Realiteti i adhurimit dhe dëshira për adhurim ekziston tek çdo krijesë e Allahut s.v.t. nga çfarëdo bote qofshin; bota e melaqeve, xhinëve, njerëzve, kafshëve, shpezëve, ose bimëve dhe gjësendeve të ngurta, yjeve dhe planetëve. Pra, gjithçka në qiej e në Tokë dhe në mes tyre, I bëjnë iradet(1) Allahut s.v.t. Dëshira për adhurim është pjesë përbërëse e çdo krijese, dhe natyrë që i dhuroi Krijuesi Fuqiplotë. Këtë e dëfton edhe emri i Tij Allah, që do të thotë: i Adhuruar me të drejtë (elme’abudul bihak), i Adhuruari i Vërtetë.
Për këtë realitet flasin edhe ajetet në vijim, duke na sjellë detaje të ndryshme rreth këtij realiteti; adhurimit tek krijesat e Allahut s.v.t., duke dëshmuar në mënyrë të prerë atë që u përmend më sipër. Lë t’i shohim me vëmendje një nga një:
Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëz it për tjetër përveçqë të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. All llahu është furnizues i madh dhe fuqi plotë”. (Edh-Dharijat:56-58)
Po ashtu thotë: “Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit, i quajnë femra? A prezantuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet, dhe ata do të merren në pyetje”. (Zuhruf:19) “Vetëm Allahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në Tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartë si.” (Nahl:49).
Po ashtu thotë: “A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur Allahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz). (Nahl:48).
Po ashtu thotë: “Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit)”. (Rrahman:6) Po ashtu thotë: “Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në Tokë,”... Ajeti përfundon kështu: (Dhe ata nuk bëjnë kryelartësi).
Po ashtu thotë: “A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu, nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron. (Haxh:18)
“A nuk e di për All-llahun se Atij i luten ç’ka në qiej e në Tokë, madje edhe shpezët krahëhapur. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin e Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata”. (Nur: 41).
Pra nga këto ajete të Kurani Kerimit del në pah se në mes adhurimit (ibadetit) dhe krijesave në tërësi, ekziston një lidhje e fortë. Ndërsa tek njeriu kjo lidhje është edhe më e fuqishme dhe e pranish me, sepse ibadeti është pjesë përbërëse e njeriut, së cilës nuk mund t’i shmanget asnjëherë, sado që të ketë ngritje apo rënie në aspektin material e shpirtëror.
Shiko historinë njerëzore që prej filli mit e deri tash, - nuk mundesh të gjesh ndonjë popull apo shoqëri që të mos ketë adhuruar dikë a diçka me bindje se është zot, qoftë ai Zoti i Vërtetë ose edhe i pavërtetë - siç janë Dielli, Hëna, idhulli, zjarri ose diçka tjetër. Nga kjo kuptojmë se njeriu mundohet të gjejë Krijuesin e tij si mbikëqyrës, atë që ka fuqi t’ia realizojë ëndrrat e tij dhe ta sigurojë në jetë dhe pas vdekjes.
Edhe nëse shumë nga adhurimet mund të jenë të shtrembëruara, megjithëkëtë ato na zbulojnë një gjë të rëndësishme, që është: në realitet njeriu nuk mund të jetojë pa u mbështetur në atë që e beson se është i gjithëfuqishëm dhe zotëron çdo gjë.(2) Kjo vjen nga dobësia e njeriut, i cili nuk posedon as jetën dhe as vdekjen,(3) dhe as që e di se çka i fshihet në palat e së ardhmes (të së panjohurës), e as që ka mundësi t’i japë vetes ndonjë garanci për të ardhmen çfarëdo fuqie a sundimi që të arrijë.
Nëse e pyet zjarrputistin (adhuruesin e zjarrit): pse e adhuron zjarrin? Do të përgjigjet: sepse në të ka një fuqi absolute për t’i realizuar qëllimet. Të jesh i bindur se kurrë s’ka për të thënë: unë e adhuroj atë, sepse është vetëm zjarr i rëndomtë!
Pra, ballafaqimi me jetën, si me të mirat poashtu me vështirësitë dhe të hidhurat e saj, - nuk mund të tejkalohet e të rregullohet në mënyrën e saj më efikase përveçse në mbështetje të adhurimeve çfarëdo qofshin ato.
