Si do të duket Mesxhid al-Haram në vitin 2030



Është zbuluar pamja e re e zgjerimit të Xhamisë së Madhe. Në një video të shpërndarë në internet, shihet se të gjitha rrugët për në Mesxhid al-Haram do të pësojnë një ndryshim të rëndësishëm.


Gjatë gjithë vitit, Arabia Saudite mirëpret miliona haxhinj që vijnë për të kryer haxhin dhe umren .

Arsyeja kryesore e zgjerimit është akomodimi i haxhinjve që vijnë për të kryer Umren ose Haxhin. Për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre, qeveria e Arabisë Saudite po merr masa të shpejta për të ofruar shërbime të klasit botëror.

Siç mund ta shihni, modeli i ardhshëm i Mesxhid al-Haram tregon shumë hotele që po ndërtohen rreth Qabesë dhe rrugëve që të çojnë direkt në Xhaminë e Madhe.