Libri “Muhamedi a.s. profeti islam”, shpërndahet tek vijuesit e mësim-besimit në xhamitë e vendit

Libri “Muhamedi a.s. profeti islam” nga Imam Vehbi Ismaili e ribotuar së fundi nga shtëpia botuese “Dituria Islame”, po shpërndahet tek vijuesit e mësim-besimit në xhamitë e vendit.

Mualimet të cilat janë angazhuar që ky libër të shkojë në duart e lexuesve të vegjël, thonë se fëmijët e kanë pritur shumë mirë librin, nga i cili do të mund të mësojnë për jetën dhe veprimtarinë e profetit Muhamed a.s.

Rreth tre mijë kopje të këtij librit pritet të shpërndahen në të gjitha xhamitë e vendit, ku një numër i konsiderueshëm i tyre tashmë është shpërndarë.

“Muhamedi a.s. profeti islam” është një libër që iu dedikohet formimit të fëmijëve dhe të rinjëve në frymën e vërtetë islame.

Një libër që bartë vlerat e pamohueshme edukative e formuese që janë në interes për formimin e përgjithshëm të brezit të ri.
Ky libër është financuar nga “Rahma International Society”.