Mirëpo, ndërkohë nuk do të thotë se çdo adhurim i ndihmon njeriut për të mirën e tij, dhe se çdo adhurim është adhurim i vërtetë dhe duhet të praktikohet në mënyrë të sinqertë, sepse nga adhurimet kemi edhe të tilla që i shkaktojnë njeriut kokëçarje dhe mjegulli në jetën e tij, sepse në vend që ta udhëzojnë dhe ta rregullojnë në jetë, atë e humbin dhe e lajthitin nga adhurimi i vërtetë. Prandaj adhurimi që ndihmon njeriun në jetë, është adhurimi i sinqertë që bëhet ndaj Allahut të Lartmadhëruar. Prandaj, mosadhurimi që bie ndesh me ato që u përmendën, është ai i devijimit të djallit, që e bëri duke mos iu nënshtruar Urdhrave të Allahut s.v.t. Braktisja e adhurimit është shfaqur për herë të parë nga shejtani i mallkuar, kur në mënyrë të paskrupullt refuzoi Urdhrin e Allahut për t’iu përkulur Ademit a.s.. Nga kjo mund të themi se nuk zmbrapset kush nga ibadeti përveç shejtanit të mallkuar dhe aty re që ndjekin rrugën e tij. Siç na thotë Allahu s.v.t. në Kuran: “Përveç Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde” (Hixher:31).
Pra, çdokush që refuzon t’i bëjë ibadet Allahut s.v.t., vishet me cilësi të shejtanit.
Andaj si mysliman që ke besuar Allahun për Zot, adhuroje Atë me sinqeritet dhe bëji ibadet Atij me plot dëshirë, ashtu siç u njoftove më parë se çdo gjë në ekzistencë adhuron Atë, me dëshirë,(4) dhe mos dil jashtë kësaj rregulle, siç ka dalë shejtani i mallkuar. Sepse edhe ti je pjesë e kësaj ekzistence, e cila i është nënshtruar Krijuesit Fuqiplotë.
Bindu se adhurimi i Allahut është krenari, nder, ngritje dhe afrim tek Ai, siç na njofton Ai Vetë në një hadith kudsi: “Më së afërmi gjendet robi ndaj meje, kur ai është në sexhde”.
Në këtë kontekst aludon edhe urtësia e urdhrit të Tij në Kuran: “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë e vërteta (vdekja). (Hixher: 99)
Sikur adhurimi të mos ishte një gjë e domosdoshme për njeriun, atëherë ku qëndron urtësia që na urdhëron ta adhurojnë Krijuesin deri në vdekje? Sigurisht se s’do të na urdhëronte me një urdhër të tillë, vetëm për të na ngarkuar ose vetëm për të na shkaktuar mundim dhe vështirësi.
Por, s’ka mëdyshje që adhurimi gëzon një pozitë të jashtëzakonshme tek Allahu s.v.t., saqë Pejgamberin e tij më të dashur, e ledhaton me epitetin e adhuruesit kur e quan (abduh) (rob-adhurues i Tij i sinqertë). Por, ajo që na tërheq vëmendjen, është se me këtë epitet është ngritur në pozitat më të larta, që nuk ka mundur t’i arrijë asnjë njeri si para, po ashtu edhe pas tij. Me këtë nënkuptohet se adhurimi i vërtetë njeriun e ngre në shkallën më të lartë njerëzore, dhe i dhuron lirinë e vërtetë që duhet ta gëzojë dinjiteti njerëzor.
Thotë Allahu s.v.t.: “Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukad des), rrethinën e së cilës e kemi bekuar Ne, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Mu hammedit)”. (Isra:1).
Edhe pse në Kuran është quajtur me emra të tjerë: Muhamed, Mustafa, Ahmed, në ngjarjet më madhështore thirrej me emrin Abdullah (adhurues i Allahut), siç e gjejmë edhe tek dhuntia e zbritjes së librit më madhështor për se nuk kishte dëgjuar bota më parë, dhuntia e zbritjes së Furkanit: “Ai, që ia shpalli Furkanin (Kuranin, dallues i së vërtetës nga e pavërteta) robit të Vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar”. (Furkan:1).
Fjala (Abd), që do të thotë rob, rrjedh nga fjala abede ose Ibade, ‘adhuri mi/ibadeti’. Dhe, duke pasur parasysh se pozita më e lartë tek Allahu s.v.t. është mekami i Adhurimit (mekamul ubudije), Ai zgjodhi këtë emër për të dashurin e Tij. E pra, të mos ngurrojmë të jemi Adhuruesit e Allahut s.v.t.
Imam Taberiu thotë që për komen timin dhe interpretimi i fjalës së Allahut: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëz it për tjetër përveçqë të më adhurojnë.”
Dijetarët që merren me komentim, nuk ranë në ujdi rreth domethënies së këtij ajeti; disa prej tyre thanë se kuptimi është: nuk i krijova të mirët dhe të lumturit prej xhinëve dhe njerëzve përveçqë të më adhurojnë, ndërsa të këqijtë e tyre për të bërë vepra të ndaluara.
Kurse të tjerët thanë: nuk i krijova xhinët dhe njerëzit vetëm për të më adhuruar e për të m’u nënshtruar Mua.
