Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, në të cilën u mirëprit nga këshilltari, njëherësh zëvendësshefi i misionit, z. Adnan Alguhnaim.


Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të falënderoi shtetin e Kuvajtit për përkrahjen që ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, duke shprehur kështu një gatishmëri që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ambasadës së Kuvajtit.


Myftiu e falënderoi z. Alguhnaimin, e përmes tij edhe Ambasadën e Kuvajtit veçanërisht për angazhimin e tyre të pambarim në përkrahje të projekteve të përbashkëta BIK-u, gjithnjë në të mirë të qytetarëve tanë.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)