Sheriati islam e ka ndaluar kategorikisht monopolin. Pejgamberi a.s. për këtë ka thënë: “Nuk depoziton përveçse mëkatari.”
Feja islame e ka ndaluar monopolin duke nxitur konkurrencë në mesin e tregtarëve dhe
ruajtjen e ekuilibrit në ofertë dhe kërkesë. Feja islame inkurajon për shpenzime dhe prodhim duke ruajtur vazhdimësinë e ofertës, stabilitetin e çmimit dhe likuidimin e krizave rrënjësisht.
Ma’mer ibën Abdilahu tregon se Resulullahu a.s. ka thënë: “Nuk bën monopol përveçse gabimtari.”(1)
Fjalët e panjohura
Nocioni ?– ihtikar rrjedh nga fjala el-hiker, që d.m.th. padrejtësi. Kuptimi është: e ka blerë, e ka fshehur, e ka izoluar për t’u pakësuar dhe për t’u shtrenjtuar. Themi ihtekere ta’ame, pra e ka izoluar, e ka fshehur ushqimin duke pritur që çmimi i tij të rritet. Kjo nënkupton një nocion më të gjerë që quhet monopolizim.
Fjala (hatiu) ka kuptimin e gabimtarit, mëkatarit.
Shpjegimi i hadithit
Hadithi bazë tregon se çështja e monopolizimit është e ndaluar. Nëse kthehemi te mendimet e dijetarëve – fekihëve, do të shohim se ka kundërthënie në atë që konsiderohet ose jo monopol, pastaj cilat janë gjërat ku nuk lejohet monopoli apo spekulimi.
Grupi i parë: Pjesa dërrmuese e dijetarëve thonë se monopoli përfshin çdo send që është interes i njerëzve. Izolimi i artikujve të tillë konsiderohet vështirësi për njerëzit, pavarësisht a është ushqim, rroba, ar, argjend ose gjëra të tjera me vlerë. Pra, monopoli i çdo sendi është i ndaluar pa bërë përjashtim asgjë prej pasurisë.
Për këtë si argument kemi hadithin:“Kushdo që bën monopol në diçka që ka për qëllim të ngrejë çmimin ndaj myslimanëve, ai është gabimtar (mëkatar).”(2)
Grupi i dytë: Këta dijetarë mendojnë se monopoli ndodh vetëm në atë që është ushqim për njerëzit dhe kafshët. I këtij mendimi është El-Hadevije dhe sha?itë.(3)
Sipas tyre, monopoli lejohet në gjëra që nuk janë ushqim. Ky grup dijetarësh çështjen e monopolit e ku?zojnë me ushqimin e njerëzve dhe kafshëve, ngase këtu është urtësia e ndalimit të monopolit për shkak se kemi të bëjmë me një të keqe që u bën dëm njerëzve në përgjithësi. Njerëzit dëmtohen pikërisht nga monopoli i ushqimit të tyre dhe të kafshëve, ndërsa për monopolet e tjera nuk konsiderohet dëmtim. Hadithet e përgjithshme këta dijetarë i kanë kushtëzuar me shkakun e dëmtimit, e në këtë rast është ushqimi.
Grupi i tretë: Dijetarët e këtij grupi mendojnë se monopoli është i ndaluar vetëm në gjërat ushqimore për njerëzit. Ajo që nuk është ushqim për njerëzit lejohet të bëhet monopol. Ajo që nuk është ushqim, por është e nevojshme për njerëzit, tek ajo lejohet monopoli. Këtu hyn edhe ushqimi i kafshëve, që konsiderohet monopol i lejuar. Ky grup, hadithet e përgjithshme i kanë kushtëzuar me veprimin e sahabit që është transmetues i hadithit bazë.
I është thënë Seid ibën el-Musejjibit se ti po bën monopol, por ai është përgjigjur se edhe Ma’mer bin Abdullahu(4) ka bërë monopol.
