Kryeimami Sahiti, mori pjesë në tryezën e diskutimit me temën "Të drejtat tona, e ardhmja jonë, ditët e sotme"

 


Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me temën "Të drejtat tona, e ardhmja jonë, ditët e sotme", e cila u organizua nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Kolegjin AAB. 


Kjo tryezë u fokusua në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga një këndvështrim i bazuar në besim. 
Organizatorët theksuan se në Kosovë çdoherë ka mbretëruar tolerancë ndërfetare dhe jetesa është zhvilluar në harmoni të plotë. 


Ndërkaq, kryeimami Sahiti në kumtesën e tij u fokusua në rolin e fesë islame, në veçanti të drejtën e jurisprudencës islame  në mbrojtje të integeritetit njerëzor si një nga objektivat kryesore të fesë si dhe për  rolin e liderëve fetarë në promovimin e lirisë e të drejtave të njeriut, e po ashtu edhe për përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. 


Në këtë tryezë mori pjesë prorektorja e kolegjit universitar AAB, znj. Venera Llunji, dekani i Fakultetit Juridik, z. Mentor Lecaj, si dhe studentë, të cilët ishin mjaft aktivë  në diskutimet pas kumtesave të paraqitura nga panelistët.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)