Për herë të parë në historinë e saj 1000-vjeçare, një ngjarje e madhe është organizuar në apartamentet shtetërore të kështjellës Windsor.
Ditën e diele, më 2 mars 2025, Mbreti i Mbretërisë se Bashkuar, Charles III, ka hapur dyert e pallatit mbretëror të Windsor Castle për t’u shtruar iftar 350 myslimaneve, për herë të parë në historinë e këtij pallati 1000 vjeçar. Thirrja e ezanit jehoi në të gjithë ndërtesën për të sinjalizuar kohën e përfundimit të agjërimit. U hëngrën hurma dhe u bënë lutje para se të shërbehej ushqimi.
Për ata që bën iftar në shtëpinë e mbretërisë, ishte një kujtim i jetës.
"Është një atmosferë e mahnitshme - thjesht nuk më duket e vërtetë," i tha BBC-së një pjesëmarrës. “Është shumë e sjellshme nga Familja Mbretërore që na hapi shtëpinë e tyre”,
Një tjetër shtoi: "Nuk e kishim menduar kurrë se do të ishim këtu për iftar. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë."
"Kam studiuar histori në universitet, kështu që të bëj iftar në Kështjellën Windsor nuk është diçka që kam menduar ndonjëherë se do ta bëj," tha një grua tjetër.
Një tjetër pjesëmarrës tha: "Unë nuk kam qenë kurrë më parë në Kështjellën Windsor, kështu që kjo është një përvojë fantastike. Hera e parë të jem këtu dhe ta bëj atë në një mënyrë islame, e mahnitshme."
"Mbreti është një ambasador i shkëlqyer për këtë kauzë dhe është i përkushtuar ndaj kohezionit të komunitetit," tha Omar Salha, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Projektit Ramadan Tent. "Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e tij ndaj komunitetit musliman britanik. Iftarët janë të hapur për të gjithë, pavarësisht nga besimi dhe prejardhja. Ato do të zhvillohen në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut gjatë gjithë muajit.”