Ne në rrethanat tona të përditshme, gjatë kësaj jete, kemi nderin që Pejgamberi më i dashur i Allahut xh.sh., të jetë shembulli yni i përsosur. Shembulli i përkryer në Muhamedin a.s. bën të kuptosh sesa duhet të jemi krenarë para të tjerëve ne myslimanët. Zbatimi i Synetit të Muhamedit a.s. në jetën tonë praktike, bën edhe më madhështor përkujtimin e personalitetit të lartë të tij.
Çfarë mund të shqiptojë gjuha në për kujtimin e të dërguarit tonë - Muhamedit a.s., kur ai është zotëria i njerëzimit në çdo aspekt, për të gjitha kohët dhe tek secila gjeneratë?
Shkurtimisht, ajo që gjuha mund ta shqiptojë dhe lapsi ta shkruajë, është se Allahu xh.sh. Muhamedin a.s. e dërgoi, në kohën kur njerëzit e kishin humbur udhëzimin, kur zemrat dhe mendjet e ty re kishin devijuar, e njerëzit, duke adhuruar idhuj, ishin bërë sikur të ishin të ngurtë, që u ngjasonin idhujve, sepse madhëronin gurë, drunj e planetë, kishin mbushur tokën me legjenda, iluzione e gjëra të kota. Shfrytëzimi i të dobëtve dhe të ngratëve nga ana e të fuqishmëve, ishte pjesë përbërëse e shoqërisë së xhahilijetit, kur mizoria dhe trysnia kishin marrë përmasa të mëdha.
Lindja e Muhamedit a.s. ishte fillim i ndryshimit të historisë së njerëzimit në përgjithësi, si dhe historisë islame në veçanti, i rregullimit të jetës, shpallje e udhëzimit të njerëzimit dhe nxjerrja e njerëzimit nga errësira në dritë.
Gjatë historisë së njerëzimit, tek çdo popull kishte pasur personalitete të shquara, biografit apo periudhat e caktuara të jetës së të cilëve janë mësuar dhe mësohen, nga popujt e tyre, duke mbajtur parasysh faktin se ajo konsiderohet trashëgimi kulturore dhe nder për popujt e tyre. Studim i personaliteteve të tilla bëhej për të nxitur gjeneratat e reja drejt përparimit dhe zhvillimit të jetës së tyre, që prej tyre përcaktohen dhe formohen si përqendrime inkurajuese në jetën e përditshme të popujve të tyre.
Të dhënat e regjistrave të historisë përmbajnë me mijëra e mijëra personalitete, që kishin ofruar jetët e tyre shembull dhe mostër për njerëzimin. Pikërisht për këtë arsye, arena e botës dhe historia e njerëzimit dëshmojnë për qindra mijë ra nga personalitete të shquara, që, duke ofruar jetën e tyre i shërbyen njerëzimit si mostra e modele, sidomos për ata që jetuan pas tyre.
Mirëpo, a ofroi ndonjëri prej tyre një plan të hartuar e të përsosur për shoqërinë njerëzore, i cili të ishte më i miri dhe më i vlefshmi në çdo aspekt? Që ai plan të ishte shërim i sëmundjeve morale dhe psikologjike të shoqërisë njerëzore? A arriti ndonjëri prej tyre të hiqte ndryshkun e zemrave? A mundi dikush prej tyre të hartonte një plan për punët, veprimtaritë dhe sjelljet tona morale?
Po qe se zemrat dhe mendjet tona ndiejnë diçka nga bindja për atë që përmendëm, duhet besuar se zemrat tona përfundimisht kanë realizuar bindjen e plotë, jo vetëm në dritën e besimit dhe fesë, por edhe në dritën e të vërtetave historike dhe argumenteve dhe fakteve logjike se, shtresa e pejgamberëve dhe e të dërguarve, janë ata të zgjedhurit e meri tuar dhe të vetmit, të cilët bënë xhihad me çdo gjë që kishin në dispozicion. Ata shteruan përpjekjet dhe angazhimet e ty re të shumëfishta, dhe bënë mund të dobishëm e frytdhënës për udhëzimin e llojit njerëzor, duke arritur, së bashku me udhëzimin edhe lumturinë në të dy botët, nderin e përmirësimin e veprave, ngritje të moralit me edukatë të lartë, gjetjen e drejtësisë dhe barazisë në mes shtresave njerëzore. Allahu xh.sh. këta pejgamberë i kishte dërguar në këtë botë, për t’ua mësuar njerëzve urtësinë dhe për të përmirësuar veprat e njerëzve. Të gjithë pejgamberët e Zotit kishin kryer detyrat e tyre me përpikëri, duke lënë pas mostër për ata që vinin pas tyre. Ato porosi, me të vërtetë ishin ushqyese dhe udhëzuese për në rrugën e drejtë. Për të arritur të mirat e kësaj dhe të botës tjetër, duheshin ndjekur dhe pasuar veprat dhe rruga e pejgamberëve. Përmes udhëzimeve dhe mësimeve të trashëguara nga pejgamberët, shumë prej prijësve fetarë, udhëheqësve shtetërorë, të pasurve e të varfërve, të diturve e të paditurve dhe njerëzve të rëndomtë, do të kishin arritur dobi të frytshme dhe rezultate të dukshme gjatë jetës së tyre.
