Të dhënat historike, arkeologjike, tabelat e ndryshme prej qeramike apo rrasat prej guri dhe figurat e hieroglifet e skalitura nëpër muret e shpellave dhe sidomos në Librat e Shenjtë, tregojnë se sakrifica (kurbani) ishte pjesë me rëndësi në jetën e popujve në të kaluarën. Edhe adhuruesit e trupave qiellorë, edhe animistët sakrificën e trajtonin pozitivisht. Duke sakrifikuar vlera materiale, e herë-herë edhe vetë njeriun, ata dëshironin t’i zbusnin shpirtrat hyjnorë, të fitonin simpatinë e tyre dhe në këtë mënyrë të kishin Të dhënat historike, arkeologjike, tabelat e ndryshme prej qeramike apo rrasat prej guri dhe figurat e hieroglifet e skalitura nëpër muret e shpellave dhe sidomos në Librat e Shenjtë, tregojnë se sakrifica (kurbani) ishte pjesë me rëndësi në jetën e popujve në të kaluarën. Edhe adhuruesit e trupave qiellorë, edhe animistët sakrificën e trajtonin ndihmën e zotave gjatë jetës shumë të vështirë. (Ez-Zumer, 3).
Të dhënat ekzistuese shkencore dëshmojnë se sakrifica ishte e rrënjosur thellë edhe te popujt e vjetër, si asirianët, persianët, grekët, ilirët, fenikasit, egjiptianët, arabët para Kur'anor dhe popuj të tjerë.(1)
2. Sakrifica, e lashtë sa edhe njeriu
Sakrifica nuk është karakteristikë vetëm e popujve primitivë, pabesimtarë, po edhe e popujve qiellorë, të cilët pranuan porosinë hyjnore në kontinuitet.(2)
Kjo dhuratë e Allahut me dërgimin e pejgamberëve si udhëzues të njerëzisë, ishte për arsye të pamjaftueshmërisë së njeriut që të ekzistonte vetvetiu, i pavarur nga çdo gjë dhe për çdo gjë. I lënë pa ndihmën hyjnore, njeriu do të ishte i rafinuar, egoist e primitiv, prandaj intervenimi hyjnor njeriun e lartësoi dhe e fisnikëroi, kurse sakrificën e tij e bëri altruiste, humane dhe sociale.3)
Sakrifica nënkupton gatishmërinë e njeriut për sprovë, prandaj fatkeqësitë, po edhe favoret, janë filtra për sprovimin e njeriut. Trim e hero nuk është vetëm pse thotë se është, po trim është nëse, në rast fatkeqësie, tregohet dhe dëshmohet para Allahut dhe para vetes në brendinë e vet, sipas qëllimit të vet, e pastaj edhe në jashtësi ndaj të tjerëve, sipas përcaktimit të Krijuesit të Madhërishëm.
Allahu i Madhërishëm njerëzit e Tij të dashur e të zgjedhur shpesh i vë në sprova të ndryshme dhe kësodore ka për qëllim të tregojë dhe të dëshmojë sinqeritetin dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit Një dhe të Vetëm. Për këtë muhamedi a.s. thotë se shkalla e disa njerëzve është më e madhe në varësi nga shkalla e sprovave që do të përjetojë. Me këtë veprim ata përvetësojnë dashurinë, kënaqësinë, afërsinë dhe, natyrisht, shpërblimin e Allahut në këtë dhe në Botën tjetër.
Kështu, me sprova më të rënda u sprovuan Pejgamberët e Allahut, pastaj të dashurit e Tij (evliatë) dhe besimtarët e mirë e ata më pak të mirë, në varësi nga fuqia, sa mund të bartin, sepse Allahu askënd nuk e ngarkon me atë që nuk mund ta përballojë. Dijetarët mendojnë se vetëm njerëzit e humbur nuk sprovohen, sepse ata i janë kushtuar jetës së ëmbël në këtë botë dhe jetës së hidhur në botën tjetër. Për dallim prej kësaj kategorie njerëzish, njerëzit e mirë brengosen nëse nuk sprovohen për një kohë. Kjo është shenjë se ata gjenden larg mëshirës së Allahut xh.sh... lidhur me këtë theksojmë një hadith të Muhammedit a.s., të cilin e transmeton Ebu Hurejre: “Kur Allahu e do një njeri, e vë në sprovë, që ta dëgjojë lutjen e tij të përunjtur.” (Bejhekiu sipas Ebu Hurejres).
