Kush është Zenel Hoxha ?

 


Mulla Zenel ef. Hoxha ka lindur më 22 prill 1919 në Korroticën e Epërme të komunës së Drenasit, nga babai Mulla Xhemajli dhe nëna Hafizja.
Shkollën fillore katërklasëshe e mbaroi në Gllogoc, kurse mësimet fetare i mori në mektebin e xhamisë në Korroticë nga babi i tij e pastaj nga mualimi Hoxhë Avdi (alias Arif ef. Shala).
Pas mbarimit të shkollës fillore dhe mektebit, ai u regjistrua në Medresenë e Mitrovicës tek myderriz Muhamed ef. Deda. Mirëpo pas invadimit të Gjermanisë më 1941,  Zenel efendiu nga Medreseja e Mitrovicës kaloi në Medresenë e Prishtinës, ku vazhdoi mësimet tek myderrizi i njohur Sadri ef. Prestreshi. Por, vdekja e babait të tij më 1942, Zenel efendiun e shtyu që pas katër vitesh të ndërpriste shkollimin e mëtejshëm dhe të merrte detyrën e imamit. Që prej atij viti, nga Ministria e Fesë në Tiranë mulla Zeneli qe emëruar me dekret imam i xhamisë në Korroticë, detyrë të cilën e kreu me devotshmëri të plotë për 57 vjet.
Zenel efendiu së bashku me mulla Bajram ef. Vërbovcin, ishte nismëtarë për formimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gllogocit dhe për shumë kohë ka qenë kryetar i Shoqatës së Ulemave të këtij këshilli.
Mulla Zeneli në vitet ’90 mori iniciativë dhe udhëhoqi ndërtimin e xhamisë së vjetër. Me rastin e ofensivës së fundit serbe, Zenel ef. Hoxha nuk pranoi ta lëshonte shtëpinë, sepse thoshte edhe vetë: “Vetëm vdekja në prag të shtëpisë siguron tapinë e lirisë dhe ardhmërisë së kësaj toke që po digjet nga armiqtë e shqiptarisë dhe Islamit”.
Forcat paramilitare e ushtarake serbe e nxorën nga shtëpia e tij dhe e ekzekutuan më 12. Maj 1999 brenda në xhami, që gjendet afër shtëpisë së tij. Është varrosur në varrezat e fshatit. Ai është brezi i pestë i kësaj familje imam i kësaj xhamie.
Ka pasur pesë djem e dy vajza. 


&t=8s


Artikulli i kaluar
Kush është Shefqet Zeka ?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme