Myftiu Tërnava takohet me koordinatorët e Shoqatës “Bereqeti”.


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, takoi koordinatorët e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë këtij takimi Myftiu Tërnava, përgëzoi koordinatorët për punën e bërë, mirëpo kërkoi të angazhohen edhe më shumë që të jenë pranë secilës familje nevojtare në çdo cep të Kosovës që ka nevojë për dorën e “Bereqetit”. Veç të tjerash, gjatë këtij takimi u diskutua për projektet e tjera që synojnë të jenë në shërbim të familjeve nevojtare.

Nga ana e tyre koordinatorët e “Bereqetit” shfrytëzuan rastin që të urojnë Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ata falënderuan Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme që çdoherë u ka dhënë në iniciativat dhe projektet e tyre.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme