Drejtori i Diasporës në BIK, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në tribunën fetare kashtuar iniciativës për blerjen e xhamisë së re në qytetin Hildesheim në Gjermani


Të shtunën më 17 maj 2025, Bashkësia Islame “Hildesheim”, organizoi tribunën fetare kashtuar iniciativës për blerjen e xhamisë së re në qytet.

Në këtë mbrëmje morën pjesë drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga imami i xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, Fadil ef. Musliu. Të pranishëm në këtë tubim kishte edhe imamë, kryetarë, anëtarë e përfaqësues të xhamive në Gjermani dhe xhematë të shumtë.

Kjo tribunë, përpos që kishte karakter fetar, ishte edhe informative, me ç’rast u shpalosën rezultatet e deritanishme në lidhje me zhvillimet e blerjes së objektit të xhamisë së re në qytet. Xhemati dhe mysafirët u informuan për blerjen e objektit të gatshëm për xhaminë e re, objekt xhamie që turqit e kishin shfrytëzuar për xhami më herët.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, drejtori Ekrem ef. Simnica, ndër të tjera tha: “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saj, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin tuaj në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për ju, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, e në veçanti ju xhematë të xhamisë, me rastin e blerjes së xhamisë së re në qytetin Hildesheim në Gjermani. Lus të Madhin Zot që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan në blerjen e kësaj xhamie. Ne besojmë se kjo xhami do të reflektojë vetëm dritë, paqe, lumturi, harmoni, ardhmëri, besim reciprok dhe bashkëjetesë te komuniteteve ndërmjet vete. Besojmë shumë se udhëheqësit e kësaj xhamie do të luftojnë çdo gjë që shkon në dëm të individit, familjes e shoqërisë, duke bërë dallimin se punët e këqija nuk kanë asgjë të përbashkët me atë çka del nga mësimet e xhamive për Islamin fe, ngase Islami është fe që proklamon vetëm paqe. Andaj me lejoni t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj në këtë qytet, të cilët po japin një shembull shumë të mirë me blerjen e objektit për xhami me kompleksin e saj, që e bënë të jetë pikë referimi për myslimanët shqiptarë ne Hildeshim dhe rrethinë.”

Në fund, drejtori Simnica, në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, ndau një dhuratë emblemën e BIK-ut, gjithashtu pranoi një mirënjohje nga ana e xhamisë në Hildeshim.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)