Salih Selmani ka lindur më 25 qershor 1951 në fshatin Gllamnik të Podujevës, nga babai Zeqiri dhe nëna Hamidja.
Shkollën fillore e ka mbaruar në Gllamnik dhe në Podujevë, kurse të mesmen Medresenë “Alauddin”, në Prishtinë deri në vitin në vitin 1971.
Më pastaj ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe. Salihu që nga viti 1977 ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe (22 vjet) në shkollën fillore të Shajkovcit dhe në shkollën fillore të Sfeçlës.
Është vrarë më datën 24 dhjetor 1998 gjatë ofënzivës serbe në Gllamnik; aty së bashku me të u vranë edhe vëllai i tij më i madh Hetemi, dhe dy kushërinj të tij.
Salihu ka qenë i dalluar për angazhimin e tij si mësimdhënës dhe pedagog i gjuhës shqipe, për se i janë dhënë post mortum mirënjohje për punën shumëvjeçare në edukimin dhe arsimimin e brezave dhe gjeneratave të reja.
Me rastin e dhjetëvjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Salih Selmanit i dha mirënjohjen “Mësuesi martir”, qershor 2009.
Është varrosur në varrezat e fshatit Gllamnik.
Ka lënë pasardhës dy djem e një vajzë.