Zoti xh.sh. në Kuran thotë: “Këto ja në argumentet Tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t’i fshihet. Ne atij (Ibrahimit) i falëm Ishakun dhe Jakubin dhe secilin prej ty re e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit. (shpërblyem) Edhe Zekerijain, Jahjain, Isain, Ilijasin - të gjithë prej të mirëve të përsosur. (shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të drejtë. Ky është udhëzimi i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t’i shpifin shok Zotit (edhe ndo një nga këta) kishte për t’ju shkuar huq ajo që kanë vepruar. Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon. Ata (të dërguarit e përmendur) ishin që Allahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveçse një këshillë për mbarë njerëzit.” (El En’am: 83-90).
Në mesin e të gjithë pejgamberëve, Zoti xh.sh. zgjodhi Pejgamberin tonë të fundit - Muhamedin a.s. -, që ai të jetë imami i pejgamberëve, dhe vula e tyre, të jetë shembull i përsosur për njeriun se si duhet të bëhet rob i devotshëm i Allahut xh.sh.. Në personalitetin e tij u kompletuan kuptimet e moralit njerëzor dhe u përsosën cilësitë e plota të një të dërguari, siç dëshmon vetë Muhamedi a.s., kur thotë: “Jam dërguar që t’i plotësoj virtytet e moralit (të lartë të myslimanit)”. Pra, me të drejtë Muhamedi a.s. konsiderohet zotëria i bijve të Ademit a.s., kurse normat dhe virtytet e moralit islam kthehen dhe përfundojnë tek ai Muhamedi a.s., duke arritur shkallën më të lartë të moralit.
Ne nuk duhet të mohojmë se në historinë e njerëzimit - veçanërisht të zgjedhurit e tyre, siç ishin pejgamberët dhe të dërguarit - ka pasur njerëz me virtyte të larta, të moralshëm, fetarë të rrugës së drejtë, dijetarë, të mençur, fukahenj, mbretër, udhëheqës, të cilët mbushën botën drejtësi, pasi që ajo kishte qenë e zhytur me shtypje e zullum nga njerëzit mizorë…
Mirëpo, ajo që duhet theksuar këtu, është se nuk ka pasur njeri, i cili të ketë qenë i përsosur, të ketë poseduar të gjitha këto cilësi të mira dhe veçori të dalluara, ashtu siç janë plotësuar tek pejgamberi ynë i fundit - Muhamedi a.s.. Sikurse nuk dimë që Allahu të ketë për sosur dikë me të gjitha këto merita, si dhe të ketë zhveshur atë nga çdo e keqe, ashtu siç e njohim pejgamberin tonë të fundit - Muhamedin a.s., morali i të cilit, me ndihmën e Allahut xh.sh., ishte i përkryer.
Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Është e vërtetë se Allahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta, nga mesi i tyre, dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kuranin dhe Sheriatin, edhe pse më parë ata ishin krejtësisht të humbur”. (Ali Imran: 164).
