Niset grupi i parë i besimtarëve nga Kosova për ta kryer haxhin


Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari" drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina.

Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë.



 

May be an image of 5 people, crowd and text

May be an image of 2 people

May be an image of 5 people

May be an image of 4 people and text

May be an image of 5 people, dais, hospital and text

May be an image of 5 people

May be an image of 8 people and text that says '152,000 Hare SPe MEDE 本香き 품9% MARINA lifestyle Nowbegir Now begir πίαη Riviera amarini'

 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)