Ibën Abdul Berri ka thënë: “Ata të dy kanë bërë monopol në vaj.”
Këta të dy hadithin e kanë kuptuar se ka të bëjë me monopolin e ushqimit në rast nevoje e jo në gjëra të tjera. Të këtij mendimi janë edhe Ebu Hanife dhe Sha?u.(5) Sipas tyre monopoli është në gjëra ushqimore, ndërsa vaji nuk është ushqim i drejtpërdrejtë.
Ajo që mund të konkludohet nga këto tre grupe dijetarësh është se mund të themi se monopoli është i ndaluar në çdo gjë për të cilën njerëzit kanë nevojë. Shkaku i ndalimit të monopolit është se njerëzit dëmtohen në nevojat e tyre. Kështu që çdo gjë që prek dhe dëmton nevojat e njerëzve, pavarësisht a është ushqim i tyre apo i kafshëve, veshje, ari, argjend konsiderohen monopol dhe një gjë e tillë është e ndaluar.
Kemi raste kur njeriu nga frytet e tokës së tij, një pjesë të të korrave e depoziton për nevoja familjare për një vit, atëherë ky depozitim nuk futet nën ombrellën e monopolit. Po ashtu nëse personi importon një produkt nga jashtë vendi, që nuk i shkakton dëm vendasve të tij, një gjë e tillë nuk konsiderohet monopol.
Hadithi bazë konsiderohet prej haditheve që në ?llim u mungon transmetuesi, sahabiu
Ashtu siç e transmeton Imam Muslimi në “Sahihun” e tij nga Seid bin Musejjib.
Depozitimi i pasurisë (monopoli)
Me depozitim të pasurisë (monopol) nënkuptojmë blerjen e artikujve dhe depozitimin e tyre që ato të pakësohen ose të mos gjenden në treg në mënyrë që njerëzit të privohen nga ato dhe kjo të nxitë ngritjen e çmimit. Kështu tregtari arrin të ?tojë shumë?sh më tepër se ?timi normal.
Kjo dukuri e shëmtuar zhvillohet me ngritjen e çmimeve nga sanksionet që bëjnë depozituesit ndaj konsumatorëve. Po ashtu, mund të zhvillohet nga një grup i vogël biznesmenësh, të cilët artikujt i ku?zojnë për biznesmenë të caktuar dhe përmes kësaj ata arrijnë të monopolizojnë dhe të rrisin çmimet, e në anën tjetër largojnë konkurrencën në treg.
Sheriati islam e ka ndaluar kategorikisht monopolin. Pejgamberi a.s. për këtë ka thënë: “Nuk depoziton përveçse mëkatari.”(6)
Në thënien tjetër të Pejgamberit a.s. thuhet: “Dhënësi është i furnizuar, ndërsa depozituesi është i mallkuar.”(7)
Në të dy hadithet e lartcekura shihet qartë se kush është mëkatar dhe i mallkuar, edhe vepra e tyre është e ndaluar. Shkaku i ndalimit është i qartë, ngase dëmi bie mbi konsumatorët dhe nuk ekziston ndonjë ekuilibër ndërmjet çmimit dhe artikujve. Këtu kemi edhe një rregull që përfshin të gjitha shitblerjet, e që për burim ka fjalën e Pejgamberit a.s.: "Mos i bëj dëm vetes e as mos u bëj dëm të tjerëve.”(8)
Kështu që në ato raste ku i bëhet dëm vetes dhe të tjerëve, edhe vepra që është shkak për to mbetet e ndaluar.
Të ndaluarit e monopolit rezulton në pengimin e krizave ekonomike. Ky ndalim pengon shfrytëzimin e nevojtarëve, dominimin dhe monopolin, rritjen astronomike të çmimeve, pengon krizat ekonomike dhe kriminalitetin në ekonomi, duke mos i lënë tregtarët të realizojnë interesat e tyre me ?time kolosale.
Monopoli në gjërat ushqimore
Monopoli nuk përcaktohet vetëm në gjërat ushqimore, por përfshin çdo gjë që magazinohet dhe u shkakton dëm njerëzve. Dijetarët islamë këtë problem e kanë zgjidhur përmes stabilizimit të çmimeve, duke u imponuar tregtarëve çmime të caktuara ku as tregtari e as konsumatori nuk mbetet i zhgënjyer.
Ibën Kajimi ka thënë: “Tregtarëve duhet t’u caktohen çmimet dhe mos të shesin përveçse sa u takon, e as të mos blejnë përveçse sa u takon. E nëse i lejojmë ata të shesin dhe të blejnë sipas qejfeve të tyre, kjo do të konsiderohej mizori për njerëzit, mizori për shitësit dhe mizori për blerësit.” Pastaj tha: “Konkluza e kësaj çështjeje është që interesi shoqëror të dominojë me vendosjen e çmimeve reale, të drejta pa nënçmim dhe përbuzje.”(9)
Nëse artikulli ka çmimin e vet normal dhe tregtarët bëjnë marrëveshje për monopolizim të tij, atëherë përgjegjësia i bie Ministrisë së Tregtisë. I mbetet obligim asaj të ndërhyjë dhe t’i detyrojë tregtarët që artikullin e përbashkët ta shesin me çmim real ose të parashohë masa ndëshkuese që do t’i detyronin tregtarët të shisnin pa i shfrytëzuar konsumatorët.
Në vazhdim Ibën Kajimi thotë: “Për këtë i takon përgjegjësit (ministrisë) që monopolistët t’i detyrojë që atë mall që kanë ta shesin me çmim të arsyeshëm edhe kur njerëzit kanë nevojë të patjetërsueshme për të. Kjo është e njëjtë edhe për atë që ka rezerva ushqimore dhe njerëzit kanë shumë nevojë për atë ushqim.”(10)
Feja islame e ka ndaluar monopolin duke nxitur konkurrencë në mesin e tregtarëve dhe ruajtjen e ekuilibrit në ofertë dhe kërkesë. Feja islame inkurajon për shpenzime dhe prodhim duke ruajtur vazhdimësinë e ofertës, stabilitetin e çmimit dhe likuidimin e krizave rrënjësisht.
Meqenëse dhënësi dhe ndihmuesi janë të furnizuar e depozituesi është i mallkuar, kjo tregon qartë se çdo ?tim që vjen nga monopoli është i ndaluar për arsye se bie në kundërshtim me legjislacionin e Sheriatit islam. Kështu ?timi nga monopoli vishet me mallkim ngase konsumatorët detyrohen të shpenzojnë pasuri pa pëlqimin e tyre, por të imponuar se kanë nevojë për ata artikuj. Këta njerëz monopolistë e tërheqin pasurinë e njerëzve pa të drejtë, pa lejen e tyre dhe në formë përbuzëse. Kjo është e ndaluar nga legjislacioni islam si për konsumatorët ashtu edhe për pronarët e pasurisë.
________________________
1. “Sahihu Muslim”, vëll. VIII, fq. 313, nr. 3013.
2. “Musned Ahmed”, vëll.XVII, fq. 305, nr. 8263.
3. Esh-Shevkanij, “Nejlul evtari”, vëll. V, fq. 233.
4. Ma’mer bin Abdilah është transmetuesi i hadithit bazë: “Nuk bën monopol, përveçse gabimtari”.
5. Es-Sananij, “Subul s-selam”, vëll. III, fq. 25.
6. “Sahihu Muslim”, bi sherh En-Nevevij, vëll. XI, fq. 44.
7. “Sunen Ibën Maxhe”, vëll. VI, fq. 375, nr. 2144.
8. “El-Mu?edrek ala sahihajn”, lil Hakim, vëll. II, fq. 66, nr. 2345.
9. “Et-Turuk el-hikmije ?s siase esh sherije li IbËn Kajim”, fq. 260.
10. Ibid, fq. 254, 255.