Në xhamitë e vendit janë organizuar ligjërata dhe aktivitete të shumta për nder të natës së Israsë dhe Miraxhit

 


Në çdo xhami të vendit, janë organizuar ligjërata dhe aktivitete të shumta për nder të natës së Israsë dhe Miraxhit.


Në këto organizime janë theksuar mesazhet shpirtërore dhe mësimet thelbësore që ofron kjo ngjarje , në mënyrë që  besimtarët të reflektojnë mbi këtë moment të veçantë në historinë islame. 


Ligjëruesit kanë ndajrë me xhematin e tyre historinë e paharrueshme të Israsë dhe Miraxhit, duke treguar me detaje ngjarjet e jashtëzakonshme që i përjetoi Pejgamberi a.s. .


Nata e Madhe e Israsë dhe Miraxhit është një ngjarje unike: Udhëtimi i Pejgamberit (a.s.) nga Meka deri në Kudsi-Sherif (Jerusalem), brenda një kohe të shkurtër gjatë natës, quhet Israja. Ndërsa ngjitja e tij përmes horizonteve qiellore deri në takimin me Allahun e Gjithëfuqishëm është ajo që njihet si Miraxhi.


Kjo ngjarje mbart mësime të mëdha dhe të paçmuara për besimtarët, duke i ofruar atyre mundësinë për të thelluar besimin.











Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme