Drejtori i Diasporës në BIK, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare Hanover në Gjermani


Më 16 maj 2025, drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare Hanover në Gjermani, ku iu priu besimtarëve në faljen e namazit të xhumasë.

Në fjalën e tij, drejtori Simnica përshëndeti imamin Ejup ef. Pantina, kryetarin Arben Hoxhaj dhe të gjithë xhematin, duke përcjellë përshëndetjet, urimet për blerjen e objektit për xhami dhe falënderimet në emër të BIK-ut dhe Myftiut Naim ef. Tërnava. Ai vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare dhe theksoi rëndësinë e xhamive në diasporë si qendra adhurimi, edukimi dhe bashkimi për komunitetin.

Po ashtu, drejtori i njohu të pranishmit me institucionet edukativo-arsimore të BIK-ut dhe aktivitetet humanitare të Shoqatës “Bereqeti”.

Në fund, drejtori Simnica në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, ndau një dhuratë emblemën e BIK-ut.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)