Gjërat që bien ndesh me Njëshmërinë e Allahut të Lartësuar


Njëshmëria e Allahut xh.sh. është epiqendra e besimit islam dhe, si e tillë, është gjëja me e rëndësishme në tërë Islamin. Para se të sqarojmë disa gjëra që bëjnë disa myslimanë, për veprimin e të cilave kanë dalë prej besimit, shkurtimisht do të sqarojmë përkufizimin e Njëshmërisë. 
Përkufizimi i Njëshmërisë 


Ibn Kajimi thotë: Njëshmëria është dy llojesh: 
Njëshmëria në të njohur dhe në të pranuar. Në këtë lloj hyn “Teuhidu Rrububuje, El’Esma dhe Es’Sifat”, që ka domethënien: besimtari të pranojë ekzistimin e Allahut të Madhëruar, cilësitë e Tij të përsosmërisë, të pranojë se Ai është i pari dhe i fundit (i pafillim dhe i pambarim), Krijuesi, Furnizuesi, Mbizotëruesi, Planifikuesi, Fuqiploti, i Gjithëdijshmi, i Urti, Ai që ka dëshirë dhe të folur absolut, me një fjalë pranimi i tërë asaj për se cilësohet dhe emërohet Allahu i Lartësuar. 
Njëshmëria në lutje dhe synim. Në këtë lloj hyn “Tevhidul Ilahije vel Ibadeh”, me se kuptohet që besimtari të mos adhurojë askënd përveç Allahut xh.sh., askënd përveç Tij, të mos ketë synim dhe të mos mbështetet në askënd përveç në Të. Të mos punojë për kënaqësinë e askujt tjetër kundër kënaqësisë së Allahut, të mos i nënshtrohet kujt përveç Madhështisë, të lejuarave dhe të ndaluarave prej Tij. 
Njëshmëria e llojit të parë nuk ka qenë pikë kundërshtimi në mes besimtarë ve dhe politeistëve, dhe kjo për faktin se politeistët e kanë pranuar ekzistimin e Allahut xh.sh.. Ata kanë pranuar Allahun si Krijues, Furnizues, Mbizotërues dhe Ai që mban pushtetin në qiej e në Tokë. Për këtë na bën me dije Kurani famëlartë. I Lartësuari thotë: “Nëse ti i pyet ata: ”Kush i krijoi qiejt e Tokën?” Me siguri do të thonë: ”Ato i krijoi i Gji thëfuqishmi i Gjithëdijshmi!’’. (Ez Zuhruf: 9) 
“Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: ”Allahu!” E si, pra, ia kthejnë (shpinën)? (Ez-Zuhruf: 87). 
“Thuaj: ”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e Toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të parët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: ”Allahu”. Ti thuaj:”A nuk i frikësoheni?” (dënimit). (Junus: 31) 
Njëshmëria e llojit të dytë është ajo që politeistët e kundërshtuan fuqishëm dhe nuk e pranuan asnjëherë. Është pikërisht lloji me refuzimin e të cilit refuzuesi bëhet politeist dhe do të qëndrojë në zjarr përgjithmonë, nëse vdes duke ruajtur këtë bindje të gabuar. 
Shumë prej myslimanëve thonë fjalë dhe bëjnë veprime të cilat bien ndesh me këtë lloj të njëshmërisë, d.m.th. me bindjen se vetëm Allahu meriton të adhurohet. Ata këtë e bëjnë nganjëherë me qëllim e nganjëherë edhe pa të, mirëpo në të dyja rastet asnjë mysliman nuk mund të justifikohet pasiqë iu është sqaruar e vërteta rreth këtyre gjërave dhe është i njohur me pasojat e mohimit te tyre. 
Kur flasim për Njëshmërinë e Allahut në adhurim-lutje, atëherë duhet të përmendim se të dërguarit e Allahut kanë ardhur për të thirrur në mënyrë të theksuar për këtë lloj Njëshmërie-tevhid. Pikërisht për këtë lloj Njëshmërie u zhvilluan luftëra në mes besimtarëve dhe politeistëve dhe për të këta të fundit u mundu an ta çrrënjosnin e zhduknin thirrjen islame, me çfarëdo metode të mundsh me që kishin. 
Allahu i Lartësuar thotë: ”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” (El-En bija:25) 
I Lartësuari në Kuranin fisnik për shkruan shprehjet e politeistëve të habitur nga thirrja e Islamit për Njëshmërinë e Zotit. Allahu thotë: ”A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!” (Sad:5) 
I Larti gjithashtu thotë: ”Ata, përveç Allahut, adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi, thonë: ”Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu!...” (Junus:18) 
Të bërët e një shoku ndaj Allahut në adhurim, është kufr-mosbesim, të cilin e ka kundërshtuar dhe e kundërshton Islami fuqishëm. Të dërguarit e Allahut ka në dhanë mundin e tyre që vetëm Allahu të besohet Zot dhe vetëm Ai të adhuro het. Allahu i Madhërishëm thotë: 
”Thuaj: ”Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i myslimanëve!. Thuaj: ”Unë i frikësohem dënimit të një dite të ma dhe, nëse kundërshtoj Zotin tim”. Thuaj: ”Vetëm Allahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim”. E ju, pra, adhuroni përveç Tij ç’të doni!” Thuaj: ”Të dështuar në ditën e kiametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet”. Vini re: Ky është ai dështimi i një mendtë.” (Ez-Zumer:11-15) 


