Meka, Arabia Saudite, vendi më i shenjtë për myslimanët, është goditur nga një stuhi dhe shira ekstreme, duke i detyruar banorët të qëndrojnë brenda dhe autoritetet të mbyllin shkollat.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë pelegrinët e lagur duke kryer tavafin rreth Qabes, një pamje që rrallë shihet.
Ndërsa skena të pazakonta të besimtarëve mund të shiheshin rreth Qabesë, vendi drejt të cilit myslimanët nga e gjithë bota kthehen gjatë lutjes, një video tjetër tregoi rrufe duke goditur hotelin ikonik Fairmont Makkah Clock Royal Tower.
Hussain al-Qahtani, një zëdhënës i Qendrës Kombëtare për Meteorologji, njoftoi në mediat sociale se stuhia solli erëra që kalojnë 80 kilometra në orë në Mekë.
Pamjet video tregojnë gjithashtu përmbytje të lehta në pjesë të tjera të Mekës.
Situata dukej e ngjashme me atë të vitit 2015, kur shiu rrëzoi një vinç në Xhaminë e Madhe, pranë Qabesë, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Autoritetet saudite nuk raportuan për viktima apo incidente të rëndësishme si pasojë e stuhisë të së martës.
Sipas banorëve, përmbytjet e shpejta ishin ulur kryesisht nga mëngjesi i së mërkurës, por situata mund të rezultojë ende e rrezikshme.
Qendra Meteorologjike paralajmëroi të mërkurën për stuhi të reja që sjellin shi, erë dhe bubullima në rajonin e Mekës dhe gjetkë në Arabinë Saudite.
Qeveria Rajonale e Mekës ka njoftuar se shkollat në disa pjesë të Mekës do të mbyllen të mërkurën dhe mësimet do të mbahen në platformën -learning "në interes të sigurisë së të gjithëve".
Banori i Mekës, Abu Mayyada tha për AFP-në se ishte jashtë kur "gjithçka u nxi para meje".
“Papritmas humba kontrollin e automjetit. Nuk mund të shihja asgjë. Nuk e dija se çfarë po ndodhte”, tha ai.
Banori i Mekës, Mohammed, i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha se skenat rreth Xhamisë së Madhe ishin të tmerrshme.
Gjithçka ndodhi brenda pak minutash kur shiu filloi të binte në mënyrë të ‘çmendur’”, tha ai.
Një tjetër banor, Jusuf, tha se gushti zakonisht sjell erëra të forta në Mekë, por stuhia e së martës ishte "më e keqja" që mund të kujtonte.