Sylë ef. Ahmetaj ka lindur më 1918 në fshatin Kaliçan të komunës së Istogut, nga babai Fazliu dhe nëna Aza.
Shkollën fillore katër vjeçare e ka mbaruar në Vrellë te Istogut, kurse mektebin në fshatin Studenicë, te mulla Jashar efendiu.
Medresenë e ka kryer në Gjakovë te myderriz Fahri ef Iljazi. Sylë efendiu ka punuar imam i Ramazanit në fshatrat Kashicë, Tërbiviç dhe Katundi i Ri të Pejës, kurse pas vdekjes së Haxhi Zekë ef. Bërdynajt, ka punuar imam në xhaminë e fshatit Novosellë (në vitet 1978 – 1999)
Sylë efendiu është marrë me forcë nga shtëpia e tij nga forcat okupatore serbe më datë 12 prill 1999, dhe është gjetur i vrarë në varrezat masive në Batajnicë të Beogradit, më 23.08.2005.
Varrimi i tij është bërë në fshatin Novosellë më datë 24.05.2005 në “Varrezat e Dëshmorëve”, mbi varrin e të cilëve është ngritur lapidari i përbashkët.
Sylë ef. Ahmetaj, gjatë rrethimit të fshatrave të Pejës nga ana e forcave serbe, kishte vizituar xhamitë e djegura pre tyre, kurse popullatës dhe xhelatit të tij, që i lëshonin vatrat, u kishte thënë: “Ku po shkoni?! Kur të ktheheni, pas meje më mos u falni, sepse vatani kështu nuk lëshohet, Zoti kështu nuk ka thënë!”
Ka lënë pasardhë dy djem.