Dërgimi i Pejgamberit tonë të fundit Muhamedit a.s., si udhëzues, qortues, udhërrëfyes dhe thirrës në besimin e Një Zoti - Krijuesin e kësaj gjithësie, është prej dhuntive më të mëdha të Allahut xh.sh., me të cilat i begatoi robërit e Tij, si dhe nga begatitë më të vlefshme të Tij, me të cilat e nderoi njerëzimin në për gjithësi dhe myslimanët në veçanti dhe, krahas mirësive të Tij të shumta, Pejgamber, i cili njerëzimin e nxori nga errësira e shirkut në dritën e Njëshmërisë, prej devijimit në udhëzimin e drejtë. Bota, para lindjes së Muhamedit a.s., jetonte në një atmosferë përplot trazira dhe çrregullime, nuk kishte fe për t’i udhëzuar, as ligj për t’i orientuar, por njerëzit jetonin sikurse jeton peshku në ujë, apo sikurse jetojnë egërsirat në shkretëtirë. Pra, natyra e jetesës së botës së atëhershme, ishte që - i madhi shfrytëzonte të voglin, i forti të dobëtin. Zotat e tyre ishin gurët, kurse për udhëzues kishin imagjinatën dhe shejtanët. Feja e tyre ishte materia dhe egoizmi, kurse jeta e tyre ishte e zhytur në luftëra vëllavrasëse dhe derdhje gjaku. Pikërisht për këtë dhe shumë arsye të tjera, ishte më se e domosdoshme për dërgimin e një drite ndriçuese, të një udhërrëfyesi të zgjedhur, mjeku të shkathtë, sunduesi të drejtë dhe udhëheqësi largpamës. Mirëpo, që të gjitha këto nuk mund të mblidhen në një person apo individ, përveçse tek shpëtimtari i njerëzimit në përgjithësi dhe i myslimanëve në veçanti, e ai është Muhamed bin Abdil-lah, për të cilin Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si më shirë për të gjitha krijesat”. (El Enbija: 107).
Virtyti njerëzor tek Muhamedi a.s. kishte arritur frytin e përsosmërisë. Sa për ilustrim, të përmendim rastin kur Muhamedi a.s. kthehej nga Taifi, pasi banorë ve të fisit Thekif u kishte ofruar thirrjen islame, po të cilët e kishin refuzuar atë. Muhamedi a.s. i kishte lutur ata që ta mbanin sekret çështjen e tij dhe të mos e njoftonin fisin Kurejsh, por ata qenë njerëz të pandërgjegjshëm. Kur Muhamedi a.s. kishte vendosur ta braktiste Taifin, thekifasit i nxitnin fëmijët dhe të marrët e tyre, për ta goditur Muhamedin a.s. me gurë. Muhamedi a.s. në këtë udhëtim, ishte i shoqëruar me Zejd bin Harithe’n, i cili e mbronte atë nga gurët që i hidhnin në drejtim të tij. Mirëpo, sa çonte peshë kujdesi i Zejdit ndaj atyre gurëve të shumtë e të furishëm, sikur të ishin rrebesh shiu. Trupi i Muhamedit a.s. u lëndua dhe thembrat e tij u gjakosën. Gjaku i tij i pastër pikoi në tokën e Taifit, që të bëhej dëshmi për njërin nga llojet e xhihadit të Muhamedit a.s. në rrugën e thirrjes islame.
Muhamedi a.s. u kthye nga Taifi me trupin e tij të plagosur, me zemër të lënduar dhe me shpirt të brengosur. Kur arriti tek vendi “Karnu th-thealib”,(1) All llahu xh. sh. kishte dërguar “melekun e kodrave” që ta pyeste Muhamedin a.s., gjegjësisht ta urdhëronte Muhamedi a.s. atë, i cili i tha: Unë jam i dërguar nga Allahu tek ti, nëse do ti, i bëj bashkë i përmbys - dy kodrat(2) (el ahshebejn)! Muhamedi a.s. tha: “Përkundrazi, shpresoj - lus - që Allahu xh.sh. nga pasardhësit e tyre t’i nxjerrë ata që e adhurojnë vetëm Allahun dhe nuk i bëjnë shok Atij”.(3)
Meleku priste përgjigje. Muhamedi a.s. nuk mendoi gjatë, sepse sipas tij, kjo çështje nuk kishte nevojë të mendohej gjatë, për shkak se ai - Muhamedi a.s. dhe natyra e tij përputhen me bazat e krijimit, mbi të cilat Allahu xh.sh. e krijoi atë - Muhamedin -. Kjo përgatitje madhështore, e bëri Muhamedin a.s. zotëri të të bijve të Ademit a.s..
