Ismail Mziu ka lindur më 1 janar 1918 në fshatin Marinë të Skënderajt, nga babai Rexhepi dhe nëna Azizja.
Ka mbaruar shkollën fillore katërklasëshe në Marinë dhe ka vijuar mësimet në Medresenë e Gjakovës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i mobilizuar në aradhën e Shaban Polluzhës në rrethin e Skënderajt dhe në Grykën e Kollashinit në Sanxhak, për t’u ndaluar çetave çetnike të hynin në Sanxhak dhe në Kosovë.
Ismail efendiu ka punuar në kuvendin komunal në Skënderaj deri në vitin 1970, kurse prej atij viti e deri më 1995 ka punuar imam në Vllahi të Mitrovicës.
Ismail efendiu është vrarë në shtëpinë e tij së bashku me bashkëshorten Sanijen, më 20 prill 1999.
Është varrosur në varrezat e qytetit në Mitrovicë, për t’u rivarrosur në vitin 2002 në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit” në fshatin Shipol të komunës së Mitrovicës.
Ka lënë pasardhës tre djem e katër vajza.