Rüdiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk më krijon problem

 


Futbollisti i Real Madridit, Antonio Rüdiger, në një intervistë për Marcan ka zbuluar se agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit nuk i krijon asnjë problem në kryerjen e detyrave të tij me klubin nga Santiago Bernabéu.
Jeta e një futbollisti profesionist është jashtëzakonisht e lodhshme, por kjo nuk e pengon Rüdigerin që të vazhdojë të agjërojë gjatë këtij muaji të shenjtë për myslimanët.
Edhe pse pranon se nuk është e lehtë të stërvitesh pa ngrënë dhe pa pirë, ai beson se kjo e forcon mendërisht.
“Agjërimi nuk më krijon asnjë problem, jam mësuar me të. Nuk ha asgjë, nuk pi asgjë dhe i përmbahem rregullave në mënyrë strikte. Nuk është e lehtë të stërvitesh, por në këtë mënyrë sfidon mendjen tënde dhe në fund e bën këtë për veten. Mentaliteti është një nga armët e mia kryesore dhe respektimi i muajit të Ramazanit nuk më shkakton asnjë vështirësi,” tha Rüdiger, duke treguar se ka biseduar me një nutricionist për dietën e tij gjatë agjërimit.
“Kam biseduar me nutricionistin tim, dhe kjo është më e rëndësishmja. E di çfarë duhet të ha dhe sa ujë duhet të konsumoj. Nëse flas me trajnerin e përgatitjes fizike, Pintus, ai do të më detyrojë të vrapoj shumë dhe do të duhet ta dëgjoj, kështu që më mirë flas me nutricionistin,” tha ai me humor.
Gjithashtu, ai tregoi se falet pesë herë në ditë dhe se i pëlqen të japë intervista, veçanërisht gjatë Ramazanit.
“Po, më pëlqen kjo. E shijoj, sidomos gjatë Ramazanit. Ishte një përvojë e bukur dhe nuk mendova fare për ushqim apo pije,” përfundoi mbrojtësi i Los Blancos.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti për urime të Fiter Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike (video)