Shaban ef. Gashi ka lindur më 10 nëntor 1922 na fshatin Vërmicë të komunës së Malishevës, nga babai Dërvishi dhe nëna Hyra.
Mësimet e para i ka marrë në mektebin e Drenocit te mualimi dhe dijetari i shquar Mulla Maliq efendi Krasniqi.
Gjatë viteve 1945 – 1948 ka ndjekur mësimet në medresenë “Mehmed Pasha” të Prizrenit te myderrizi në zë, Hasa nef. Nahi, por nuk arriti të përfundonte, sepse më 1948 kjo medrese qe mbyllur nga organet e atëhershme.
Shaban efendiu nga viti 1973 e deri më 1999 ka qenë imam në fshatin Vërmicë.
Është vrarë afër xhamisë së fshatit Vërmicë, ditën e tretë të Kurban Bajramit, më 30.03.0999.
Shaban efendiu është varrosur në oborrin e xhamisë së fshatit, pranë varrit të vëllait të tij, mulla Destanit, i vrarë nga forcat partizane më 1945 në fshatin Senik. Mbi varret e tyre është vendosur një gur mbivarror.
Shaban ef. Gashi ka lënë një djalë që ka ndjekur rrugën e babait dhe të gjyshërve të tij, mulla Ali efendi Gashin.
Ka lënë lënë pasardhës një djalë e dy vajza.