Meleku i kodrave u mahnit nga ato që dëgjoi prej Muhamedit a.s. dhe tha: Ti je- ashtu siç të ka quajtur Zoti yt - dashamirës dhe i mëshirshëm!! Po - pasha Zotin - e ka thënë të vërtetën Ai që e quajti dashamirës dhe i mëshirshëm, i cili pati fatin të quhet: ”Ti, me të vërtetë (o Muhamed), je në shkallën më të lartë të moralit”.
Pavarësisht se, ata tek të cilët filloi thirrja islame, e përgënjeshtruan dhe bë në trysni mbi të dhe mbi besimtarët e tij, si dhe përgatisnin komplot ndaj thirrjes së tij, për ta mbytur atë - Muhamedin a.s. -, por Muhamedi a.s. nuk mërzitej nga këto besëtytni të mushrikëve kurejshë, si dhe nuk zmbrapsej nga mesazhi i tij, por nxitonte për të kryer misionin e tij dhe për të dëshmuar para të gjithëve dëgjueshmërinë ndaj Urdhrave të Allahut xh.sh., kur në Kuran i thuhet: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” (Enbija: 25).
Me moralin e Muhamedit a.s., i cili duhet marrë si shembulli më i lartë i edukimit, duhet të edukohen vetja dhe familjet tona, dhe sidomos fëmijët tanë.
Muhamedi a.s., para shpalljes kishte ofiqin “El Emin - Besnik”, me të cilin e quanin kurejshët. Pra, Muhamedi a.s. epitetin “El Emin” e fitoi kur ai vetë e vendosi gurin e zi në të njëjtin vend ku kishte qenë para rindërtimit të Qabesë. Ky vendim ishte marrë me pëlqimin e të gjithë kurejshëve, pasi që kishte pasur një ngatërresë në mesin e kurejshitëve se cili do ta vendoste Gurin e zi në vendin e vet. Kurejshët, në fund ishin pajtuar që ai i cili të nesërmen të hynte i pari në Qabe nga dera e quajtur “Shejbe”, do të kishte fatin për ta vendosur Gurin e zi në vendin e vet. Të nesërmen ishte Muhamedi a.s. ai që pati fatin të hynte i pari në Qabe. Në kohën e rindërtimit të Qa besë, Muhamedi a.s. ishte në moshën 35 vjeç, pra pesë vjet para pejgamberllëkut të tij.
Morali i lartë i Muhamedit a.s. e bën te atë të ishte i dashur tek njerëzit, me të cilët bashkëpunonte dhe bashkëjetonte. Transmetohet - në bazë të një rruge transmetimi - kur Zejd bin Harithe u zë rob, më pastaj atë e kishte blerë Hadixh ja r.a. dhe ia kishte falur Muhamedit a.s. si dhuratë, që t’i shërbente atij. Pastaj, familja e Zejdit kishin ardhur për takër kuar atë nga Muhamedi a.s., e më pas për të paguar kompensimin për lirimin e tij. Muhamedi a.s. u tha: Thirreni atë dhe njoftojeni, nëse ju zgjedh ju, është juaji pa kompensim. Zejdi tha: Pasha Zotin nuk zgjedh kurrë dikë tjetër përveç teje. Familja e tij i thanë: Mjerë për ty, a po e zgjedh robërinë nga liria? Po, u përgjigj Zejdi, duke ua bërë me dije atyre se prej asaj kohe kur e kam shoqëruar Muhame din e deri më tani, kurrë nuk më ka thënë asgjë, për një punë që e kam bërë, pse e bëre? E as për një punë që nuk e kam bërë, pse nuk e bëre? Pra, familja e Zejdit u kthyen pa Zejdin. Kurse, Muhamedi a.s. e mori Zejdin për dore dhe shpalli adoptimin e tij, ashtu siç ka qenë traditë tek arabët. Më pas filluan ta thërrisnin Zejd bin Muhamed, derisa Allahu xh.sh. anuloi adoptimin.
Letërnjoftimi i Muhamedit a.s.:
Emri: Muhamed ibn Abdullah ibn Abdul Mutalib.
Mbiemri: i dërguari i Allahut.
Emri i babës: Abdullah ibn Abdul Mu talib.
Emri i nënës: Amine bint Vehb ibn Abdu Menaf ibn Zuhre ibn Kilab.
Emri i gjyshit: Abdul Mutalib ibn Ha shim ibn Abdu Menaf ibn Kusaj ibn Kilab.
Fisi: Kurejsh (në Mek).
Llagapi: i sinqerti, besniku.
Nofka: Ebul Kasim.
