Sot, me rastin e festes së Fiter Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon Myrta, e vizituan për urime Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Alternatives në krye me znj. Mimoza Kusari dhe kryetarin e degës z. Agon Dobruna, Kryetari i Qendres LVV në Gjakovë, z. Agon Batusha me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së PDK-së, z. Hajdar Beqa me bashkëpunëtorë, kryetari i LDK-së, z. Shefqet Shehu me bashkëpunëtorë, kryetari i degës së PD-së, z. Bahri Bokshi me bashkëpunëtorë, si dhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve – Zyra e Rrafshit të Dukagjinit, z. Argjend Fetahu me bashkëpunëtorë.
Të gjithë ndanë urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramin, duke shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, begati dhe harmoni në çdo familje.