Muhamed vazhdon të mbetet emri më i popullarizuar për djemtë në Britaninë e Madhe edhe këtë vit

 


Për herë të parë në histori, emri Muhamed ka arritur vendin e parë si emri më i popullarizuar për foshnjat djem në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave më të fundit nga Zyra për Statistikë Kombëtare (ONS).
Emri Muhamed ka kaluar “Noah,” i cili tani renditet si emri i dytë më i popullarizuar, ndërsa “Oliver” ka zënë vendin e tretë. Ndërkohë, për vajza, “Olivia” ka mbetur emri më i popullarizuar për të tetin vit radhazi, me “Amelia” dhe “Isla” që zunë vendin e dytë dhe të tretë.
ONS publikon çdo vit një analizë mbi tendenca të emrave për foshnjat në Angli dhe Uells, duke ofruar një panoramë të emrave më të përdorur.
Raporti i vitit 2023 tregoi se 4,661 djem u quajtën Muhamed vitin e kaluar, një rritje e ndjeshme nga 4,177 në vitin 2022. Në të kundërt, 4,382 djem u quajtën Noah në vitin 2023, një rënie krahasuar me 4,586 në vitin e kaluar.
Emri Muhamed, që rrjedh nga rrënja arabe “hammada,” që do të thotë “të lavdërosh,” përkthehet si “i lavdëruar” ose “i denjë për lëvdatë.” Ky emër ka një rëndësi të madhe në botën myslimane, pasi lidhet me Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të), i Dërguari i Islamit. Ai mbetet një emër i zakonshëm në vendet me popullsi të madhe myslimane, përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Jugore.
Gjeografikisht, popullariteti i emrave ndryshon midis rajoneve. Olivia ishte emri më i përdorur për vajza në pesë nga nëntë rajonet e Anglisë dhe gjithashtu ishte më i pëlqyeri në Uells. Ndërsa Muhamedi ishte emri më i popullarizuar për djemtë në katër rajone të Anglisë, por u rendit i 63-ti në Uells.
Të dhënat nga ONS tregojnë ndryshimet e tendencave të emrave në Britanionë e Madhe, duke reflektuar ndikimet e ndryshme kulturore dhe fetare në vend.