Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit


Kryeministri Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se në festë e sakrificës të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët.

“Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson.

Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, shkruan Kryeministri Kurti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti për urime të Fiter Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike (video)