3. Humbja si gur sprove
Humbja zë vend me rëndësi në Islam dhe në përgjithësi. Ajo është një faktor me rëndësi në testimin e përkushtimit të ndonjë njeriu kundrejt diçkaje. Por a është humbja në çdo rast gur sprove? jo, natyrisht nuk është. Humbja është test i përkushtimit, test i zotimit, kur në vete përmban qëllimin,vullnetin dhe sinqeritetin për hir dhe dashuri të dikujt. Vetëm atëherë humbja është sakrificë, kurban.
Këtë e vërteton Kur'ani mjaft qartë: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), Allahu atë e di.” (Ali Imran, 92).
Mesazhi është i qartë: myslimani duhet të sakrifikojë çdo gjë të dashur dhe të çmueshme në këtë botë, me përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut të Madhërishëm dhe ndaj Pejgamberit të Allahut:
“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu nuk i vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”’ (Et-Tevbe, 24).
Sakrifica prandaj është zotim i veçantë për sinqeritetin dhe përkushtimin. Esenca e saj është kur në mënyrë të vetëdijshme dhe vullnetarisht humbet diçka e dashur dhe e çmueshme nga njeriu, për hir dhe dashuri ndaj Allahut dhe për kënaqësinë e Tij.
Përveç cilësisë së dëshmimit të sinqeritetit dhe përkushtimit, sakrifica ka edhe cilësinë e shpagimit, kështu që në besim të shfaqet në të dy format e veta, edhe si dëshmi konkrete e sinqeritetit dhe përkushtimit, edhe si shpagim i disa mëkateve. Sakrifica në Islam rregullohet edhe me dispozita fetare, kështu që merr karakter ligjor, detyrues për myslimanët.
Kështu arrijmë në faktin që sakrificën si nocion i përgjithshëm ta kundrojmë në dy përmasa:- Sakrifica, si akt i përcaktuar formal në fe dhe - Sakrifica, si një element i brendshëm, zë vend të rëndësishëm në thelbin e kryerjes së detyrimeve dhe ibadeteve të tjera fetare në përgjithësi.(4)
4. Sakrifica si akt formal i përcaktuar në fe
Që nga fillimi i jetës në këtë botë, ekziston institucioni i sakrificës – kurbanit. Forma më e zakonshme dhe më e shpeshtë e sakrifikimit ishte f lijimi (prerja, therja) i një kafshe të caktuar shtëpiake. Arsyeja qëndron në faktin se kafshët paraqisnin një vlerë ekzistenciale për njeriun, dhe njerëzit sakrifikonin pikërisht gjënë më të shtrenjtë dhe sublime që posedonin.
Kur'ani dëshmon se qysh me ademin a.s. është konstituuar dispozita Kur'anore e sakrificës - për prerjen e Kurbanit. Sakrifica vazhdon edhe te pejgamberët e tjerë, sikurse te Ibrahimi a.s. dhe bijtë e tij. Sidomos ky institucion është i lidhur me Ibrahimin dhe Ismailin a.s., kur të dy u sprovuan me vlerën më të shtrenjtë, babai ta sakrifikonte të birin, kurse i biri të sakrifikohej nga babai, si përmbushje e premtimit të Ibrahimit a.s. dhënë Allahut, e për dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut. Këtë sprovë të përkushtimit dhe nënshtrimit ndaj urdhrit të Allahut xh.sh.., ai e nderoi Ibrahimin a.s. me titullin e “Mikut” personal të Tij (Halil-ur-Rrahman), që ishte shpërblimi më i bukur për sakrificën madhështore të Ibrahimit a.s..
Në këtë mënyrë u konstituua edhe institucioni aktual i prerjes së Kurbanit ndër pasardhësit e Ismailit a.s. dhe u konfirmua në kohën e Muhammedit a.s., për të mbetur si formë e përcaktuar e sakrificës në islam deri në ditën e fundit. krahas karakterit personal ndërmjet Allahut dhe njeriut që pret Kurbanin, përmasa më e lartë e mundshme, sakrifica posedon edhe përmasën më të gjerë shoqërore dhe sociale: “Devetë (therjen e tyre për kurban) jua kemi bërë prej dispozitave të All llahut, e ju prej tyre keni dobi, prandaj përmendeni emrin e Allahut duke qenë ato (të përgatitura për therje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t’u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato jua vëmë në shërbimin tuaj që të jeni mirënjohës. Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu jua nënshtroi ato juve, që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që jua bëri. Bamirësve merru myzhde.” (El Haxhxh, 36-37).
