Ceremonia e larjes së Qabesë me ujë zemzemi dhe trëndafil


Ceremonia vjetore e larjes së Qabesë, me ujë Zemzem dhe ujë trëndafili, u zhvillua, më 21 korrik 2024, menjëherë pas namazit të sabahut.



Ceremonia u ndoq nga një grup i zgjedhur personalitetesh, zyrtarësh dhe udhëheqësish fetarë, të cilët morën pjesë në procesin e larjes.


Për muslimanët anembanë globit, Ceremonia e larjes së Qabesë është një ngjarje e rëndësishme, qindra mijëra muslimanë në mbarë botën e shikojnë këtë ngjarje drejtpërdrejt në ekranet e tyre.


Larja e Qabes është një praktikë që daton shekuj më parë, e ndërmarrë për të nderuar dhe ruajtur shenjtërinë e Shtëpisë së Allahut. Rituali përfshin përdorimin e ujit të Zemzemit të përzier me ujë trëndafili, i cili më pas aplikohet në muret e Qabes.


Ky proces kryhet me shumë kujdes dhe përkushtim, duke simbolizuar pastrimin e zemrës dhe shpirtit.
Kjo është një ceremoni e rëndësishme për muslimanët dhe si e tillë bën bashkë mijëra besimtarë të cilët një natë më parë fillojnë të tubohen rreth Qabesë.