Pasimi i atyre që lejojnë atë që ka ndaluar Allahu, dhe ndalojnë atë që ka lejuar Allahu duke qenë në dijeni për këtë, bie ndesh me Njëshmërinë 


Allahu i Lartësuar thotë: ”Ata i konsideruan “ahbarët” (priftërinj jehudinj) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) përveç për adhurimin ndaj Allahut Një, që nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. I lartë është Ai nga çfarë i shoqërojnë.” (Et-Tevbe:31) 
Të krishterët kanë bërë shirk-politeizëm për arsye të devijimit që i bënë besimit të drejtë, për të cilin u thirrën. Ata u urdhëruan të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos merrnin për zot të adhuruar askënd përveç Tij. Mirëpo, megjithëkëtë ata shpifën ndaj Allahut dhe devijuan rrugën e drejtë duke e adhuruar Isain dhe duke e llogaritur atë zot. Siç adhuruan edhe murgjit e tyre, mirëpo adhurimet e tyre që u bënë murgjve, ishin të një lloji tjetër ndaj adhurimit që i bënë Isait a.s. 
Për sa i përket Isait a.s., ata kanë shprehur mendime të ndryshme: disa prej tyre thanë se Allahu është vetë Isai a.s.; disa thanë se Allahu është i treti i treve: Ati, biri dhe shpirti i shenjtë. E kishte edhe të tillë që thanë se Isai është biri i Zotit. Këto bindje të tyre janë përmendur në Kuranin fisnik. 
E për sa u përket murgjve, është e saktë së ata nuk i llogaritën zota apo bij të zotit, mirëpo u besuan atyre gjëra që janë kompetencë ekskluzive vetëm e Allahut Absolut, saktësisht e drejta e të lejuarit dhe e të ndaluarit të gjërave. Gjykimi ndaj gjërave me “e lejuar” dhe “e ndaluar”, është kompetencë ekskluzive vetëm e Allahut dhe askush përveç Tij nuk e posedon këtë të drejtë. Allahu i urdhëroi të dërguarit t’u shpallnin njerëzve atë që Ai u lejoi e u ndaloi, siç i lejoi edhe dijetarët të nxjerrin norma për gjërat për të cilat nuk ka normë të për caktuar tekstualisht, por tërë kjo duhet të bëhet brenda kufijve dhe rregullave shumë strikte të përcaktuara nga Shpallja hyjnore (dhe duke u bazuar në Shpallje hyjnore). 
Ajetin e lartpërmendur Pejgamberi a.s. i pati komentuar Adij ibn Hatimit, i cili, para se të pranonte Islamin, ishte i krishterë. Me pranimin e Islamit ky ashab kishte shkuar tek Pejgamberi a.s. dhe i kishte lexuar këtë ajet duke i thënë: ”Ata nuk i kanë adhuruar ata (priftërinjtë). I dërguari i kishte thënë: ”Gjithsesi i kanë adhuruar, ata (priftërinjtë dhe murgjit) u ndalonin atyre të lejuarat dhe u lejonin atyre të ndaluarat, ata i pasonin a është ky adhurim i tyre”.(1) 