Emri i mamisë: ESh-shifa - Umu Abdu rrahman ibn Avf.
Data e lindjes: 20.04.571 m./12. Rebiul Ev-vel, ditë e hënë.(4)
Emri i mëndeshës: Halime ES-sa’dije.
Vendi i lindjes: Mekketul Mukerreme.
Feja: i pari i myslimanëve.
Detyra: Pejgamber dhe i dërguar i Allahut.
Vendi i punës: Mekë dhe rreth saj nga të katër anët e tokës.
Vendqëndrimi: Lagjja Benu Hashim, nga fisi Kurejsh në Mekën e ndershme, pastaj në Medinën e ndritshme.
Grupi i gjakut: (N.U.R) dritë nga Allahu (dritë morali).
Nacionaliteti: Arab “(Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe” (Esh-shuara: 195). Kualifikimi: Analfabet, “Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre …” (El Xhumu’a: 2).
Numri i bashkëshorteve: Është martuar me 15 gra, ka pasur marrëdhënie me 13 prej tyre, në një kohë i ka pasur 11 dhe kur ka vdekur i ka pasur 9.
Numri i fëmijëve: 7. Djemtë: El Kasim, Abdullah(5) dhe Ibrahim. Vajzat: Zejneb, Rukaje, Ummu Kulthum dhe Fatime.
Data e publikimit: 610 m, në moshën 40 vjeç.
Numri i letërnjoftimit: 25, vula e të gjithë pejgamberëve dhe e të gjithë të dërguarve, numri i të dërguarve të përmendur në Kuran - gjithsej janë 25. Mirëpo, numrin e saktë të pejgamberëve dhe të të dërguarve nuk e di askush përveç Allahut xh.sh.
Në fund, duhet falënderuar Allahu xh.sh., që na ka bërë anëtarë të fesë islame, si dhe duhet lavdëruar Ai që na ka bërë pjesëtarë të ymetit të Muhamedit a.s.. Pra, duke E lutur Allahun xh.sh. të na mundësojë që të jemi nën kujdesin e ndërmjetësimit të Pejgamberit tonë të fundit - Muhamedit a.s. -, me shpresën në përjetimin e dhuntive të Krijuesit tonë.
_______________________
Literatura e konsultuar:
1. Es-sire en-nebevije fi dav il Kur’ani ve s sune: Dr. Muhamed Ebu Shuhbe.
2. Er-risale el Muhammedijje: Es-sejjid Sulejman En-nedevi.
3. Siretu r-resuli: Dr. Mustafa Murad.
4. Rahmeten lil Alemin - Siretu n-nebij-jil um-mij-ji: El Kadi Muhammed Sulejman Selman El Mensur Furi.
5. Muhammed Resulullah: Dr. Es-saih Ali Husejn.
6. Min Muini s-sire: Salih Ahmed Esh shami.
7. El hatabetul menberijetu: Halid Sej-jid Ali.
8. Në përkthimin e ajeteve kur’anore, kam përdorur përkthimin e H. Sherif Ahmetit.
___________________
Fusnotat:
1. Karnuth-thealib: Karnun, në këtë rast është çdo kodrinë (kodër e vogël) e këputur nga kodra e madhe. Kurse Thealib është shumësi i fjalës “tha’leb” që do të thotë dhelpër. Pra “Karnuth thealib - Kodrina e dhelprave” është një vend afër Mekës.
2. Dy kodrat: Janë Ebu Kubejs dhe Kuajkian, në Mekë, kurse bashkimi i dy kodrave nga meleku nënkuptonte përmbysjen e popullit të Mekës, i cili ishte në mes dy kodrave të sipërpërmendura.
3. Transmeton Buhariu, hadithi numër 3231. Transmeton edhe Muslimi.
4. Shumë transmetime e përkrahin këtë datë. Mirëpo, të gjitha transmetimet, pa përjashtime për puthen me ditën e hënë dhe me muajin Rebiul Evvel.
5. Abdullah: Ky djalë i Muhamedit a.s. është thirrur me ofiqin Taj-jib, si dhe me nofkën Tahir. Sipas mendimit të dijetarit të njohur El Kadi Muhammed Sulejman Selman El Mensurfuri, se Muhamedi a.s. e quante të birin e tij - Abdu llahun - me emrin Taj-jib, kurse zonja Hadixhe e ka thirrur me emrin Tahir
Dituria Islame 214