Krahas përmasës sociale të sakrificës / Kurbanit, thelbi i sakrificës megjithatë mbetet përmasa personale ndërmjet Krijuesit dhe njeriut, sepse “tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj”, arrijnë veprat sinqerisht të vepruara nga njeriu.(5)
5. Përmasa e brendshme e sakrificës
Derisa sakrifica është ajo garancia e çmueshme me të cilën konfirmohet dhe manifestohet nënshtrimi, dashuria dhe përkushtimi i dëlirë, sinqeriteti në kryerjen e çfarëdo aktiviteti (sidomos fetar) është i lidhur ngushtë me nocionin e sakrifikimit. Në çdo përpjekje ka sakrifikim. Për ta bërë të vlefshme një punë, sakrifikohet koha e lirë; për ta ndihmuar dikë në nevojë, sakrifikohet një pjesë e pasurisë etj.. Njësoj ndodh edhe me aktivitetet fetare. Gjatë kohës së agjërimit, njeriu sakrifikon duke mos ngrënë e pirë, duke mos menduar e vepruar pa i analizuar gjërat mirë etj.. Për këtë arsye, Allahu në një hadith kudsij thotë:
“Agjërimi është Imi dhe vetëm Unë shpërblej për të, kurse çdo vepër e mirë shpërblehet dhjetëfish a më shumë.” (Buhariu).
Edhe Zekati dhe Sadakatul-fitri është sakrifikim i një pjese të pasurisë. Kjo bëhet për kënaqësi të Allahut dhe me shpresë për shpërblimin e Tij.
Sakrifica e Haxhit në kohën tonë nuk qëndron në rrezikshmërinë e jetës, sepse rrethanat e udhëtimit kanë ndryshuar tërësisht, po qëndron në luftën shpirtërore për t’u thënë jo forcave negative në brendinë tonë, dhe për t’i riorientuar potencialet tona materiale drejt qëllimeve fetare, në kundërshtim me kërkesat gjithnjë e më të mëdha konsumuese dhe materialiste.
Xhihadi është aktiviteti në të cilin manifestohet më së qarti sakrifica. Xhihadi është përpjekja që Fjala e Tij të bëhet më e larta, e jo lufta shfrytëzuese, skllavëruese e vrasëse (siç pretendojnë jomyslimanët). Personi në xhihad angazhohet në rrugën e Allahut me jetën, pasurinë, kohën e lirë dhe me privimin nga komoditeti që posedon. Ai e sakrifikon veten në angazhime, sprova, rreziqe, dhembje e vuajtje, ofendime e përçmime nga pabesimtarët, për dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut, si kur lufton me dije, fjalë e penë, ashtu edhe me luftë.
Prandaj, xhihadi në të gjitha format e tij, në brendinë e vet përmban sakrifikimin e sinqertë të njeriut për dashurinë ndaj Krijuesit, dhe shpesh ka ndodhur që njeriu të ketë humbur shëndetin, pasurinë dhe jetën e tij. Rezultat i kësaj është statusi i shehidit në rrugën e Allahut; ai me sakrifikimin e tij E dëshmon Allahun si Krijues të tij të mirëfilltë. Çfarë shkalle ka shehidi tek Allahu dhe çfarë janë shpërblimet dhe begatitë që njeriu shehid i gëzon te Krijuesi i tij, - është e mirënjohur dhe për këtë nuk do të flitet me këtë rast.(6)
6. Përfundim
Përsiatja e besimtarëve rreth sakrificës dhe sakrifikimit në Islam, duhet të bëhet preokupim i vazhdueshëm. Çdo besimtar dhe njeri në përgjithësi, duhet të gjejë mënyrën dhe rrugën për pjesëmarrje personale në ndonjë formë të sakrifikimit në rrugën e Allahut, brenda mundësive të tij objektive. Allahu nuk e do gjakun as trupin e Ismailit, po e do gatishmërinë e tyre për sakrificë. As nga ne nuk kërkohet derdhja e gjakut, po gatishmëria për të mposhtur sfidat e botës aktuale, në emër të Allahut.
_____________________
1. Grup autorësh, Smisao i znacaj kurbana, Sarajevë, 1978; Ekrem Sarikçioglu, Historia e feve, Shkup, 2008; dhe sureja El-En’am ajeti 136.
2. Allahu xh.sh.. thotë: “Nuk pati popull që nuk pati të dërguar.” (Fatir, 24). “Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa nuk të kemi njoftuar.” (Gafir, 78).
3. Sulejman Masovic, Univerzalni znacaj kurbana, në: Grup autorësh, op. cit., fq. 40.
4. http://www.znaci.com/osnovi_vjerovanja/ osnovi/art7_0.html .
5. http://www.znaci.com/ osnovi_vjerovanja/osnovi/art7_0.html
6. http:// www.znaci.com/osnovi_vjerovanja/osnovi/ art7_0.html
Dituria Islame 231