Myftiu Tërnava u prit në takim nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Feisal Hefzi

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur në takim nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, njëherësh ambasador jorezident për Kosovën, z. Feisal Hefzi.


Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe për format dhe mundësitë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.


Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për shtetin e Arabisë Saudite për ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për popullin e Kosovës si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e tij që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)