Ibn Tejmije thotë:”Ata që morën për zota priftërinjtë jehudinj dhe murgjit e krishterë, duke i pasuar në ato që u leju an dhe u ndaluan atyre, mund të jenë dy llojesh: 
I pari: Të jenë në dijeni se atë që i pasojnë, kanë devijuar rrugën e drejtë të Allahut, kanë lejuar të ndaluarat dhe kanë ndaluar të lejuarat, po megjithatë i pasojnë; ky pasim i tyre është kufr-mos besim. Allahu xh.sh. dhe i dërguari i Tij këtë e kanë quajtur shirk-politeizëm, edhe nëse nuk u përulen atyre. 
Kjo do të thotë sa ai që pason këdo qoftë, për gjëra që bien ndesh me fenë e vërtetë duke qenë në dijeni se është gabim, i pason duke e ditur se veprimet dhe fjalët që i pason janë në kundërshtim të plotë më atë që ka thënë Allahu dhe i dërguari i Tij, - i tilli është politeist-mushrik. 
E dyta: Të jenë ata që u largohen të ndaluarve dhe i veprojnë vetëm të lejuarat, d.m.th. veprojnë drejt në këtë drejtim, mirëpo i pasojnë dijetarët e tyre në mëkate, siç mund të bëjë një mysliman ndonjë mëkat duke besuar se është mëkat dhe duke mos e mohuar atë. Ndaj të tillët gjykohet se janë mëkatarë. 
Nëse dikush lejon të ndaluarën dhe ndalon të lejuarën, por është orvatur (ka studiuar) për ta gjetur të vërtetën po nuk ka arritur, dhe ka pasur frikë Allahun dhe është ruajtur sa ka mundur, të tillin Allahu nuk do ta ndëshkojë, por do ta shpërblejë për mundin e tij që ka bërë, kuptohet nëse studimi është bërë brenda kufijve dhe rregullave të përcaktuara. 
Mirëpo ai që pason dikë që ka devijuar nga Shpallja hyjnore, dhe ka ndryshuar atë që ka thënë i dërguari i Allahut, duke qenë në dijeni për devijimet dhe ndryshimet, - ky veprim është shirk-politeizëm dhe autori i tij meriton ndëshkim, veçanërisht nëse këtë vepër të shëmtuar e mbron me dorë e gjuhë. Dhe mu për këtë dijetarët janë në ujdi se çdokujt që e din të vërtetën, nuk i lejohet të pasojë askënd në gjëra që bien ndesh më këtë të vërtetë. 
Pas këtij sqarimi të hollësishëm, bëhet e qartë, i nderuar lexues, rreziku i pasimit të të tjerëve kur ata lejojnë, ndalojnë apo vendosin çfarëdo ligjesh.
Para së gjithash, politeist është secili që përveç Islamit kërkon fe tjetër duke qenë në dijeni se Islami është e vetmja fe e pranuar tek Allahu xh.sh., apo pëlqen a pajtohet me çfarëdo parimi a fraksioni që bie ndesh me parimet islame duke e ditur se kjo që pason, nuk përputhet me atë që ka kërkuar Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi a.s.. 



Dr. Hasen Ejjub 
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja Muharrem Tërnava


 _______________
 Fusnota: 
1. Transmetojnë: Ahmedi, Tirmidhiu, Abd bin Ha mid, Ibn Ebi Hatim dhe Taberaniu


 


Dituria Islame  201