo vetëm që ngrihet, por ajo edhe zëvendësohet një herë në vit, pikërisht në ditën e nëntë të Dhul Hixhes duke ndjekur hapat e Profetit Muhamed a.s. dhe shokëve të tij.
Kisva do të zëvendësohet gjatë Haxhit kur pelegrinët mblidhen në malin Arafat për t’i pritur haxhinjtë mëngjesin e ardhshëm.
Tregohet se pas pushtimit të Mekës në vitin 9 hixhri, Profeti Muhamed a.s. e mbuloi Qaben me rroba jemenase ndërsa kryente haxhin e tij të lamtumirës.
Kisva është punuar nga mëndafshi i papërpunuar i lyer me ngjyrë të zezë që peshon rreth 670 kilogramë, 120 kilogramë fije ari, gjithashtu 100 kilogramë fije argjendi. Pëlhura e zezë qepet me ajete Kur'anore duke përdorur fije të veshura me ar.