Selim Muqaj ka lindur më 3 tetor 1977 në fshatin Lubizhdë të Hasit, nga babai Fejzullahu dhe nëna Drita.
Shkollën fillore “Pjetër Budi” e ka mbaruar në Lubizhdë më 1992, kurse të mesmen medresenë “Alauddin” paralelja në Prizren, në vitin 1998, por për shkak të rrethanave të luftës, nuk arriti t’i shtrohej provimit të marturës.
Kur më 12 prill 1999 në vendin e quajtur “Te gurrat” në Lubizhdë, forcat serbe arrestuan mbi 100 shqiptër, në mesin e tyre qe edhe Selimi.
Të gjithë ata i dërguan në fshatin Kabash, ku i mbajtën tre ditë dhe më pastaj, forcat serbe, një numër prej tyre i deportuan në Shqipëri, kurse për fatin e të tjerëve nuk dihej nga askush deri në shtator të vitin 1999, kur në një varrezë masive në fshatin Planejë, u gjetën trupat e shumë fshatarëve të vrarë të Lubizhdës dhe të fshatrave përreth, në mesin e të cilëve ishte edhe trupi i Selimit.
Sipas bashkëbiseduesit tonë, z. Murtez Muqaj, Selimi duket të jetë vrarë më 26 prill 1999. Sikur u theksua, ai ishte varrosur në Planejë, por më 26.09.1999 është rivarrosur në “Varrezat e Dëahmorëve” në Lubizhdë.
Ka lënë pasardhës dy djem.