Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta mori pjesë në panelin shkencorë “Israja dhe Miraxhi” të organizuar nga Myftinia e Shkupit në koordnim me Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame dhe nën patronazhin e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Të pranishëm në panelin shkencorë ishin Reisul Ulema i BFI të Maqedonisë së Veriut, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, anëtarët e rijasetit të BFI - së, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli, myftiu i Strugës h. Adi ef. Murtishi, myftiu i Ohrit h. Samet ef. Ajdari, dekani i FSHI - së dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, drejtori i Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, kryetari i komunës së Çairit z. Visar Ganiu, kryetari i komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki, kryetari i komunës së Sarajit z. Ilas Veseli, kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibrahimi, kryetari i kuvendit të BFI - së h. Nesip ef. Demiri, profesorë të FSHI - së dhe Medresesë Isa Beu, përgjegjës të instituteve të hifzit, hoxhallarë, hafizlerë, mualime, profesorë e arsimtarë dhe personalitete të ndryshme nga jeta fetare e shkencore.
Me një ashere panelin shkencor e hapi recituesi i mirënjohur hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit "Hafiz Ismail Efendiu".
Më pas, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, ndërsa panelistëve sukses e mbarësi.
Në fjalën e tij, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu përshëndeti të pranishmit dhe theksoi nevojën për qasje shkencore të kësaj date të rëndësishme në historinë Islame.
Me prezantimin e panelistetëve të kësaj nate, moderatori h. Ali ef. Ziberi filloi panelin shkencor.
Panelisti i parë, dr. Mevlud ef. Aliji nga Shkupi, profesor në Medresenë Isa Beu trajtoi temën: "Israja dhe Miraxhi ndërmjet Besimit dhe Davetit Islam.
Si panelist i dytë, dr. Valon ef. Myrta, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës u prezantua me temën: "Filozofia e Israsë dhe Miraxhit: Udhëtim qiellor me preokupime tokësore".
Panelisti i tretë, dr. Ferid ef. Piku nga Shqipëria, drejtor i qendrës së Hulumtimeve Minber në Tiranë trajtoi temën: "Miraxhi lartësim shpirtëror".
Panelisti i katërt; dr. Musa ef. Musau nga Gostivari, profesor në univerzitetin e Tetovës, me temën: "Persiatjet Shkencore dhe Psikologjike të Israsë dhe Miraxhit: Një analizë Ndërdisiplinore".