Një njeri shkon te dijetari dhe i thotë:
- Jam i martuar qe disa vite dhe kam fëmijë, por vitet e fundit kam vërejtur se gruaja ime nuk më tërheqë më.”
Dijetari fillon ta pyet:
- A mos ka shtuar ajo në peshë?
- Jo, ajo duket njëjtë, iu përgjigj njeriu.
- A mos i ka ndodhur ndonjë aksident, dhe ka ndonjë deformim në fytyrë?
- Jo, jo ... ajo duket njëjtë.
Dijetari e vërejti se problemi nuk qëndron te gruaja, por te vetë njeriu. Prandaj e pyeti:
- A e ke të vështire ta ulësh shikimin kur gratë tjera ecin para teje?
Njeriu u skuq dhe nuk u përgjigj...
- Kur njeriu kënaqet në haram, bie në dashuri me haramin, ushqehet flenë dhe merr frymë në haram, atëherë atij hallalli i bëhet i neveritshëm, i tha dijetari.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi