Autoritetet saudite kanë njoftuar se mbi 5.5 milionë vakte iftari do të shërbehen në Xhaminë e Madhe në Meke gjatë Ramazanit 2025.
Mbi 5.5 milionë vakte iftari, së bashku me ujë të bollshëm Zemzem, qilima të freskët për lutje dhe ndihma lëvizëse, do të sigurohen në Xhaminë e Madhe në Meke gjatë gjithë Ramazanit 2025, për të siguruar kushte sa më të mira për të gjithë pelegrinët.
Përveç vakteve të iftarit, autoritetet kanë aranzhuar që të jenë në dispozicion 20,000 kontejnerë me ujë Zemzem, duke garantuar që çdo pelegrin të ketë akses në to. 33,000 qilima të freskët janë shtrirë nëpër oborret e xhamisë, duke ofruar hapësirë të bollshme për orë të gjata gjatë lutjeve.
Ushqimi do të përgatitet sipas standardeve strikte të higjienës dhe do të shpërndahet në zonat e caktuara brenda Xhamisë së Madhe.
Organizatorët kanë vendosur gjithashtu 10,000 karroca dore dhe 400 karroca golfi elektrike.
Kjo nismë, është pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të përmirësuar kushtet dhe të sigurohen që vizitorët të mund të prishin agjërimin e tyre me lehtësi dhe të përqendrohen në ibadetet e tyre.