Një xhami në Hjuston është kthyer në një strehë për njerëzit e zhvendosur nga uragani


Xhamia An-Nur në Hjuston, Amerikë, është kthyer në një strehë për banorët që humbën shtëpitë dhe bizneset e tyre si pasojë e uraganit Beryl. 
Pasi mijëra njerëz të prekur nga fatkeqësia filluan të dynden drejt xhamisë, u vendos që të përgatitet një strehë e përkohshme për ta, si dhe t'u sigurohej ushqim dhe pije e nxehtë. 
Sipas imamit të xhamisë, Zaur Gair, punëtorët tani po përpiqen të kompensojnë mangësitë e autoriteteve dhe shërbimeve sociale.
 “Ne përpiqemi të jemi mirëkuptues dhe të mos shqetësojmë zyrtarët e zgjedhur sepse në këtë kohë ata kanë gjëra tjera për të cilat duhet shqetësuar. Ne fokusohemi në nevojat e njerëzve të cilëve u shërbejmë. Pasi ta kapërcejmë këtë fazë, do t'i drejtohemi shtetit për përkrahje. Shpresoj që ata të kenë resurse edhe për komunitetin tonë,” thotë ai. 
Përkundër vështirësive në sigurimin e ushqimit dhe strehimit për një numër kaq të madh të qytetarëve, kryesia e xhamisë e konsideron këtë përvojë të dobishme për zhvillimin në të ardhmen. 
“Tani e dimë se çfarë mund të presim sepse tashmë këtë e kemi kaluar. Kjo është një barrë e madhe për ne dhe resurset tona, të cilat varen nga besimtarët dhe bamirësit. Nuk e di nëse do të mund të marrim ndihmë nga qyteti. Prandaj, ne do të dimë se si të përgatitemi për fatkeqësitë natyrore në të ardhmen”, thotë Zaur Gair.


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip