Me rastin e festës së Kurban Bajramit, përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës për të përcjellë urimet e tyre të sinqerta dhe për të shprehur respektin ndaj kësaj dite të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, mirëpriti mysafirët dhe falënderoi për vizitën dhe për respektin e treguar në këtë ditë të veçantë.
Për vizitë ishin:
Kryetari i degës së PD-së, z. Bahri Bokshi me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së Lëvizjes VV, z.Agon Batusha me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së Alternatives, z. Agon Dobruna me bashkëpunëtorë, nënkryetar i komunës së Gjakovës, z. Flamur Fetahaj me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së LDK-së, z. Shefqet Shehu me bashkëpunëtorë, përfaqësues të PDK-së, në krye me z. Rrok Luli, si dhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve – Zyra e Rrafshit të Dukagjinit, z. Argjend Fetahu me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëjetesës ndërfetare, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë mes qytetarëve, veçanërisht në raste të tilla festive që përçojnë mesazhe të solidaritetit, mëshirës dhe ndihmës për nevojtarët.
Festa e Kurban Bajramit mbetet një moment i rëndësishëm reflektimi dhe falënderimi, duke theksuar vlerat universale të sakrificës, besimit dhe afërsisë me Zotin dhe me njëri-tjetrin.