Ka paralajmëruar Muhammedi, alehjissalatu ues-selam, me thënien:"Do t'ju vërsulen jo besimtarët ashtu sikurse i vërsulen egërsirat pjatës së tyre të ushqimi. Thanë: O i dërguar i Allahut, a për shkak se atëherë do të jemi pak në numër? Tha: Jo! Do të jeni shumë, sikurse shkuma e detit, por Allahu do ta heqë frikën nga gjokset e armiqve tuaj dhe do t'jua fusë atë në zemrat tuaja dhe do t'jua mbjellë dobësimin në zemër".
Ne nese sot nuk jemi ne kete gjendje, atehere e kemi punen pisk sepse “paska dhe me keq” ne nje te ardhme…
Çdokush nga muslimanët i cili ka sy për të parë realitetin e sotëm, do të vërejë me trishtimin më të madh sulmet dhe vërshimet e pa fund që reken mbi islamin dhe muslimanët. Çdo dite e më tepër, është i rrethuar nga një propagandë galopante e cila duket se nuk resht, por sa vjen dhe forcohet e rritet akoma e më tepër. Përball këti realiteti, çdokujt do ti priteshin krahët për të ndërmarrë cilëndo nisëm reagimi, shpjegimi a dialogimi. Shpesh herë, bëhet tepër e rëndë për një shpirt besimtari qoftë edhe vetëm të lexojë titujt e artikujve nëpër gazeta e revista, të hap televizionin e të ndëgjojë lajmet, apo qoftë edhe të shohë ndonjë program kulturor a zbavitës, sepse elementët nxitës së urrejtjes ndaj Islamit tashme janë të kudo ndodhura duke sfiduar kështu pohimet e shumta të një tolerance fetare që herë e më shumë po mbetet veç një kujtim. Tashmë kushdo e merr nismën t’i japë vetes kompetencë prej analisti e të flasë mbi këtë fe dhe besimtarët e saj. Duket plaçkë e lirë dhe e pa mbrojtur, me të cilën është e leverdisshme të besh tregëti sepse kudo do të kesh kundershtime, dhe kudo do të flasin për autorin, ndoshta jo në menyrën më të mire si analsit a kompetent, ndoshta do të flasin duke theksuar injorancën e tij të thellë, por gjithesi do të flasin. Ndersa nga ana e palës së lënduar, nuk do të ketë tjetër përveç se pershpërima e asgjë më tepër, mbase edhe ndonjë reagim, por shpesh herë askush nuk ja vë veshin ose askush nuk do t’i japi hapësirën e duhur mediatike në mënyrë që pergenjeshtrimi të perfshijë aq njerez saç perfshiu genjeshtra. Perfundimisht, reagimi i kujtdo muslimani do të jetë i mbytur, e pa zë, do të jetë veç pershpërimë.
Shpesh herë, muslimanët vuajnë nga deshpërimi për gjendjen në të cilën ndodhen në perdjithësi. Te rrethuar nga diskriminime të shumta, sulme të gjithanëshme, përjashtime dhe nxjerrje jasht loje si faktorë të dorës së dytë a të tretë.
Muslimanët janë të mbytur nga një frustracion artificial icili vjen si pasojë e ndrydhjes së kapacitetit të tyre intelektual, si pasojë e mënjanimit, injorimit e përjashtimit të përhershëm dhe të vetëdijshëm të tyre. Të vetëdijshëm, sepse ka një narkozë e cila i bën të durojnë pasojat negative të një situate që gjithmonë është jasht kontrollit dhe që i kalon mundësitë e tyre individuale. Ka hadithe dhe parashikime profetike të cilat i bëjnë të ditur muslimanit se shpesh herë gjendja e atij që mban fenë e Zotit do të jetë si e atij që në duar mban një gacë zjarri me një forcë të madhe durimi. Ai që e bën këtë, duhet të paiset me një vetëdijshmëri të madhe për gjendjen në të cilën ndodhet ymeti dhe vetvetja si musliman. Në një ajet të mrekullueshëm Kuranor, Zoti i madhëruar na jep nje shëmbull kuptimplotë kur thotë se, nëse ju e hidhni vështrimin në qiell, ai do të kthehet tek ju i molisur (Kuran 67:4). Pra, nëse perpiqesh të hedhësh vështrimin në hapësira pa fund, ai do te kthehet tek ty, dhe në fakt, kjo është mënyra më e mire për të parë botën: të shihet më parë vetvetja. Nëse për një çast do të reshtim së menduari për atë çka është gjëndja e muslimanëve sot – që realisht është e vështirë deri në skain e të pa përballueshmes - dhe të përqëndrohemi në atë çka gjithsecili mund të kontribuojë me veten e tij për përmirësimin e bindjes së tij fetare, pra praktikës individuale, do të vinin në mënyrë të pa evitueshme në paralajmërimin e dhënë nga i madhi Zot se Allahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli përderisa ai te mos e ndrysjoje veten e tij. Pra, edhe një herë sekreti i suksesit të masave na paraqitet në varësi të vetë njeriut individualisht. Nëse duam që Islami të ketë vendin e lavdishëm që meriton si fe e përkryer e zbritur nga Allahu, atëherë mendoj se është obligim individual që çdo musliman duhet ta ndjej mbi vetvete të kontribuoj për të, por Allahu gjithsecilit i ka dhënë aftësi dhe mundësi lëvrimi të ndryshme të cilat individi ka përgjegjësi ti kanalizojë në atë çka është më e mira, dhe nëse e ndjen përgjegjësinë para Allahut, ta kanalizojë atë në shfrytëzimin për të mirën e fesë dhe për përmirësimin e gjëndjes së tij në veçanti e të muslimanëve në përgjithësi.
Fundja, kthimi i gjithsecilit është tek Allahu dhe tek Ai është llogaria përfundimtare dhe Allahu do ti paraqesë atë çka përgatitur për vetveten në Akhiret. Ndoshta nga kjo dallohen muslimanët nga sulmuesit e tyre, të parët jetojnë me afsh për shehadetin e tyre (dëshminë se nuk ka Zot tjeter që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është i derguari i Tij) ndërsa disa të tjerë fitojnë “bukën e gojës” kur me afsh sulmojnë Islamin, por ky mjerim i tyre, ah sa kafshatë e hidhur është.