Ndërsa të tjerët thanë atë që është transmetuar nga Ibn Abasi r.a. (Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër vetëm që ta pranojnë adhurimin tim me dëshirë apo me dhunë).
Në fund, Imam Taberiu i jep përparësi mendimit të fundit, për se thotë: mendimi më i mirë është ai që është transmetuar nga Ibn Abasi.
Ibn Kethiri thotë: Fjala e të Lartmadhërishmit: “(përveçqë të më adhurojnë) i kam krijuar vetëm sa për t’i urdhëruar që të më adhurojnë, dhe jo se kam pasur nevojë për ta”.
Sejid Kuitbi, në lidhje me këtë, thotë: Pastaj robi i devotshëm qetësohet shpirtërisht, dhe ndërgjegjja e tij është e pastër në të gjitha situatat. Pavarësisht nëse e sheh apo jo frytin e punës së tij, nëse është realizuar apo jo ajo që ka planifikuar, ai megjithatë ka kryer punën dhe veprimin e tij, duke siguruar shpërblimin, meqë tashmë ka realizuar kuptimin e vërtetë të adhurimit, dhe ndien prehje shpirtërore e fizike, dhe çdo gjë tjetër që ndodh jashtë kufijve të misionit të tij, ai nuk shqetësohet për këtë. Sepse ai e di mirë se është rob i Zotit dhe nuk i tejkalon, në emocionet dhe kërkesat e tij, kornizat e të qenit rob. Ai tashmë e di se Allahu është mbikëqyrës dhe në asnjë mënyrë ai nuk ndërhyn në punët dhe caktimet e Allahut. Emocionet dhe ndje sitë e tij ndalen në këtë vend duke qenë Allahu i kënaqur ndaj tij dhe duke qenë ky i kënaqur ndaj Allahut.
Ja, në këtë mënyrë madhështore, shfaqet një segment i këtij realiteti madhështor, të cilin e vërteton një ajet shumë i shkurtër: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër përveçqë të më adhurojnë”, dhe ky është një realitet i mjaftueshëm për ta marrë përsipër ndryshimin e rrjedhës së jetës, kur adhurimi të zërë vend në ndërgjegjen e tij.
Këtë e dëshmon edhe autori i miliona kopjeve më të shitura në botë “bestseller” Tony Buzan: “Si ta gjeni qetësinë shpirtërore dhe ringjalljen tuaj? Si ta gjeni vendin tuaj të shenjtë?
-Përgjigjja: Përmes ritualit!
Rituali mund të konsiderohet si vatër në të cilën shkoni për ngrohtësi, pushim dhe përtëritje shpirtërore. Në saje të vetë natyrës së tij, rituali ju sjell rregull, stabilitet, siguri dhe vendosmëri, gjatë trazirave të ndryshme të cilat zhvillohen përreth jush.”... nën titullin: “qelizat e trurit tuaj e duan ritualin-thotë: disa zbulime të reja dhe mjaft interesante për vlerën e ritualit vijnë nga “qendra e laj meve të mira” – pjesës së përparme të trurit!”; më pas thotë: “Kjo u kushtohet ritualeve të ushtrimeve fizike, por po ashtu i kushtohet përsëritjes së ritualeve të faljes. ...Duke gjetur “ritualet e vërteta”, ju e shtoni mundësinë për të kapërcyer pengesat dhe për të përballuar vështirësitë me një gjendje shpirtërore mjaft të qetë dhe me një mundësi më të madhe për të arritur sukses”.(5)
Allahu na bëftë prej adhuruesve të sinqertë të Tij.. Amin!
___________________
Fusnotat:
1. Fjala ibadet rrjedh prej gjuhës arabe, që do të thotë ‘adhurim’. Në kuptim terminologjik (sipas Sheriatit islam) do të thotë “t’i përkushtosh gjithçka posedon-jetën, pasurinë, diturinë, kohën- vetëm Allahut s.v.t. dhe jo vetëm adhurim in e Tij në kohë të caktuara. Kjo kuptohet edhe nga shahadeti:la ilahe ilallah, që në gjuhën arabe do të thotë: la meabude ilallah, e që në gjuhën shqipe do të thotë: nuk adhurohet me të drejtë dhe në të vërtetë askush përveç Allahut të Lartmadhërishëm.
2. Për këtë dëshmon ajeti në vijim: E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij. (Llukman:32)
3. Shih: 25-Furkan: 3.
4. Dhe atij (qiellit) e edhe tokës i tha: “Qasjuni urdhrit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!” (Fussi let,11)
5. Tony Buzan, Forca e inteligjencës spirituale, përktheu: Kushtrim Islami, 2001, (pa- sh,b. & vendi i b.), f: 137-142
Dituria Islame 214