Në një fshat jetonte një plak i devotshëm, i cili tërë jetën e tij e kaloi duke kërkuar Natën e Madhe të Kadrit. Çdo vit, gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, ai falej, lexonte Kur'an dhe lutej. Por vitet kaluan dhe ai kurrë nuk ishte i sigurt nëse e kishte përjetuar atë!
Një mbrëmje, kur ai ishte tashmë i dobët dhe i moshuar, nipi i tij e pyeti:
"Gjysh, nga e di se e ke gjetur ndonjëherë Natën e Kadrit?"
Plaku qeshi dhe tha: "Fëmija im, Nata e Kadrit nuk është një natë që mund ta kapësh me duar e as ta shohësh me sy, është një natë në të cilën ndjen se të janë falur mëkatet, se zemra jote është më e lehtë dhe shpirti yt është më afër Allahut".
"Po si e dini se ka ndodhur me të vërtetë?"- pyet nipi i hutuar.
"Një vit, ndërsa isha në sexhde, ndjeva që pesha e gjithë jetës sime zhdukej. Sikur të më kishin avulluar të gjitha brengat dhe telashet. Ndjeva një dashuri që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë - dashurinë e Krijuesit. E dija atëherë atë natë se kisha gjetur atë që kisha kërkuar" - tha i moshuar.
Pra, mjafton ta ndjesh atë dashuri? - pyet nipi!
Plaku vendosi butësisht dorën në kokë dhe tha: "Mjafton që zemra të gjejë atë që i mungon atë natë - falje, paqe, lidhje me Allahun. Kush e ndjen këtë e ka gjetur Natën e Kadrit."
Nata e Kadrit nuk është vetëm një natë në të cilën falen duart, por një natë në të cilën hapen zemrat. Ai që e kërkon sinqerisht do ta gjejë, edhe nëse nuk e di saktësisht se kur. Shenja më e madhe e Natës së Kadrit nuk është drita në qiell, por drita në shpirt!
Përktheu: Mulaim Shehu