Myftiu Tërnava takoi mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut

Drejtoria fetare-arsimore e drejtuar nga kryeimami Vedat Sahiti dhe Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës kanë organizuar takimin përmbyllës me mualimet nga e gjithë Kosova.

Ky takim kishte për qëllim të shpalosë punën një vjeçare të mualimeve, si dhe për të diskutuar planet dhe programet që do realizohen në vitin e ardhshëm.

Kryeimami falënderoi Departamentin e Gruas dhe të gjitha mualimet për angazhimet e sukseset që kanë arritur përgjatë këtij viti.

Ai ritheksoi mbështetjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame për avancimin e grave në fusha të ndryshme.

Kurse udhëheqësja e Departamentit të Gruas, Vaxhide Bunjaku, prezantoi punën një vjeçare, duke përmendur një sërë aktivitetesh, si trajnime, programe për muajin Ramazan, dua hatmeje, programe për muajin e Mevludit, etj.

Në këtë takim prezent ishte edhe Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili foli për pozitën e lartë që feja islame i dha femrës.

Mes tjerash Myftiu falënderoi mualimet për angazhimin e tyre, duke i inkurajuar që të punojnë edhe në të ardhmen. Ai iu ofroi mbështetje të vazhdueshme në punën që bëjnë.

Ndërkohë këshilltari i Çështjeve Fetare pranë ambasadës turke përgëzoi mualimet për punën dhe tha se bashkëpunimi që kanë me Bashkësinë Islame në krye me Myftiun Naim ef. Tërnava e bën të ndihet i lumtur dhe i nderuar.

Departamenti i Gruas e përmbylli vitin 2022 me një sërë aktivitetesh që rezultuan me suksese të mëdha.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik